“Mami ti shko ndihmoji ata, por unë nuk dua që të vdesësh”! Rrëfimi prekës i infermieres shqiptare që punoi në spitalin e Breshias

1 Maj 2020, 14:10Sociale TEMA

Infermierja shqiptare Sonila Luga, e cila dha ndihmën e saj në spitalin e Breshias në Itali, ka treguar së fundmi se fjalët e së bijë e kanë prekur shumë.

Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv,  ajo tregoi se para se të nisej në Itali, vajza e saj i tha se mund të shkonte por nuk do donte që nëna e saj të humbte jetën.

Kur filloi e gjithë kjo histori vajza ishte shumë e shqetësuar, edhe djali po ashtu po vajza është pak më e madhe dhe i kupton gjërat më mirë. 

Ishte shumë e informuar për gjendjen që ndodhej, Lombaria Italia, spitalet tona,  dhe nuk do ta harroj kurrë kur erdhi një natë pranë meje, sepse nuk mund ta përqafoj dhe nuk mund ta puth, por erdhi pranë meje dhe më tha: Mami, unë jam e shqetësuar. 

Unë dua që t’i të shkosh në punë t’i ndihmosh ata në spital, por nuk dua që t’i të vdesësh. 

Kjo është ndjenja që kanë fëmijët tonë, fëmijët e cilido person që punon në këto kushte emergjente”, tregoi infermjerja.

Luga ishte pjesë e stafit mjekësor shqiptar që u nisën drej Italisë, pak javë më parë për dhënë ndihëm e tyre në luftën me COVID-19 . Stafi është kthyer në Shqipëri dhe nuk kanë munguar edhe falënderimet nga qeveria italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje