Autoritetet amerikane thonë se sasia prej 4.4 ton kokaine me vlerë 165 milionë dollarë që u kap në brigjet e Spanjës javën e kaluar është e lidhur me presidentin e Venezuelës, Nikolla Maduro.
Sipas autoriteteve destinacioni i drogës ishte qyteti portual i Vigo, ku kartelet spanjolle ishin gati të shpërndanin kokainën në të gjithë Evropën.
Anija, që lundronte nën flamurin e Togos, kishte origjinën në Venezuelë.
Maduro dhe disa anëtarë të rrethit të tij të brendshëm u paditën nga një gjykatë federale amerikane në mars me akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Ndërsa Departamenti i Shtetit ofroi një shpërblim prej 15 milion dollarësh kush jep informacion që çon në arrestimin e liderit Venezuelës.