Ish-mesfushori i Tiranës, Partizanit, Teutës e Dinamos, Afrim Tole, që kur e la futbollin nuk e ka kthyer më kokën pas për të provuar të marrë një rol drejtues. 50-vjeçari për “Super Sport” tregon se tashmë malli për futbollin ka arritur kulmin e dëshiron të kthehet të kryejë një rol drejtues në një klub, por jo si trajner. Tole foli edhe për Superioren, ku i dha merita kampioni Tiranës dhe kritikoi Partizanin për largimin e Gegës.
MALLI PËR FUTBOLLIN- E kemi thënë shumë herë që është një situatë jo normale dhe të gjithë kërkojnë që të rifillojë futbolli, por unë do të doja që të paktën të riniste stërvitja, në grupe të vogla. Në këtë mënyrë, do të viheshin në lëvizje ata lojtarë që rrinë prej dy muajsh në shtëpi.
PERIUDHA MË E ERRËT PËR FUTBOLLIN?- Fatkeqësisht po. Periudhë të errët dhe të vështirë po kalon gjithë njerëzimi, jo vetëm sporti, por sportistët e ndjejnë më shumë, për faktin se nuk mund të rrinë dy muaj pa stërvitje e të mbyllur. Uroj që të rikthehet normaliteti sa më shpejt.
TIRANA TITULL NË TAVOLINË- Unë do të doja që sezoni të vijojë deri në fund dhe që titulli të fitohet në fushë, jo në tavolinë. Këtë sezon e kam ndjekur në shumicën e rasteve nga stadiumi dhe mund të them që Tirana e meriton vendin në renditje, pasi është shfaqur shumë e konsoliduar dhe e pjekur në fushë.
PARTIZANI- Sa i përket Partizanit, nuk e di pse larguan Gegën, pasi me atë trajner dhe me shumë pak ndryshime, do të ishin sërish për tituj.
MOMENTI MË I VEÇANTË- Në karrierë kam pasur shumë momente të veçanta dhe nuk do të doja të veçoja asnjë, por le të themi që më i veçantë ishte grumbullimi në Kombëtaren Shqiptare.
RIKTHIMI NË BOTËN E FUTBOLLIT- Të them të drejtën më merr shumë malli për futbollin dhe do të doja të angazhohesha në ndonjë rol drejtues, jo si trajner.
Po cfare thua o miku in Tole po jo Gege e stergeg po ku u provua ky Gega mo . Por thane ta nxjerim Partizanin Kamp. Si skuadrr Legjendare se Partizani Tirana na rregullojne bilancin e spektatoŕve . E kuptono Afrim mos shkruah kot. Ne se ke sado pak respekt rruaje nuk mund te krahasosh nje Teajner shqip. edhe pse ato Italianet nuk jane Konte e tjere e there por jane me lart se ne .Kete qe po ta them ty ju athem te gjitheve , se se cili nga ju Te trajnikur thoni kur e vleteson ai i huaj …. e kupton leto shakate Gegwn e dua dhe une ndoshta me shune nga ty leri nac. Se ne nuk na kane hije. I dashur miku im A. TOLE te pershendes dhe te keshilloj te jesh sa me shume obj. Se te tjerat vijne mbrapa .
Te perdhendes dhe ne se ke deshire te dialogosh ne rolin e spec. Duhe satistika per lojtare. A E DI TI DHE MENDOJ SE e di ” qe keta qe luajne sot futboll jane per shkak te prindève dhe jo ata qe kane talent. Talenti ne shqiperi eshte varosur dhe ti e di mire por kur te me jeoet mundesia do te te takoh e di pse se me pelqen qe ti te jesh oblektiv. Pilitika eshte loje e di qe dhe ti je ne politike por nuk te shkon.
Gjithe se si te uroj suksese dhe shendet.
Te porosis se kur ta lexosh reaksionin ndaj shkrimit tend duhet ta fiksosh se une to te te takoj dhe to da kujto. All the best ty dhe gjithe peades tende