Avokati Saimir Vishaj dhe gazetari Artan Hoxha, janë përplasur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ku po diskutohej vrasja e dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhisë.
Një prej dyshuarve kryesor të ngjarjes është dhe Altin Ndoci, i cili ka shkuar dhe në ceremoninë mortore te viktimave.
Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur vazhdimisht fakte për këtë ngjarje, madje sipas tij Ndoci kishte shkuar në ceremoninë mortore të viktimave për të kuptuar nëse ndonjë nga familjarët kishte kuptuar se kush ishte ai, apo nëse kishin ndonjë dyshim në lidhje me autorët.
Por Vishaj që është avokat i Ndocit i ka kundërshtuar me forcë këto deklarta, duke u shprehur se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe miqësore me dy vëllezërit, dhe se klienti i tij nuk ka lidhje me vrasjen.
“Klienti im nuk është autori i ngjarjes. Nëse ju mendoni se do zbulojmë vrajse me deklarata policie e keni gabim. Ti ruajmë dhe ti respektojmë familje e tyre, janë miq. Mos i fusni dy familje në hasmëri. Altin Ndoci nuk është autori i kësaj ngjarje, ndaj ju lutem mos nxitoni me deklarta”, u shpreh Vishaj.
Pjesë nga biseda:
Ermal Vija tregon mënyrën se si lidhet vrasja e Durrësit me grabitjen e Rinasit: Në fakt deri më tani është vetëm dëshmia e Allës, ajo që ka lidhur këto dy ngjarje.
Ai ka treguar armën e krimit dhe makinën me të cilën janë larguar autorët. Ai ka çuar policinë edhe në vendndgjarje që ata ta besojnë. Alla ka shtuar edhe se vëllezërit Haxhia, vetë Besmiri, që ka dhe precedentë kriminale, ishte njohur në burg në Greqi me Admir Muratajn, dhe pas grabitjes ka fshehur një nga anëtarët e ngjarjes.
Më pas fjalën e mori gazetari Hoxha, i cili po përshkruante ngjarjen e ndodhur dhe faktet e ditura deri në këto momente duke iu referuar deklaratës së Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu. Në këtë moment, avokati Visha ndërhyri duke thënë se këto fakte janë të pavërteta dhe se gazetari nuk duhet të flasë në këtë mënyrë
Artan Hoxha: Unë nuk hyj te puna jote, nuk më intereson puna jote, as klienti jot.
Saimir Visha: Nuk mund të flasësh me këtë gjuhë, prezumoi njerëzit të pafajshëm njëherë
Artan Hoxha: Ke një deklaratë të policisë së shtetit, pse si ke bë padi Ardi Veliut?
Saimir Visha: Unë ti bëj padi?
Artan Hoxha: Po meqe ti po thua këto nuk janë të vërteta. Deklarata thotë janë ndaluar dy persona me këto prova…Domethënë paskan vrarë veten viktimat, hajde ta mbyllim këtë muhabet. Dhe gjyqtarët qenkan leshko që i likan në burg
Saimir Visha: Mos i hidh benzinë zjarrit, nuk flitet kështu është gabim kështu si po flet
Artan Hoxha: Ne nuk po fajsojmë njeri. Nuk mund të themi se ai djali është kot aty
Saimir Visha: Po është kot aty, duhet të dalë që sot. Nuk flitet dot në këtë mënyrë
Artan Hoxha: Unë nuk të them dot ty që je gabim dhe as ti nuk më thua dot mua që jam gabim.
Saimir Visha: Po s’mund të thuash ti në bazë të një deklarate qe ka fajësi
Artan Hoxha: Si mos ti referohem deklaratës së drejtorit të policisë së shtetit
Saimir Visha: Jo nuk mund ti referohemi. Nuk jemi në sistem inkuizitor por në sistem akuzator o miku im duhet të presim hetimin
Artan Hoxha: Mos ja fut kot
Saimir Visha: E ke shumë gabim këtë të folurën
Artan Hoxha: Unë po të pyes për deklaratën e prokurorit ti thua se nxjer,r se është sekret hetimor, as unë nuk e nxjerr se është sekret hetimor.
Saimir Visha: Ca thua kështu se nuk flietet kështu
Artan Hoxha: Ti po thua gjykata e ka lënë në burg se ka bërë presion media
Saimir Visha: Po prandaj e kanë lënë
Artan Hoxha: Mos u bëj qesharak
Saimir Visha: Të flasim me qetësi…
o tani o kok bole boll bere sikur i di te gjitha,pse flet gjithmone mbas ngjarjeve dhe nuk flet kurre perpara ngjarjeve qe ti parandalosh,keshtu mos bej sikur je i gjithditur ose me i dituri i globit kok bole,thot palloshi tani,MUA NUK ME INTERESON PUNA JOTE DHE KLIENTI JOTE,por me ata po merresh qe ne fillim te arrestimit,qe ketu fillon qe je nje njeri mashtrues,kjo nuk do te thote qe ata kriminel un po i mbroje,por edhe ky kok bolja tani na ka car rrocken qe analizon cdo ngjare kur ndodhin,por kurre para se te ndodhin,por mbasi ndodhin na thote une e dija kete ngjarje qe do te ndodhi,ajde tani merre vesh kete kok bole…