Nga Mero Baze
Nuk dua të bëj një listë të gjatë gazetarësh shumë të njohur që kanë lëvizur mes punës së gazetarit dhe asaj të këshilltarit mediatik të disa politikanëve, apo institucioneve në Shqipëri, për vite të tëra, pasi nuk e quaj këtë mëkatin e tyre të madh.
Zhurma e ditëve të fundit për gazetarë të punësuar si këshilltarë, apo “investigime” rreth biznesit të familjarëve të gazetarëve, janë fushata linçuese që nuk kanë të bëjnë me korrupsionin në shtyp, por me interesa klienteliste linçuesish.
Gazetarë që kanë punuar këshilltarë shtypi në institucione ka 30 vjet që njihen në Shqipëri. Mëkati i madh i lirisë së shtypit në Shqipëri, nuk është personaliteti i gazetarëve, apo mbijetesa e tyre, por personaliteti i pronarëve që diktojnë fatin e tyre dhe transparenca e financimit të medias në Shqipëri.
Ky është problemi, ku zë fill i ashtuquajturi korrupsion në shtyp. Çdo gjë tjetër buron prej këtu.
Për të kuptuar nëse një gazetë, një televizion apo portal, është i lire të shkruajë çfarë mendon, shiko nëse është i lirë të financohet nga tregu. Dhe për këtë, ka të dhëna publike.
E kuptoj që është lehtësi e madhe që ushtria e anonimëve të sulmojë emra publik në shtyp. E kuptoj po ashtu që është acaruese të përballesh me një ushtri anonimësh të frustruar në rrjetet sociale, që të urrejnë dhe pse je gjallë, por e keqja e këtij vendi nuk janë gazetarët që janë afër politikës, pasi ata ashtu siç janë, kanë bërë më shumë beteja se të tjerët për të mirën publike nga pozicioni i tyre. Madje dhe duke ndërruar pozicione.
Problemi me lirinë e shtypit, dhe sidomos me urrejtjen e “puritanistëve” që të bëjnë moral, janë mediat pa të ardhura publike të verifikueshme dhe që nuk janë transparente, se kush i financon.
Ka plot media opozitare serioze Shqipëria, që ti e kupton se janë në treg se kanë reklama dhe të ardhura të verifikueshme.
Lapsi.al për shembull, ka pozicion editorial opozitar, madje shpesh radikal, por ata i kanë të ardhurat publike të verifikueshme. Reklamat në faqe tregojnë se ata janë pjesë serioze e tregut të shtypit.
Liria editoriale është pjesë e lirisë së shtypit, madje tregues që Qeveria nuk është si ajo e Berishës dikur, që përgjonte mos kishte reklama media opozitare.
Problemi i shtypit sot në Shqipëri janë mediet anonime, pronarët e fshehur, ose më mire të themi, pagatorët e linçuesve të shtypit.
Është më mercenar ai shtyp që ushqehet nga burime financiare të fshehta, që nuk ka asnjë reklamë në faqe dhe ndërkohë paguan rroga për 20 gazetarë. Është më i korruptuar shtypi anonim, që punon për llogari të një linçuesi, se sa gazetarët publik, që menaxhojnë jetën e tyre me këto halle që ka Shqipëria.
Transparenca e pagesave, transparenca e buxheteve të shtypit, mënyra si ata fitojnë lekët për buxhetin e gazetarëve, është korrupsioni real tek shtypi. Aty kërkoni ku financon Qeveria, apo ish- hajdutët e Qeverisë së kaluar.
Dhe për ta mbyllur me humor të zi këtë temën e “korrupsionit” të gazetarëve, duhet të them se shtypi do të vazhdojë të mbetet një mallkim për çdo hajdut apo të korruptuar në këtë vend, për ata, që pasi vjedhin gjithçka, pasi vrasin dhe mendojnë se e kanë siguruar jetën me miliardat e tyre, prapë shtypi ua merr lekët. Ai është përmbaruesi më i madh i kësaj race.
Ja shikoni si janë katandisur dy ish- kryeministra dhe presidentë në këtë vend. Janë bërë bashkë dhe kanë futur paratë tek një medie e re, që starton me 10 milionë euro pa asnjë reklamë, pa asnjë të ardhur publike, dhe gjoja në emër të luftës kundër korrupsionit me CEO të saj, një ish- drejtor Tatimesh, që ka qenë simbol korrupsioni.
Në fund, për të mbrojtur kokën, tek shtypi po dorëzojnë lekët dhe hajdutët e familjes Berisha. Mos thoni tani që ata që i marrin këto lekë si gazetarë janë të korruptuar. Ata ashtu ua kanë marrë dhe hajdutëve të tjerë, mafiozëve të drogës dhe plehrave, dhe kush ka pasur nevojë të ndërtojë shtyp për të mbrojtur veten në këtë vend, pasi ka vjedhur e vrarë.
Ky është problemi i korrupsionit që financon shtypin në Shqipëri, por jo problem i gazetarëve. Është problem i atyre që kanë mbetur në dorë të shtypit.
Po spaku i madh a di gja se ato po meren disa tendera qe mund merret c, prokori e thjesht se c’dosje ka 3a4 oferta. nje vendim me c’fare ligji eshte trajtuar dhe pik dhe nukdo kohe fare
Nuk e mban dot ti ne kembe ngrehinen e renuar te rilindjes o mero MavriA , po publiko komentet .
Mero,pak e ngateruar kjo pune.Po te jene te korruptuar pronaret e shtypit te tille do te jene dhe ata qe pranojne te punojne per ta :pra gazetaret. Nuk eshte kuti votimi qe i jep fjalen tjetrit qe do ta votosh dhe vete e hedh voten sipas bindjes tende.Nje shembull te thjesht:gazetari iklanit sapo deklaroje qe u plagos ne dore ne 21 janar e pushuan nga puna.ZMero keshtu jane keto pune ,O Me NE O ME ATA,RRUGE TE MESME NUK KA,fatekeqesisht keshtu funksionon ne shqiperi
KUR O FLASI SPAKU ?!?!?
Ne shqiperi nuk ka gazetare dhe nuk ka si te kete media te lire. Jane thjeshte interesa personale financiare ne plan te pare. Por ka raportues ne terren, spikera dhe ndonje dhe konsulant mediatik qe i vihet titulli analist.
Media ne Shqiperi ka krize te thelle besimi dhe sado para te hedh Saliu me femijet e vet nuk e bejne dot Peken gazetare.
Sa per reklamat , Top dhe Klan te gjitha te ardhurat xhiro nuk i kalojne 11 milione euro ne vit me pak se 1 milion euro ne muaj dhe afersisht fitimi rreth 100 mij euro ne muaj.. Tani beji vet llogaritjet me reklamat o Mero se vetem nje i marre mendon se Klan apo Top mban stafin me parate e fituara nga reklamat. Te mora si shembull keto 2 mediat e medha pale te flasesh per te tjeret apo me skandal per faqet e Facebook apo websites.
Lukuninë e miitantëve qorra e shohim tek komentuesit injrantë, që shkruajne si nxënës së klasës së parë, në mbështetje të cdo palaçollëku që shitet si zbulim i madh nga mediat që financohen nga shefat politikë dhe familjarët e tyre. Kjo lukuni shfrytëzohet nga politiqenët për të lare haletë e tyre.
Po ky Elvi Fundo, gorja i Ritvan Bodes, qe ka qene gazetar ne Top Chanal, tek Top Show dhe tek Fiksi, pastaj u punësua nga Ritvani dhe per te cilin leh akoma, a mund te quhet se ka marre kater rroga??? Plehra qe lepini çdo bythe qe ju del perpara, po na beni per te vjellë! Ne fakt nuk po e kuptoni se shume shpejt do t’ja ritni kreditet atyre qe po i sulmoni me porosi te shefave tuaj.
Po ti Mero pse e mbron krimin dhe korupsionin ne Kosove,te udhehequr nga “ gjarperi”. Kush jeni Ju dhe per ke punoni.
YMER GELBAZA KELLIRA JA LEPI QIMET E BYTHES VJEHRRIT TE ARMINA MEVLANIT DHE BABAIT TE ZEN BERISHES
Ah cfare argumentimi. Si u katandis ky vend. Prape me leket e korrupsionit te opozites vetem merret autori. 1. Po cfare beri ky shtet per transparencen e atyre lekeve keto 7 vjet?2 cfare beri ky shtet per Transparencen e lekeve te sandrit? Cfare beri ky shtet per masakren mafioze te Topit? Po per ERTV? Po per miliardat e blerjes se Medias me leje ndertimi? Po ne cfare shteti jemi mo xhan Mero qe ben palle Mira kazhani me tre bordero? E dudushi e Eni e djali jot e djali i minxhozit etj? Po he pra – thuaji shtetit qe te degjon te follow the money . Pis pis pis koke e kembe. Aq rende jeni sa ju kane rene te gjithe argumentet megjithe perdredhjet.