VIDEO/ Ministri Klosi, intervistë ndryshe me ‘Gilbert Fevziun’: Berberi më i kërkuari në këto ditë izolimi, do qethemi bisht-pëllumbi

2 Maj 2020, 23:30Sociale TEMA

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka dhënë një intervistë ndryshe mbrëmjen e sotme, në emisionin e “Gilbert Fevziut”.

Përballë aktorit të “Klanifornia”, Albano Bogdo në rolin e Blendi Fevziut, Klosi tha se në këtë periudhë izolimi, berberi është personi më i kërkuar për të prerë flokët.

“Është e gabuar t’u flasësh qytetarëve tani për flokë, kur berberi i lagjes është bërë më i kërkuari, ta gjesh me polici.

E shikon si jemi bërë të gjithë me flokë të gjata?!

Është bërë parlamenti apo qeveria, është bërë si parlamenti i 91’, kur për të lënë flokë tregohej desidencë, edhe kur lë mjekër.

Tullacët tani janë më të lumtur se e bëjnë me makinë, ne duhet t’i presim te berberi.

Berber s’ka, do bëhemi dhe ne me bisht-pëllumbi”, u shpreh Klosi, ndër të tjera ndërsa nuk munguan batutat.

1 komente në “VIDEO/ Ministri Klosi, intervistë ndryshe me ‘Gilbert Fevziun’: Berberi më i kërkuari në këto ditë izolimi, do qethemi bisht-pëllumbi”

  1. sem says:

    edhe i tha qe ket vit ne fukarenjt do bejm plazh? apo plazh do beni vetem ju plehrat e politikes qe keni leke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje