Bypass-i në Tepelenë një nga investimet më të mëdha dhe strategjike të zhvilluara ndonjëherë në qytetin jugor të vendit, është drejt përfundimit.
Pas një pune të madhe për më shumë se një vit, bypass-i i Tepelenës, ose ndryshe e quajtur “Ballkoni i Jugut”, sjell një realitet të ri bashkëkohor në transformimin e infrastrukturës në hyrjen dhe daljen e qytetit të Tepelenës.
Bashkia Tepelenë bën të ditur se, ky investim, është në një nga pikat kryesore të rrugës nacionale që lidh rajonin e jugut me kufirin e Greqisë. Vepra infrastrukturore i shton bukurinë dhe rrit standardet urbane, krahas krijimit të mundësive për investime të reja në fushën e turizmit.
Bashkia Tepelenë ka publikuar foto të pamjes së re që do ketë qyteti në hyrje, ku shumë shpejt pritet t’i shtohet edhe një hotel, i cili zëvendëson atë aktual i njohur si, hotel Turizmi.
Ky është një investim i qeverisë, në vazhdën e projekteve të zhvillimit të infrastrukturës së vendit, që i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë problemeve në këtë pjesë të rrugës me gjatësi 1.8 km, që shpesh ishte burim aksidentesh.
Bypass-i i Tepelenës lidh dy segmente të rëndësishme, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë, duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin me impakt zhvillimin e ekonomisë së zonës.
“Nuk përfundon me kaq. Të tjera surpriza të këndshme do të publikojmë në vazhdim, për të kuptuar se Tepelena tashmë ka hyrë në një rrugë të re dhe të pakthyeshme të historisë së saj të zhvillimit” citon njoftimi i bashkisë Tepelenë./atsh
Kushedi sa do merzitet banda e vrimes se celesit me kryetar Enkeled Alibajga kur te mare vesh kete lajm te gezuar per banoret. Si nuk tha nje fjale ky horr per 2 aksione spektakolare te policise brenda 2 diteve por ska faj i kujtohet koha kur policine e drejtonte kryevagabondi i pd leshelise Flamur Herman Geringu qe ngriti ne jug Republiken e Lazaratiti dhe policia e Mulit bente roje ne Lazarat ne ndihme te trafikut te droges duke mbushur thaset e ministrave td pe leshelis.
Termeti qe nuk shkaterron por nderton…Njerezit pragmatike jane drejtuesit me te mire te cdo bashkie.Jam i sigurte se edhe PD te ishte ne qeveri,Termeti do ti merrte Finder sepse ai nuk ben ,, politike te madhe,,si Voltana por ,,politike te vogel,,ne interes te njerezve.Ashtu sic bente ish kryetari i B.Currit i PD i cili me pragmatizem me Ramen ne qeveri morì fonde dhe beri ndryshime ne qytet.Gaboi qe nuk kandidoi i pavarur,Pra qe nuk u shkeput nga ,,politika e madhe,,
Ku eshte Baypass-i ?