Igli Tare: Tifoz me Milanin që fëmijë, u bllokova kur debutova në Serie A ndaj tij

4 Maj 2020, 10:13Sport TEMA

Igli Tare është sot një nga drejtuesit më të vlerësuar të futbollit italian, drejtor sportiv i Lazio, që madje aspiron të fitojë edhe “Scudetto”.

Por, ishte një kohë e kaluar, kur Tare luante në fushë, ishte sulmues i ri shqiptar dhe mbronte ngjyrat e Brescia së Baggios, Pirlos e Mazzone.

Gjatë një lidhjeje me “Sky Calcio Club”, Tare tha: “Unë debutova në Serie A kundër Milanit. Isha shumë i emocionuar, sepse luaja kundër ekipit, për të cilin kam brohoritur që fëmijë. 

Mbaj mend se nga emocionet gabova në një stopim të thjeshtë të topit dhe Mazzone filloi të bërtasë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje