Mesazhe dashurie dhe nostalgjie nga Lalzi

2 Maj 2020, 20:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet t’i thyejë zemrën Ilir Metës dhe ta bëjë atë të ndjehet i gjithëpushteshëm, si një vit më parë në këto kohë.

Ndërsa Presidenti vazhdon udhëtimin e tij në Shqipërinë Juglindore, duke vizituar varreza të vrarësh, piramida kufitare dhe liqene malorë, shërbëtori digital i Doktorit, furnizon publikun me foto nostalgjike të një viti më parë, kur Meta e Berisha drekonin bashkë tek Gjiri i Lalzit, ku kanë dhe vilat e tyre.

Është një nostalgji për periudhën para revolucionit, kur të shtunave hidheshin molotov në Bulevard dhe të dielën festohej në Lalz në vila luksoze.

Ishte koha kur opozita ishte në kulmin e shpresës, kur Meta i shpjegonte Berishës në drekë se kishte në dorë çelësin e suksesit, që do ishte shtyrja e zgjedhjeve, dhe mbi të gjitha, ishte “besa” me Berishën, se Meta ishte kryetari real i opozitës.

Kjo është periudha më e qartë e opozitës dhe fotografia më e vërtetë e saj. Basha e Kryemadhi duket që nuk janë pjesë e kësaj fotografie, pasi ata janë të ngarkuar në detyrë, dhe jo udhëheqës të opozitës.

Kjo fotografi bëhet dhe më emocionale, në një kohë kur ndaj Ilir Metës janë sulur një taborr demokratësh, që e shajnë si tradhtar.

Një vit më pas, ai jo vetëm nuk është shpresa e opozitës, por është arsyeja që po gjen opozita pse nuk ka shpresë.

Ai po linçohet pse ka pushuar luftën me Qeverinë, pse bën thirrje të zbatohet karantina, pse nuk është dakord që ka shumë të vdekur, dhe mbi të gjitha, pse Edi Rama e shtyn shkarkimin e tij.

Taborri i të mërziturve, e do atë doemos si “kurban” të opozitës, ndërsa ai do të jetë i pari i saj.

Ripublikimi i fotos së Lalzit të një viti më parë, nga shërbëtori digital i Doktorit, është një përpjekje për distancim nga ky “taborr i Lulit”, duke i bërë ata qesharakë, ta lavdërojnë menjëherë.

Është një shenjë se Berisha po përpiqet t’i dërgojë mesazhe se nuk janë të vetët ata që po e shajnë, por të mërziturit e Bashës.

Ata natyrisht janë të pamësuar dhe të paditur nga politika e madhe. Ata nuk kuptojnë llogaritë finale, dhe nuk dinë planet që Berisha ka për atë që do t’i besojë opozitën.

Ata që shajnë Ilir Metën e llogarisin atë si patericë të Bashës, që nuk po funksion. Por kjo foto tregon se Basha e Kryemadhi janë paterica të tyre.

Berisha e ndjen se Ilir Metës i duhen çuar mesazhe nostalgjie, pikërisht të këtij plani, nostalgji për revolucionin e pambaruar, ku ndjehet ende mungesa e tij, fuqia e tij, dhe mbi të gjitha ndjehet boshëllku që ai lë me ikjen e vt.

Ja fshijeni për një moment Ilir Metën nga ajo foto dhe e kuptoni me kë ka mbetur Berisha.

13 komente në “Mesazhe dashurie dhe nostalgjie nga Lalzi”

  1. hoxhe armandi says:

    qysh se ti ike nga preri i berishes dhe shkove tek ai i rames vendi bosh u zu nga qimi. niveli kulturor ju ndan, gjithe te tjerat i keni njelloj te gjithe si tufe.

    1. Andi says:

      Kur meret mender me thene nje hoxhe me politike,kuptohet se me cilin me nder me thene shtet kemi te bejme.

    2. Aleks says:

      Turp te krahasosh Meron me Qimin or Hoxhe. Nuk eshte Mero qe i la vendin Qimit. Ishte Salehu qe ndjehej me rehat me tipa si Qimi e Haxhi Likja!

  2. Andi says:

    Kur meret mender me thene nje hoxhe me politike,kuptohet se me cilin me nder me thene shtet kemi te bejme.

  3. Leli says:

    Jo me ke ka mbetur Berisha por eshte anasjelltas me ke ka mbetur Qim Peka Mero se doktormortja eshte nisur per te mos u kthyer me!

  4. Arber says:

    “… Nje i penduar eshte me i vlefshem se nje i drejte”
    (Nuk eshte fjala per tQim Peken; besoj e kupton)

  5. Çome ÇEPANI says:

    Ke të drejtë Mero.
    Berisha, tani, ka mbetur vetëm me hajdar Pekën, nipin e Magjunit, kotnar pi Krume t’Kuksit.
    A thu vallë, me kësi soj robsh vihet në pushtet ?
    Mos e dhashtë zoti.
    Prite zot, rrezikun, – do të thoshte shkodrani.

  6. BUJARI JU DEGJON says:

    “E mban mend? Tamam si sot,
    Ah,i kishim gotat plot…
    Te kujtohet,o flori
    Kur u takuam te dy?
    Une vere – ti raki
    Benim plane si gjeni`…
    E mban mend kur shtruam dreken ?
    Kishim roje dhe Cim Peken…
    Ato zotime qe more
    Jane shkrue ne fletore!
    Po dhe jane regjistrue…
    Meqe je njeri i zgjuet,
    Zgjuju,Ilir, shpejt nga gjumi
    Perndryshe na mori lumi!”…

  7. hoxhe armandi alias enkel ali beu says:

    Mender hoxhe Armandi eshte dora vete efendi Enkel haxhi Ali beu.

  8. Populli says:

    Sa here qe ky Meta me Salukun takohet,
    me shume nga Rama, Bazja ligeshtohet,
    se ky eshte vertet hall i madh ne Popull,
    prej nga Vermoshi e der posht ne Dropull,
    nuk ka pra hall tjeter sot kjo jona Shqiperi,
    por vetem se kur shkon Meta te takoj Sali,
    helbete nga ekonomia jemi te gjithe rehat,
    se e ka rregulluar fort mire ky Rama i ngrat,
    his fare varferi nuk ka keto te Rames 7 vjet,
    vetem se…kjo rinia po na emigron komplet,
    nuk po do te prese qe Rilindja te na vije mot,
    ashtu sic na erdhi Socializmi per 45 vjet plot,
    Shqiperia e ngrate lengon kudo ne fukarallek,
    nga kjo qeverisje Rama ka vetem maskarallek,
    ndaj dhe ky Popull qe thika ne kock i ka shkuar,
    nuk ka mall si Baze, per kete qeveri te deshtuar.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Kufoma politike kta dhe qesharak magazinjeret.. U shkaterrua opozita nga kta per interesa personale.. Edi Rama rri aty se je adap para ketyre fendurinave. Mos e caj koken fare dhe kujt si pelqen jeta e kafenese ne Shqiperi, te marri malet ne mergim. Ka pun sa te duash, por duan te jetojne te gjithe ne Tirane. Kane per borxh ti shesin te gjitha ne fshat, vetem qe te bredhin nga Blloku per nje kafe dhe te degdisen ne fund te nates ne ate shpine me qera ne periferi te Tiranes qe mezi e paguajn ne fund te muajit vetem e vetem qe mjafton ta pime kafen ne qender te Tiranes.

  10. servet says:

    Ti po qe qenke tironc se e pike kafen ne Tiron pa pagu pare rruge.Lum si ti o Qytetar ç’far fati te modh paske.Me vjen keq vetem per meron qe eshte bere xheloz se i ka zene vendin çimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje