Koncesioni i Porto Romanos, PD: Shitje e sovranitetit te Kastrati, do ta zhbëjmë kur të vijmë në pushtet

1 Maj 2020, 08:46Politika TEMA

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, e cilëson rast flagrant korrupsioni, shitje sovraniteti dhe tradhti ndaj interesave të shqiptarëve shtesën e kontratës koncesionare që Parlamenti miratoi dje për portin në Porto Romano.

Në një intervistë në studion e lajmeve në TemA TV, Gjata tha se një marrëdhënie e tillë korruptive bën përgjegjës njësoj si palën që e jep koncesionin, edhe palën që përfiton prej tij. Sipas Gjatës, opozita do ta shfuqizojë këtë kontratë dhe do t’u kërkojë organeve të drejtësisë hetimin e saj.

Është ashtu siç e kemi cilësuar: marrëdhënie korruptive, shitje sovraniteti, tradhti ndaj interesave të shqiptarëve. U shërben oligarkëve në mënyrë që ata ta mbajnë Ramën në pushtet. 

Sapo hapet njëra perde, dalin 1001 gjëra të tjera, korrupsion, shkelje procedurash. Në korrupsion si ai që jep, edhe ai që merr janë njësoj. Edhe në këtë rast, si ai që po e jep, edhe ata që po e marrin njësoj janë shkelës. 

Prandaj PD do ta shfuqizojë dhe do t’i kërkojë drejtësisë që këto që kanë ndodhur do t’i hetojë një e nga një”, tha ai.

Shtesa në kontratën e koncesionit parashikon shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të portit nga kompania Porti MBM, me tre aksionerë: Kastrati 64.3%, Kuqi 34.65% dhe Salillari 1%.

Për Gjatën, vendimi i djeshëm do të thotë t’i kalosh kufirin në dorë privatit.

Ka filluar në 2015, u është dhënë me koncesion 3 personave për zhvillimin e një porti që do të merrej vetëm me çështjet e hidrokarbureve. 

Tani bëhet një shtesë koncesioni. Ne i kërkuam Ramës të merrte masat për këtë situatë pandemie. Ai jo vetëm nuk bllokon koncesionet, por bën edhe një shtesë tjetër. Prandaj në nxitim e sipër vendosën ta miratojnë. 

Mirë u dha në 2015 me një objekt të përcaktuar, tani jepet për çdo lloj malli. E barazon këtë port me portin e Durrësit. 

Aty mund të kalojë droga, trafiku. Kush e kontrollon? Porti është kufi, nuk jepet me koncesion. Nuk i jepet privatit, mund të bëjë 1001 të zeza me të”, tha Gjata.

2 komente në “Koncesioni i Porto Romanos, PD: Shitje e sovranitetit te Kastrati, do ta zhbëjmë kur të vijmë në pushtet”

  1. 1,2,3 says:

    ç´ne PD del si opozite? ata sjane as ne parlament!
    nuk ja kam idene se porto romano duhet te jete vetem per hidrokarburet apo jo, po çlidhje ka krimi me privat apo publik? edhe une kam dyqan privat, por nuk shes dot droge siç thone kta. pastaj, qe kur shteti qenka vetem per sektorin publik? ne fakt sektori publik eshte me i korruptuari nga te gjithe.

  2. Johani says:

    E paska kaluar karavirusin ky klirim gjata, dhe paska zbuluar se deti eshte i njelmet, bravo klirim e mériton te jeshe pjese e skuades kriminale te PD-s, je i denje le poshtersite tuja saqe veshtire eshte ti gjejme tre si ty edhe ne lazarat,ku te gjithe jane dasho aliko, kriminel droge por ama si ty qifti berisha e basha skane pjelle moto, as salianji e alibeaj sta kalojne se fazlliq shkau as qe te afrohet per poshtersite tuja veq shesheli ndoshta edhe ftyren e njejt e keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje