Armiqtë opozitarë të Ilir Metës dhe vetmia e PD

3 Maj 2020, 18:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Myslim Murrizi është provokuar nga shtypi afër Ilir Metës rreth mundësisë së krijimit të një partie të re, para zgjedhjeve, pas deklaratës së tij, se do të jetë sërish deputet më 2021.

Debati në fakt është më i gjerë se sa shqetësimi që mund të ketë Ilir Meta nga një parti e re.

Debati ka të bëjë me Partinë Demokratike, por meqë ajo ja ka lënë në dorë Ilir Metës opozitën, edhe për këta rivalët e rinj shqetësohet Ilir Meta.

Qasja që duhet të  ketë PD ndaj partive të reja që krijohen si parti opozitare, duhet të jetë e ndryshme nga ajo e LSI, për një arsye shumë të thjeshtë. LSI i shikon partitë e vogla si rivale, ndërsa PD i ka copë të shkëputura nga trungu i saj dhe duhet të ketë politikë integruese me ta.

Në vitin 2005, Partia Demokratike jo vetëm që integroi brenda saj gjithë partitë e vogla të spektrit opozitar, por riktheu në PD gjithë kritikët dhe kundërshtarët e saj prej vitit 1992. Natyrisht ata që deshën të jenë aktivë në politikë.

Dhe skema funksionoi.

Tani në përballjen e re opozitare të vitit 2021, nëse PD e lë veten në mëshirë të agresivitetit të LSI kundër partive të reja që krijohen, në finale PD do të mbetet në dorë të LSI.

Qasja e LSI ndaj rivalëve të tjerë opozitarë është agresive, pasi ajo do të jetë kushtëzuesja e pazarit me PD. Shtimi i partive të reja opozitare të shkëputura për shkak të politikës klienteliste të Bashës, që i duhet PD si parti private, është një fenomen gërryes për PD dhe opozitën në tërësi.

E di atë ironinë se këto parti nuk fitojnë, nuk hyjnë dot në Parlament etj si këto, por ato parti të heqin aq shumë vota, sa vënë në pikëpyetje çdo mundësi për t’iu afruar fitores.

Qasja agresive ndaj tyre, fyerja, etiketimi si ushtarë të Edi Ramës dhe marrëzira të tjera, që janë gjuha e viteve ‘90 në politikë, e bën PD një parti të pashpresë, pasi starton me mungesë besimi, si një parti që nuk i bashkon dot gjithë palët opozitare.

LSI është në të drejtën e vet të jetë agresive ndaj tyre, pasi ajo kërkon të ketë gjithë peshën e aleatit përcaktues për pushtetin. Por një PD e gërryer dhe aq më tepër e gërryer nga gjuha e helmuar e urrejtjes ndaj kritikëve të saj, që në shumicë kanë qenë figura të rëndësishme të PD, nuk i bën punë as LSI, nëse e ka ndarë mendjen të jetë në aleancë me PD.

Aq më tepër nuk i bën punë partisë së re që Ilir Meta po synon të krijojë, me shpresë të marrë elektorat nacionalist, “kuqezi” dhe anti-Perëndimor.

Kjo është rruga se si PD, e përdorin për ta zhvatur të gjithë. Ata që bëjnë si aleatë, pra LSI e Ilir Meta, duan ta mbajnë nën presion, të tjerët që janë shkëptur prej saj, duke i marrë të gjithë nga pak elektorat.

Ndaj PD dhe personalisht Basha, nëse ka ndërmend të ngjallë ndonjë fije shprese në kampin opozitar, duhet të ndalojë gjuhën e urrejtjes dhe të rikthejë klimën e besimit dhe bashkëpunimit me çdo faktor opozitar, qoftë dhe me dikë që ai mendon se ka 1 votë.

Kur e shikon në këtë Kuvend se çfarë partish të vogla ka bërë aleatë Lulzim Basha dhe në fund i ka bërë dhe deputetë, kur shikon zonjën “kërpëratë’, Spiron, Gjuzin etj, të cilët Basha i paska konsideruar aleatë dhe Patozin, Topallin, Boden, Bregun, Imamin, Murrizin, Hajdarin etj i quan armiq, e kupton se atij nuk i interesojnë faktorët politikë, por garancia që të ketë rrotull njerëz që nuk i hyjnë në pjesë tek karrigia e tij.

Por po të kishte pasur këta të dytët në listë, mund ta kundërshtonin vendimin e tij për bojkot, por nuk do bënin atë që i bënë “të besuarit” e tij në Kuvend. Përkundrazi, mund t’ia kishin ngritur kokën PD-së në Kuvend. Ata ishin të njëjtët që kundërshtuan Bashën kur ai refuzoi Reformën në Drejtësi, por i qëndruan korrekt vendimeve kolegjiale të PD  deri më 2017.

Ndaj nëse Basha ka ndërmend të ketë një qasje të re për të bashkuar opozitën, do të duket nga sjellja e tij ndaj kritikëve dhe kundërshtarëve që kanë dalë nga PD, jo atyre që i kanë hyrë në pjesë PD. Ata tregojnë se Basha do të mbrojë karrigen dhe jo PD.

Dhe në këtë pikë, nuk ka pse e lë fatin e tij në dorë të Ilir Metës, i cili po dikton jo vetëm kursin opozitar, por po i përzgjedh Bashës dhe ushtarët që të jetë më i sigurtë.

14 komente në “Armiqtë opozitarë të Ilir Metës dhe vetmia e PD”

  1. Ateum says:

    Jemi ne nivelin e absurdes! Askush ne PD nuk ka peshe per te krijuar parti. Politikisht te gjithe Jane zero. PDja berishiste eshte thjesh nje llum tribal, qe po shkerrmoqet i fundit pas shporrjes te intelektualve, te perndjekurve, te rinise apo sipermarresve qe me shume se te jene pjese e saj, jane lope qe vilet me gjobat e Saliut, Shkelzenit, Argites dhe Lulit. Ata qe rrezikojne seriozisht PD tribale berishiste ne ngordhje, jane Doshet, Frroket dhe gjithe mafjozet tribale te zonave qe kane krijuar bajrakun e tyre.
    Luli nuk ben dot bashkimin e kapo mafjeve tribale qe kane pronezuar elektoratin e zonave te tyre. Mban kufomen e Saliut ne frigorifer per ti ” hangur pensionin” dhe per te mbijetuar me ata pak militante tribale qe nuk ju ka dale bajraktari dhe vazhdojne e votojne Saliun qe po ngordh. Askush qe ka pak respekt per veten, asnje intelektual nuk mund ti bashkohet ketij llumi qe i ve ne rrjesht per te lepire pandaflat dhe marrezite e Berishes. Prandaj kane ngelur vetem Mulet, Strazimiret, Paloqet, Lulet, Gjeket dhe Peket!
    Ka vetem nje rruge qe PDja te shpetoje dhe eshte shporrja e kthetrave te Berishes qe po e con ne arkivolin e tij dhe kukullave te tij teveqele, lufta ndaj mafjes dhe tribalizmit qe i ka pushtuar cdo qelize, orjentimi properendimor qe ka humbur busullen dhe mbeshtetja e reformave te shtetit qe deri tani ka percelluar dhe hedhur ne humnere me mendjen psikopate te Berishes.
    PD duhet te hapet dhe te ofroje alternativa te reja qeverisese dhe lidership modern, jo kukulla qe vazhdojne melodine tribale te nje mbeturine te kohes kinezo sovjetike dhe ofrojne po berishizmin tribal si te vetmen alternative qeverisese per shekullin 21!

    1. ben says:

      Mero sot ka bere 1 perle
      Qe te fitoje PD thote Mero ,duhet te fusi ne listat e saj Murizin e te tjere karagjozo llapaqene si Xhozi e Majlinda Bregu. Qe te nesermen e dites qe behen deputete do shkojne naten ne surel.
      Fiks fare o mero
      Sipas te njejtes llogjike rama duhet te beje deputet Kastriot Islamin???
      Qe te thuash te verteten nuk ka te krahasuar me llumin e tipit Murizo Xhozi Bregu
      Per keto puntoret e komunales Mero nuk ksihe ndonje llaf????

  2. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:

    Tentimi per te fshehur deshtimin total te qeverisjes Rama duke u marre me opoziten i ngjan asaj tentatives per te fshehur minaren ne thes.

  3. Demokrati says:

    Personalisht dua ti shof ti han koken njeri tjetrit nga luli te mona e iliri kjo rreace e neveritshme dhe mos ti shof kurr ne pushtet te pakten edhe per 2 mandate qe te zhduket kjo rrace e shpifur qe kan30 vjet qe lehin e i hane mishin popullit ne emer te demokracis fallco

  4. Jari says:

    Opozita e re duhet te distancohet nga Berisha vetem keshtu fiton besim te gjithe opozitaret e deritanishem kane frike te distancohen nga ai se jane te gjithe me dosje e dine mire cfar kane bere, prandaj duhet opozite e re qe te fitoje besimin e njerezve, keta mendojne se duke mbajtur peng opoziten do tju vi radha per te qeverisur dhe ta shkaterojne sic kane bere gjithmone.

  5. Pak e sakte says:

    Rama loze ne fushen tije dhe pa kundershtare,por jp per fajin e tije.Lsi ka dale nga loja qe kure i hoqen kabllin nga priza epunesimeve dhe rushfeteve.Pd eshte ne reminacion dhe po mbahet me oksigjen,doktoret kane frike per mpiksje gjaku,Edi Rama talle bythen.

  6. Shqiperia do behet domosdo por pa kriminele says:

    Fundi i kesaj meseleje do jete ky,
    – Edi Rama i ka te gjitha premisat te shkoje i vetem ne zgjedhjet e 2021-shit dhe te fitoje bindshem. Shqiptaret tanime nuk i besojne asnje politikani per te qeverisur pervec Rames.
    – Eshte shume e rendesishme se cfar do te ndodhe deri me qershor 2021. Ne se ShBA e ka seriozisht me SPAK e BKH, nje goditje e krimnineleve te pandeshkuar per shkak te lidhjes dhe vartesise se drejtesise nga banda kriminale e ShQUP-it, atehere drejt zgjedhjeve do shkohet pa “komandantet e krimmikt” qe drejtojne disa parti opozitare me peshe. Ndoshta do dalin elemente te rinj qe do kerkojne te reformojne PD-ne dhe packa se mund te vazhdoje te jete ne opozite edhe pas zgjedhjeve te radhes, ajo, e shkeputur nga LSI, si nje parti banditesh, mund te frymezoje te djathtet e vertete qe te shpalosin nje alternative te drejte e te sinqerte, pa Bashen e kallamkusurat e sotgem, qe ta konkurojne Edi Ramen.
    – Ne se SPAK e BKH nuk do funksionoijne, dhe gjasat jane se ato tashme do kthehen ne sende muzeale, ringritja e PD-se perseri e perjashton nje basahkepunim me LSI-ne.
    – Ne se situatat rrjedhin jo keshtu sic parashihet deri me tani, atehere LSI do shkrihet perfundimisht.
    – Dalja ne opozite e PD e LSI, sipas nje projekti Berisha-Meta, pergjegjesia e humbjes do i faturohet Bashes, Gazmendes, cunit te Fariut, Salianusit e teveqeleve te tjere qe e cuan PD deri ketu dhe ne krye te opozites vihet perfundimisht Ilir Meta, krahu me i ngushte e Sali Berishes dhe perfundimisht ne Shqiperi do konsolidohen dy krahe kryesare politike dhe kjo do shenonte rrenimin e te gjitha partive fantazma qe sorollaten duke cvatur para nga Shteti.
    Ne kete rast Rama duhet qe gjate mandatit te trete, te mbledhe mire rripat dhe te mendoje per njje pasues serioz i cili, ndryshe nga Rama duhet te perbashkoje te gjith te majtet shqiptare.

  7. bledi says:

    Politika Shqiptare i ngjan serialeve Turke
    Kur ti mendon se i erdhi fundi filanit del aty 1 detaj qe kthen historine nga fillimi
    Ah se harrova Populli po ashtu si gjithmone me lot gezimi dhe hidherimi se e perjeton shume situaten.

  8. Hazeri says:

    Derii sa te marre fryme gelbaza e vicidolit,PD -ja nuk ka per te ngritur koke.Doktor vdekja u ka dosjet te gjithe mender kuadrove te partise qe ka krijuar vete.
    Po nuk perendoi syte ai,keshtu ka per te vazhduar kjo mesele…PS-ja do te jete ne pushtet te perhershem.
    Lusni te harroi te marre fryme plaku Mere qe te shpetoi e djathta dhe te filloi ngritjen.

  9. xhoxhi says:

    Partia demokratike që kur u krijua në dhjetor 1990 qëllimi i saj ishte të merte pushtetin me forcë me vrasje,djegije,shkatërime etj etj për të trembur popullin të votojë për të.Ju kujtohen besoj gangsterët që dilnin në rrugë dhe torturonin qytetarët bile edhe në varim nuk shkonin dot vetëm e vetëm për të treguar se janë parti për të shkëputur popullin nga diktatura.30 vjet isç shikojmë vendi me partinë demokratike nuk po gjen rehat.Kur ishte në pushtet linte njerzët të vithnin dhe të shkatërronin çdo gjë publike dhe në opozitë mendjen e kishte tek protestat për të erdhur në pushtet me luftë.Mendoj se populli duhet të mendohet mirë për këtë parti dhe duhet ta ndëshkojë duke mos e votuar derisa të gjejë rrugë e arsyes.Me sjelljen e saj në parlament dhe në rrugë tregon se kjo parti e ka humbur besimin në popull dhe vështërë se kthehet në pushtet.Më thoni një gjë pozitive që ka kjo parti për ta votuar?Asgjë.Edhe vitin tjetër do votohet Rama sepse është diçka më i arsyeshëm se gangsterët e djathtë..

  10. Gezimi says:

    Rama do shkoje ne zgjedhje ne 2021 por jo si kryeminister. Ketu do jemi do shohim.
    Nuk pranon Amerika nje President te vetin mbi 8 vjet , kaq mundohuni te kuptoni o enderrimtaret rilindjote te dy mandateve tjera me Ramen

  11. Mersin says:

    Mero, unë të mbaj si gazetarin me të mencur dhe, ti përsëri mban shpresë tek Basha. Hajde Mero hajde.

  12. ZIGUR QARRI says:

    SH B A duhet te zhduke Merkelin, se zuri rrenje si KM e Gjermanise. Kuptove o Gezim i parakoheshem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje