Lidhën dhe grabitën familjen në Tiranë, kapen 3 autorët. Policia jep detajet

2 Maj 2020, 12:23Kronika TEMA

Polica ka arrestuar tre autorët që grabitën familjen Hysa në fshatin Qiman në Zallher të Tiranës, ngjarje kjo e ndodhur ditën e djeshme.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 30 prill 2020, në fshatin Qinam, ku persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, vodhën një sasi lekësh në banesën e shtetasit B. Z.

Identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen nga Policia tre autorët.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjes dhe njëra nga armët e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë.

Vijon puna nga polumbarët e RENEA-s, në lumin Tapizë, për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

Siç jeni në djeni, në fashtin Qinam të Njësisë Administrative Zall-Herr, më datë 30.04.2020, rreth orës 23:30, persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, janë futur në banesën e shtetasit B. Z. dhe nën kërcënimin e armëve, pasi i kanë lidhur pronarët e banesës, kanë vjedhur një sasi prej 40 mijë lekësh të reja dhe më pas janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamzë u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje.

Pas identifikimit të autorëve të dyshuar u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre dhe pas disa orë krehjeje të zonës në fshatrat Grec dhe Tapizë u kapën dhe u arrestuan tre autrorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kamzë, u bë arrestimi i shtetasve:

– J. A., 29 vjeç (organizatori i vjedhjes, i cili u kap në fshatin Grec);

– N. B., 20 vjeç dhe D. B., 26 vjeç (vëllezër), të cilët u kapën në fshatin Tapizë, Nikël;

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për të luftuar krimin, me qëllim krijimin e një ambienti shoqëror sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të panashëm.

12 komente në “Lidhën dhe grabitën familjen në Tiranë, kapen 3 autorët. Policia jep detajet”

  1. fati says:

    Ju lumte! Kjo eshte policia, ky eshte shteti qe duam.

    1. Toni.D. says:

      Po tregonte nje mik i ri familje se cfare i kishte ndodhur ne banesen e tije dykateshe ne Itali ne afersi te nje rruge kryesore te nje qyteze.. nejse
      Nje dite shtune rreth ore 14 po pushonte me familjen e tije dmth nusen dhe nje femije 6 muajsh ne katin e pare dhe ne katin e dyte dritaret hapur per te ajrosur shtepine… nderkohe qe dritaret ishin hapur hajduterit kacavirren nepermjet nje litari dhe futen brenda duke e vjedhur portofolin dhe makinen e tipi BMW dhe largohen nga banesa e tyre pa u ndegjuar nga cifti, nejse… kalojne 10 minuta bashkeshortja po levizte per te dale jashte dhe i thote bashkeshortiit se ku eshte makina? pune minutash del ne afersi te rruges per te pare se cfare po ndodhte dhe ne te njejten kohe makina me tre persona brenda po i afrohej baneses.. i zoti makines i t’merruar pasi te tre personat nuk i njihte por fati i tije qe ishte Shqiptare…. makina dhe portofoli iu kthye pasi grabitesit kishin lexuar librezen e makines gjate rruges kur Jane larguar dhe i kerkuan falje qe gjoja shqiptaret si vjedhim- grabisim dhe keta te rije ishin nga zona Lac-F.Kruje.
      Cfare nuk ndigjon nga bashekombesit tane deri sa te jemi gjalle dhe ne cdo vend te botes qe te shkoshe Jane aty ne cdo cep per te bere surpriza nga me te ndryshmet.

  2. Toni says:

    Nje bravo te madhe policies se shteti pas zbardhjes se ngjarjes se durrsit kisha nje koment ne Facebook e ministrit lleshi ku i kerkoja te behet qdo gje te zbardhje koj ngjarje se ishte vertet shqesuse ju lumte urime ????????

  3. Muharrem says:

    Bravo, policia qe duam

  4. Zana says:

    Ju lumtë vërtetë. Të gjitha ngjarjet e ditëve të fundit, pa folur për të tjera më parë, i keni zbuluar me shumë profesionalizëm. Aman, se jemi me porta të hapura: pallatet pa dyer.

  5. Gentian says:

    Bravo ? Policis se shtetit! Respekt

  6. kovaç says:

    Bravo policia. Jeni ne krye te detyres dhe meritoni respekt.Por me perkushtim duhet te punojne gjyktat duke i denuar me penalitetet me te renda me qellim qe keto kafshe te vijne duke u reduktuar.

  7. Alban Dega says:

    TAMAM SYSHQIPONJAT E DUHURA PER SHQIPERINE QE DUAM E NA DUHET !

    Krenar per ju dhe ministrin Lleshaj e stafin e tij!
    Krimineleve nuk po u lihet vrime miu ku te fusin koken ne kohe rekord!
    Keep going ! Perpara!

  8. troci says:

    mire qe i kapet por paragrafin e fundit hiqeni sepse nuk reagoni fare kur vjen puna per denoncimin e punonjesve tuaj dhe konkretisht erion ahmetin me prova e fakte dhe paligjshmeri.

  9. ts says:

    More bravo policia ,por kta kriminel e hajdut spo kan te mbaruar !! Zinxhiri qe ndjek kjo pun mba kapjes i ka ” hallkat e dobta ” Kta lloj vemjesh ,nuk duan tja dijn per burg dhe koha po tregon ! Ktheni denimin me vdekje qe te pastrohet ky lloj kanceri me metastaza kudo ! Nuk vejn men kta ! Kta jan terrori i panreqshem shqiptar ! Koha po e tregon kte fakt .. Enver Hoxha, qe ju tridhte k…et per tre breza ju erdhi hakut , e shiko sa shpejt e “moren veten “! Burgu per ta esht familja, esht kampi i shplodhjes,se edha atje ata vazhdojn te drejtojn ! Fatkeqesia esht se hajduteria fillon nga lart nga ftyra qe predikojn moral e qe shembulli i tyre gjeneron kte hajduteri e krim te pa ndalshem ! Ata vrasin se nuk i vret kush ,por edhe kur vriten mes tyre ,vriten thjesht per pazare ,e njeri bie e dhjet lindin ! Prandaj duhen ashpersuar ligjet , egzekutim per vresesit pa hezitim !

  10. Agushi says:

    Bravo Policia e Shtetit. Si gjithmone ne krye te detyres. Si gjithmone te pa vleresuar per punen nga shteti, por ata te vendosur per detyren qe kyejne. Edhe njehere bravo.

  11. Amarilda says:

    Nese do kapeshin te gjithe njesoj, do ishim ne realitet tjeter. Ju skeni faj, punoni me porosi, keshtu keni punuar e keshtu po punoni e keshtu do vazhdoni te punoni. Perderisa institucionet nuk do jene te pavarura nga politika, krimi do mbaje ne pushtet kriminelet, dhe kjo qeveri apo ajo qeveri qe do vije, do bejne lojen e miut me macen, ku del kryeministri dhe ben gjoja çudine se si e leroj nga burgu gjyqetari apo gjyqetarja kriminelin, dhe me kaq kryemistri del i lare vetem se shprehu çudine, jo mor jo, nuk ndodh ne asnje vend te botes ku nje gjyq/tar/tare te bej si te doje me nje kriminel, sepse do dilte krimineli dhe vendin e tij, do ta zinte ai/ajo qe e liroje. Nuk kemi besim se po punohet, vetem po na krijohet gjykimi se te gjithe jeni njesoj, te korruptuar dhe te shperblyer vetem per skenare ku nuk ju beson njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje