VIDEO/ Përditësimi i situatës së COVID-19: Tetë raste të reja në Tiranë, Elbasan dhe Durrës

4 Maj 2020, 11:18Sociale TEMA

Regjistrohen 8 raste pozitive me Covid-19 nga 140 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Nga rastet e reja, 5 janë në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Durrës.

Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Që prej fillimit të pandemisë, numri i të infektuarve ka shkuar në 803, 68% e të cilëve janë shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID-19.

Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Eugena Tomini: Siç jeni ne dijeni, nga sot, ka nisur një lehtësim i mëtejshem i masave shtrënguese, me shtimin e zonave të gjelbërta, lejimin e shërbimit taksi ndërqytetas me dy pasagjerë të së njëjtës familje si dhe lehtësimi për të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe, të cilet do të vetëkarantinohen në banesë.

Duke nisur nga ky lehtësim i masave është shumë e rëndësishme të rritet kujdesi vetjak, të respektohen rregullat e reja, ndaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.

Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë                   93

Krujë                     87

Shkodër               17

Kurbin                  14

Kukës                   5

Elbasan                4

Mirditë                 2

Berat                     2

Durrës                  1

Korçë                    1

Lezhë                    1

Lushnje                 1

Mat                        1

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje