Altin Ndoci i arrestuar dje për ekzekutimin e dy vëllezërve pak ditë më parë, është dora e krimit që fshihet pas katër vrasjeve mafiozë të ndodhura në Durrës brenda dy muajsh.
Në një deklaratë zyrtare drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu se dy personat e arrestuar sot për vrasjen e Viktor dhe Besmir Haxhisë, ekzekutuan me kallashnikov Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë mbrëmjen e 2 marsit në një atentat mafioz.
Shkak për këtë dy atentate, tha drejtori i Policisë së Shtetit, është pikërisht prishja e pazareve të aktivitetit të përbashkët kriminal.
Por Altin Ndoci nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015 ai u arrestua nga policia për shkak se kishte kryer një seri vjedhjesh të automjeteve në kryeqytet.
Lista e makinave të vjedhura nga Altin Doci në bashkëpunim me Sazan Çibakun
1.Më datë 18.12.2014 shtetasit e lart përmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip – Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N,
2.Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.
3.Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX.
4.Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.
5.Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.
6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.
7.Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.
8.Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.
9.Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.
10.Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B.
Ku i kanë çuar makinat? Pse nuk arrestohen bashkëpuntorët?
Po cfar policie eshte kjo, qe ne me pak se 45 dite, vetem ne tre rruge te kryeqytetit, vidhen 11 automjete.
Apo policia eshte e zene me mbushjen e blloqeve te gjobave ?!
Makinat i ka rregullu i karrocieri qe u vra para dy muajsh, i kana shit keto dy te tjeret qe u vrane tani, sdo as men as kalem me e kuptu, tani e hongren ne buth keta dy te tjeret. Maroji seria e pare e filmit, moloket bizesmem ne durres.
E te mendosh qe avokati i A.Ndocit i intervistuar thote; qe clienti i tije ka marre pjese ne varrimin e dy vllezerve… gjoja si shoqeri e te ndjereve…
E t’merrshme…. dhe s’eshte rasti pare qe ne krime te tilla vrasesi merr pjese ne varrim… Droga dhe ,prostitucioni po merr sh sh jete te rijesh dhe familjet duhen te zgjohen dhe ti mbajne afer femijet duke ditur se cfare bejne dhe me ke shoqerohen….
Larg droges dhe prostitucionit…. jetoni jeten edhe ne te varferi por me dinjitet.
Shume vrases marrin pjes ne varrimin
e viktimave qe vrasin vete
prandaj avokati apo thjeshte nje maskara
qe mbledh lek nga vrasesit duhen te
mendohen per punen qe bejne
te mire apo bandit baba i ketyre djemeve
eshte perjet i plagosur ne zemer
Sekuestrojini edhe breket dhe kalbeni ne burg shkerdhaten…
10 makina ne 10 dite nga nje person.E cuditeshme dhe policia e deklaron se e paska zbuluar.
Shiko problemi më i madh aty janë vrasësit me pagesë çfarë policie kemi ne që aty janë më të aftë këta vrasësit me pagesë sesa policia e shtetit me mirë t’a heqin atë uniformën dhe të vënë e të bëjnë ndonjë gjë tjetër këta që merren me kapjen e tyre.Vrases me pagesë një ditë mund të vrasin edhe ty tani këta vrasësit me pagesë kryejnë vrasje për llogari të bandave po nesër mund të kryejnë edhe për njerzit e thjeshtë që punojnë ndershmërisht për dikë p.sh që i vete bisnesi mirë apo një bar një dyqan pra konkurenca e ndershme mund t’i ndëshkojë dhe këta. Përsa vriten nëpërmjet tyre nuk është problem sepse shteti po i la të lirë do eliminohen me njeri tjetrin po problemi është vrasësi me pagesë që ushqehet ose më mirë të them pasurohet me vrasje.Eshte bërë si zanat ose si profesion të beßh vrasje se bandat paguajnë mjafton që të heqësh qafë një konkurrent por kjo nuk sjell zhvillim se ato para qe paguan për të vrarë mund të investosh që t’ia kalosh konkurrentit jo t’a heqësh qafë por ata që kanë bere para nuk i kanë bërë se kanë tru por me vrasje e pune te pista por prapë kur këta i le të bëjnë si të duan ju lumtë por unë do t’a hiqja një shef policie menjëherë nqse brenda një kohë të shkurtër nuk do të kapeshin vrasësit e per çfarë duhet të qëndrojë një shef policie i tillë për të marrë rrogën për të bërë afera korruptive po nuk kanë karakter se po t’a kishin do të liroheshin vete nga. Detyra për mungesë pa aftesie .Eshtë turp të qëndrosh në krye të policisë kur ndodhin vrasje e nuk kapen kur ndodhin
vjedhje dhe nuk kapen.I kapni për të mirën tuaj të fëmijëve tuaj të nipërve e te sternipeve tuaj.
per toni.d. more toni merr vesh qe per keto probleme eshte e perzier edhe familja?Qe prindet qe icuan djemte edhe vajzat gjoja me martese ne emigracion dhe per vete zbriten ne qytet duke humbur cdo burim te ardhurash, iu kerkojne femijeve te tyre ,qe sot nuk dine as te shkruajne eas te lexojne ,pa asnje zanat,PARA per te ndertuar shtepine tri dkateshe per te jetuar dhe qe babai te rrije tere diten ne klub te pije raki e kafe (Sejane te rinj dreqerit se martohen te rinj)dhe te kthehet ne shtepi e te rrahe ke i ze dora dhe te kerkoje ndihme se eshte pa te ardhura ,te ankohet qe pensionin e ka te vogel e nuk idelte ushqehet ,qe shteti nuk ika sjelle uje drta e rruge. ne keto kushte ata femijet (djemtekryesisht) jane pre e lehte e trafikanteve ,i futen kesaj rruge se nuk dijne tjeter dhe kur bejne nje dore paredhe jane para te lehta ne dukje kthehen ne shqiperi duke lene nje seri telashesh te pa zgjidhura pas dhe per pasoje futen ne telashe qe nuk dine ti zgjidhindhe behen kriminele pasi jane quajtur nga te gjithe ne biznesmene.
Ky i vrau dhe u vajti ne varrim?! Keshtu thot avokati!! E tmershme .
TAMAM SYSHQIPONJAT E DUHURA PER SHQIPERINE QE DUAM E NA DUHET !
Krenar per ju dhe ministrin Lleshaj e stafin e tij!
Krimineleve nuk po u lihet vrime miu ku te fusin koken ne kohe rekord!
Krimit e terrorit me antikrim e antiterror!
Vrasesve me vrasje…
Kurseni djersen dhe taksat e shqiptareve per harxhimet me mbajtjen e tyre ne burgje dhe mbroni jeten e policeve dhe ligjzbatuesve shqiptare !
Keep going ! Perpara!