SHBA: Arrin në 66 224 numri i viktimave nga COVID-19, 1 453 në 24 orë

3 Maj 2020, 09:16Bota TEMA

Koronavirusi ka shkaktuar 1 453 të vdekur në SHBA gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot Universiteti Johns Hopkins duke e çuar bilancin total amerikan në më shumë se 66 000 të vdekur.

Universiteti në numërimin që i referohet ka regjistruar më shumë se 1,1 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 66 224 të vdekur, një rritje prej 2% në raport me bilancin e të premtes.

SHBA-ja është vendi që ka numrin më të madh të të vdekurve si pasojë e pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje