INTERVISTA/ Studentja shqiptare: Në Tiranë pedagogët na detyronin të blinim librat e tyre, në Moskë nuk guxojnë

6 Maj 2020, 20:52Sociale TEMA

Xhoi Çela, studente e vitit e parë në Peoples’ Friendship University, në Moskë, ku kryen masterin për Kritikë Letrare, intervistë në Dita

Nga Entela Resuli

Xhoi Çela prej dy vitesh ndodhet në Moskë ku është duke ndjekur masterin, për Kritikë Letrare.

Në vitin e parë iu desh që t’i përkushtohej gjuhës ruse, ndërsa në të dytin, masterit. Në Tiranë ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për Gjuhë dhe Letërsi.

Pandemia e ka mbyllur edhe atë në dhomë prej gjashtë javësh.

Rusia tashmë është një ndër vendet me të prekura në botë përsa i përket numri të të infektuarve me koronavuris.

Me një pamje prej studenteje që na kishte munguar prej vitesh në Tiranë, e kam fjalën në fizikë, ku Xhoi duket fiks si ato ruset që letërsia ia ka rrëmbyer zemrën, dhe jo qerpikët fals, bisedojmë me të për situatën në vendin ku po kalon këto ditë në izolim.

Çela na tregon se këto nuk janë ditë të zakonshme për Moskën.

Ajo na fletë gjithashtu edhe për mësimdhënien në Universitetin ku ajo po studion dhe dallimet e mëdha që me Shqipërinë.

Unë si studente në Tiranë kam harxhuar para për të blerë librat e pedagogëve apo libra që na kërkoheshin për tw lexuar, për të mos folur për bibliotekën e varfër e të mjeruar, ndërkohë këtu gjej gjithçka në bibliotekën e shkollës, i gjej në internet apo për të mos folur për çmimet e librave që janë tmerrësisht të ulet krahasur me Shqipërinë“- shprehet ndër të tjera Xhoi në këtë bisedë  në Dita.

Më poshtë një bisedë me studentet e Kritikës Letrare nga Moska.

-Xhoi, faleminderit për këtë bisedë. Si fillim na trego diçka për veten, për çfarë ke studiuar në Tiranë dhe prej sa kohësh je në Moskë?

Arsimimi im i lartë nisi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Tiranës. Isha një student që e dija se po fusja këmbët në një degë , e cila do më falte një profesion për të ardhmen, por dhe do të përmbushte pasionin tim për librat. Pas mbarimit të tre viteve në atë fakultet u zhvendosa në Rusi. Vitin e parë mu deshë të mbaroja mësimin e gjuhës ruse e më pas të vazhdoja për master.

-Pse zgjodhe këtë degë për të studiuar dhe pse Rusinë për të kryer masterin?

E vetmja gjë që më bëri të zgjedh letërsinë ishte talenti dhe leximi i tepërt. Frika qëndronte se sa do të ishin mundësitë më pas për ta vënë në jetë këtë talent. Sapo viti i parë shkoi e më tej dy të tjerët kuptova se kisha bërë zgjedhjen e duhur. Pse Rusia? Fare e thjeshtë. Kush nuk do të donte të studionte në vendin e kolosëve të letërsisë. Më tërhoqi gjithashtu fakti se jetesa në Rusi nuk ishte dhe aq e shtrenjtë krahasuar me vendet e Europës, kështu që pas fitim të një burse paketova valixhet dhe u nisa.

-Si je ndjerë në Moskë?

Për mua ishte hera e parë që unë lija shtëpinë. Qëndroja përballë një lirie që aq sa më falte kënaqësi aq edhe më falte frikë. Jeta në konvikt gjithashtu ishte një përvojë e re dhe të them të drejtën e përballova me sukses. Ajo cc’ka më bëri përshtypje ishin njerëzit. Rusët i njihja për njerëz të ftohtë dhe indiferentë, por më dolën krejt ndryshe. Më kanë ndihmuar dhe më janë gjendur pranë sa herë më është dashur ndihma e tyre.

-Prej më shumë se një muaji edhe Rusia është pushtuar nga Koronavirusi, na trego pak më tepër si është situata aty?

Rusia po kalon ditët e saja më të vështira dhe ndihet një lloj stepje nga të gjithë. Të izoluar në shtëpitë tona kush do ta donte ta shihte Moskën e zhurmshme në këtë gjendje. Qytetarët tashmë kanë durimin më të fortin për t’i bërë ballë kësaj situate në dukje pa një fund.

-Në fillim duket sikur u pa njëlloj rezistence nga ana e Rusisë përsa i përket masave por tani shifrat e të infektuarve janë vërtet të larta, çfarë nuk funksionoi?

Kur virusi u ndje në vendet e tjera të Botës, Rusia mori masa të menjëherëshme. Mbylli kufijtë me Kinën dhe të gjithë studentët që vinin nga ai vend mbaheshin në karantinë. Kjo solli rezultat dhe bëri që të kishim pak të prekur, por e keqja erdhi nga Europa. Me futjen e virusit tinëz situata u përkeqësua.

-Prej sa kohësh je në karantinë dhe si po e përjetojnë njerëzit aty këtë situatë?

U bënë gati gjashtë javë që unë qëndroj në karantinë. Te qytetarët u pa ndërgjegjësim i menjëhershëm. U reduktuan daljet e shpeshta e në rrugë shiheshin vecc njerëz  tek-tuk tek shkonin për të blerë ushqime. E vetmja gjë që flitet është karantina e mesa duket ka një lloj frike e kujdesi të tepruar që ky virus mos të përhapet keqazi.

-Cilat janë masat që janë marr. A ka patur mbyllje të bizneseve, transportit…çfarë gjënë hapur këto ditë në Moskë?

Që prej datës 13 prill u kërkua që ccdo lëvizje të kryhej me një leje përkatëse. Do të përfitonin leje ata të cilit i duhej të shkonin në punë. Një leje të dytë e marrin qyetatrët që përmbushin nevojat vetjake, si lëvizja në farmaci apo blerja e ushqimeve. Përsa i përketë transportit publik nuk është pezulluar. Metrotë dhe autobuzët punojnë si rregullisht. Të vetmet dyqane që gjenë hapur këto ditë janë ato të produkteve ushqimore dhe farmacitë. Të gjithë të tjerët janë të mbyllur, por ofrojnë shërbimin taksi.

-Kur mendohet të ndodh hapja në Rusi apo është ende herët?

Shumë shpejt pritet presidenti Putin të flas për situatën, se çfarë do të ndodhi pas 11 Majit. Me një shifër të tillë është e vështirë të mendohet se gjërat do të hapen, të paktën jo për muajin Maj.

-Ti jeton në konvikt, a ka patur të infektuar mes studentëve?

Në disa konvikte ka patur të infektuar. Sapo janë zbuluar janë bërë teste për të gjithë koviktin. Të infektuarit janë larguar nga konviktet duke i çuar në një konvikt enkas për këta të prekur. Bëhen teste të vazhdueshme për të parë situatën.

-A ke frikë nga kjo situatë?

Në këtë situatë nuk ka vend për frikë. Kujdesi duhet mbi të gjitha dhe vendosmëria për të qëndruar brenda.

-Ke dëgjuar për shqiptar të infektuar, si është gjendja e tyre?

Me një bisedë që kam bërë disa ditë më parë më kanë thënë se ka diku tek një ose dy të infektuar, por që kanë simptoma të lehta.

-Xhoi edhe ju e keni zhvilluar mësimin online këto kohë, si ka qenë kjo eksperience?

Mësimi onlinë ka qënë mjaftë mirë. Orët zhvillohen sipas një orari mësimor. Pedagogët janë gjithmonë me energji për të shpjeguar e për të bashkëbiseduar me ne. Ajo ç’ka më ka pëlqyer është se studentët nuk i kanë bërë bishtë mësimit. Pjesëmarrja në mësim ka qënë maksimale. Duhet thënë se probleme me internetin nuk ka patur asnjëherë. Në kampusin tonë ka internet falas të vazhdueshëm dhe kjo nuk ka sjellë asnjë problem.

-Krahasuar me Shqipërinë si është mësimdhënia aty?

Për fat të keq Shqipëria ka shumë mangësi krahasuar me Rusinë. Duke filluar që nga kushtet e mjedisit universitar, mungesa e theksuar e librave mësimor e duke vazhduar me përparësitë që mund të ketë një student. Unë si studente në Tiranë kam harxhuar para për të blerë librat e pedagogëve apo libra që na kërkoheshin për te lexuar, për të mos folur për bibliotekën e varfër e të mjeruar, ndërkohë këtu gjej gjithcka në bibliotekën e shkollës, i gjej në internet apo për të mos folur për çmimet e librave që janë tmerrësisht të ulet krahasur me Shqipërinë. Pedagogët janë të mirëkuptueshëm, na ndihmojnë. Nuk do të guxonin të na detyronin të blinim librat e tyre apo të merrnim mundimin të shkruanim leksionet për faj se nuk mund të gjendet libri i lëndës

-Çfarë ke mësuar nga Rusia?

Nga Rusia mësova se rusët janë njerëz të dashur dhe ndihmues. Arsimit i është dhënë shumë vëmendje dhe studenti ka lehtësira kudo. Njoha kartën e studentit e mrekullitë që mund të bësh me të. Durimi në Rusi ka peshë e nuk thotë kot shprehja “i duruari i fituari”, me durim në Rusi të gjitha zgjidhen. Rusia është një Botë e madhe ku mund të gjesh gjithcka, madje dhe Shqipërinë.

-Do kthehesh apo do qëndrosh për të punuar dhe jetuar në Moskë?

Qëndrimi im varet nga mundësitë që mund të më jepen. Kjo i duhet lënë kohës.

28 komente në “INTERVISTA/ Studentja shqiptare: Në Tiranë pedagogët na detyronin të blinim librat e tyre, në Moskë nuk guxojnë”

  1. beni says:

    Jepu nje leksjon shoqeve te Tua ne shqiperi e kosove se kush eshte populli Russ!

    1. mik says:

      beni – Çdo popull ne bote eshte i mire, duke perfshire Serbe, Grek, Shqiptar, Kinez, Mongol e tj…. por jane qeverite ato qe manipulojne popujt e tyre, nga ku steriotipizohen te tjeret. Nuk ka popuj te keqij, por qeverite jane te keqija.

  2. Shqipetar says:

    Pergatitu se vetem per mendime jemi

  3. qytetari says:

    Te gjithe ata qe kane patur kontakte me popullin rus,gjate gjithe kohrave, nga perendimi dhe lindja,jane shprehur me fjalet me te ngrohta per kete popull, perfshi ketu nostalgjine e studenteve tane te viteve 50.
    Vec kesaj Rusia ka nje kulture dhe arsim,si nga trashegimia ashtu dhe ne vazhdim,ne majat e zhvillimit boteror.
    Mileti oriental i ketyre aneve, me poltikane me turbane,vazhdojne ti shkaktojne ketij vendi nje deficit cilesor historik kulturor,duke i mbajtur shqiptaret larg popullit rus

    1. Shkullaku Uturaku says:

      Po kane kulture qiellore ndaj kercejne nga diktatura ne diktature. Pse nuk emigroni atje o te zgjuar po kerkoni perendimin shkerdhate?

      1. beni says:

        Kjo vajza intelligente eshte destinuar ne russi sepse e shpreh edhe vete lerne,lexo shqip or qor cfar thot vajza ne fillimi te Intervistes!

    2. Rrespekt ... says:

      Kjo eshte shume e vertete .
      Pamvaresishte se Media Shqiptare menaxhihet nga politika te mbrapeshta .
      Fshihet qellimishte nga Perendimi e nuk tregohet shume mbi Rusin
      sepse ashtu i intereson politika e manipulimit te njerezimit .

      Me vjen shume mir si admirues i Literatures qe kjo goca studjon oer Kritike Letersie
      ne Rusi ,qe do te thote je ne zemren e Literatures njerzore e i uroj shume suksese ,
      se na cmenden idiotet qe kaae pushtuar Shqiperine .

  4. Kaurr i derrit says:

    Bravo Gjoi Qela. Suksese.

  5. Renata says:

    Mir e ke ti, se studenti shkon ne mesim per shkumaparty, çi duhen librat. Pa pyete tet ate apo te teme nese kane mbaruar shkolle qofte dhe te ulet, me libra me mire apo pa libra. Nje pakice si ju mendon me mire pa libra, mjafton te kesh perzevativ dhe cigare hashashi dhe shkoj bej shkollen leshit. Keshtu eshte kur paguajn prindet.

  6. Marku says:

    Suksese zonjes me studimet e saja ne rusi . Ndersa persa I perket rusise ne raport me kombin shqipetare ajo ka qene dhe mbetet shteti me antishqipetare I globit tokesore duke lene mbrapa edhe serbine gjenocidiale dhe greqine talibane . Te mos harrojme se kjo krijese sllave e quajtur rusi eshte ideatorja dhe zbatuesja e copetimit te trojeve shqipetare . Te mos harrojme se ne vitet e largeta 1878 -1918 per nje periudhe me se 40 vjecare ishin bajonetat gjenocidiale ruse ato qe krijuan Serbine me ane te spastrimit etnik ne kurriz te kombit shqipetare .
    Edhe ne vitin jo te larget 1998-99
    me qindra kanibale ruse erdhen vullnetare dhe kryen gjenocid ndaj kombit shqipetare . Edhe ne vitin 2020 Rusia fashiste e armatose serbine gjenocidiale me avjone e me raketa te cilat po ashtu do te perdoren kunder kombit shqipetare . Simpatia e cdo shqipetari te vertete duhet te shkoje me ato qe historikisht e kane luftuar dhe me ato qe e luftojne dhe vene sanksione kesaj krijese te shemtuar .

    1. Klimax says:

      Perkundrazi. Ishte Rusia e Leninit qe mbas fitores se revolucionit bolshevik i dha fund luftimeve te ushtrise ruse ne Luften i Boterore duke e cilesuar ate si nje “lufte imperialiste”. Ky ishte dhe shkaku qe Shqiperia te shpetonte nga shperberja totale dhe te egzistonte si shtet.
      Sa per Serbine, nje mbreteri qe ka nje histori rreth 1000 vjet, kishte fituar autonomine qe ne vitin 1815 dhe ishte nen administrimin osman deri ne vitin 1835. Forcat e fundit ushtarake osmane u larguan nga Serbia ne vitin 1867 duke fituar praktikisht pavaresine. Teorikisht fitoi pavaresine ne vitin 1878 ne Kongresin e Berlinit mbas Luftes Ruso-Turke te vitit 1877-1878.
      Lenini nuk i dha vetem shpresen Shqiperise te mbijetonte, por edhe Turqise per te patur kufijt e saj perendimor ne brigjet e Egjeut dhe jo ne thellesi te Anadollit ne afersi te Ankarase, ashtu sic kerkonin vendet perendimore.
      Bolshevizmi, nga ana e tij, humbi lidhjet tradicionale me Evropen dhe te qenit pjese e saj, por mbas Luftes II Boterore, ofensiva e ushtrise se kuqe te Stalinit beri te munder ndarjen e Europes ne dy blloqe dhe kontrollin e plote te vendeve europiano-lindore nen diktaturen komuniste qe mbijetoi deri ne vitin 1989.
      Dhjetvjecari i viteve 1990 ishte dhe periudha e dobesimit total te Rusise se shperbere nga ish republikat e BS-se dhe vitet 1998-1999, qe ti permend, ishte mundesia me e madhe dhe e vetme e NATO-s te bombardoje Serbine, periudha ku nje president i ri, Putin, po futej ne Kremlin per ti dhene Rusise besimin, vrullin, forcen dhe sigurisht, ekulibrin si nje superfuqi e barabarte dhe e frikshme perball SHBA-se.
      Por, ndoshta ti dhe te tjere si ty, nuk keni “haberin” se kush eshte Rusia dhe populli i saj!

    2. Per hir te vertetes .
      Nqs do ti referióhemi Realitetit jo fjaleve e mdieve ,cfar shkruhet sot ku gjithcka eshte vegel e Politikes.
      Prindrit na kanee treguar se Shtetin Moderrn Shqiptare
      e ndertoje Rusia ;
      qe nga Universitetet e deri ke USHTRIA – ARTI -KULTURA -INDUSTRIA .
      Keshtuqe un sot, si shqiptare ,
      nisur nga Faktet Historike jo fjale historish mashtruese ,
      e vlereson dhe rrespektoj Rusine si shteti i pare ne Bote
      qe kishte maredhenje me Shqiperie dhe e ndihmoj duke mos i shkelur
      as ne kembe dhe duke qen nji Mik i Vertete per ate periudhe ,
      si nji Mik korrekt qe nenkupton cdo Miqesi Njerezore ,
      pa i futr Gíshtin ne Bythe Shqiperise si bejne Miqte tane Demokratike sot
      qe na sollen nji Demokraci Fallso tjtheshte Fasade
      e cila e zhveshi shoqerine shqiptare Nudo dhe e la ta palloj gjithe Bota
      cdo lloj rrace nga me hkeerdhatat e ksaj Bote madje !
      Un jam pra nji njeri ,nuk lejoj qe t’me shndrojne mediet apo politikat ne nji kafhe ne gomar
      qe te mbaj drut e tyre mbi kurris .
      Dhe si njeri di te rrespektoj te Miren dhe te Keqen ne cdo raport Njerezore !
      Pra e vleresoj Rusin nga pozicioni im ,i vendit tim konkretes ka bo mir apo keq,jo nga pozicioni

      i mizes ne Koqet e Demit

    3. POSEIDON says:

      Shqiperine sa per dijeni, E COPTOI EUROPA! Jo Rusia.
      Sepse Rusia vetem NJE VOTE KISHTE ne komision, ne Konferencen e Londres.

      Dhe e di perse e copetoi???

      Po ta shkruaj me shkronja te medha qe ta mbash mend:

      SEPSE NUK DESHTE NJE SHTET TE MADH MYSLIMAN NE BALLKAN!
      E ndau ne shtetet fqinje me shpresen se me kalimin e kohes shqiptaret do asimiloheshin ne ata shtete.

      Por ti MARK LLESH DODA paske nevoje te korrigjosh shenjestren dhe sidomos, TE LEXOSH ME SHUME!

    4. Je shume pas…e shkuara mbete e shkuar dhe nuk rikthehet…. gjithe bota shikon perpara drejt civilizimit dhe jo drejt komunizmit e monarkise…

  7. Aleks says:

    Sa me larg ruseve aq me mire per shqiptaret. Shoqeria ruse eshte thellesisht e korruptuar me 5 perqind te pasur shoke te Vladimirit dhe 95 perqind mbijetese…
    kuptohet se per nje burse duhet lepire fort. Sa me fort. Studentja e paska mirkuptuar parimin…

  8. POSEIDON says:

    NJERËZ!
    Rusinë para syve të shqiptarëve e ka bërë gogol AMERIKA!
    Për interesat e saj, vetëkuptohet. Për t’u ngjallur shqiptarëve ndjenja urrejtjeje e armiqësie dhe për t’i ndërsyer popujt kundër Rusisë të cilën e ka rivale të përjetshme.
    Vini re diplomatët amerikanë që nuk pushojnë së përsërituri RREZIKU RUS!
    Çfarë është Rusia? Çfarë qënka ky RREZIKU RUS? Ndoca Ufo, apo alienë?
    Po për RREZIKUN AMERIKAN që është shtruar në Shqipëri këmbëkryq dhe bën HYQMË si të ishte koloni e Amerikës, përse nuk thonë asnjë fjalë?
    Do ta kuptoja këtë shprehje “rreziku rus” deri para vitit 1990, kur Rusia ishte socialiste e bolshevike.
    Por që nga ajo kohë kanë kaluar plot 30 vjet.
    Prej 30 vjetësh Rusia ndodhet në sistemin kapitalist, ashtu si gjithë bota, ashtu si edhe vetë Amerika.
    Atëhere ç’kuptim ka ky term: RREZIKU RUS???
    A kini dëgjuar ndonjë diplomat rus në Shqipëri të paralajmërojë shqiptarët për RREZIKUN AMERIKAN???
    Asnjëherë.
    Kjo që bëjnë diplomatët amerikanë duke ndezur ndjenja urrejtjeje dhe armiqësie kundër Rusisë nuk është as korrekte, as etike.
    Populli rus është popull me kulturë të madhe.
    I cili i ka dhënë Shkencës dhe Kulturës së Njerëzimit personalitete GJIGANTE.
    Mos harroni shqipëtarë se ishte Rusia (në atë kohë BRSS) ajo që e shpëtoi Shqipërinë kur kërcënohej nga vdekja nga uria në vitet menjëherë pas Luftës duke dërguar vaporët me grurë.
    Mos harroni se brenda vetëm 15 vjetëve (1945-1960) Rusia e industrializoi Shqipërinë.
    E bëri me fabrika, uzina, kombinate, hidrocentrale, shkolla, universitete, spitale, pallate kulture, hekurudha, kinostudjo etj. etj. etj.
    Në Rusi u përgatit një armatë e tërë teknikësh, inxhinierësh, ekonomistësh, mjekësh artistësh, shkrimtarësh, muzikantësh, kineastësh, ushtarakësh etj.
    Me armë dhe teknikë luftarake ruse, moderne për kohën u pajis Ushtria Popullore Shqiptare.
    A mund të harrohen të gjitha këto?
    Si mund të harrohen të gjitha këto?
    A kemi sadopak ndjenjën e mirënjohjes ne shqiptarët, apo do kthehemi në langonj të Amerikës në rivalitetin e saj me Rusinë?

    Njerëz!
    Mos besoni në mënyrë të verbër propagandën amerikane!
    Besoni atë që duhet besuar dhe mos besoni ato që nuk duhen besuar.
    “Rreziku rus” për të cilën ngjiren diplomatët amerikanë, është thjesht që Amerika të ketë sa më shumë langonj në luftën e saj kundër Rusisë.
    Kaq e thjeshtë është gjëja.

    1. beni says:

      Urejtjen e sjell katolicizmi !

  9. Tori says:

    Kurva i kujton te gjitha si veten prandaj dhe flet me nje gjuhe te bukur si Renata sepse vajza nuk tha ne asnje fjale qe eshte mire pa libra .

  10. Tironci says:

    Lexova ketu me lart ne nje koment se Rusi armiku me i madh i Shqiptareve.
    Le te llogjikojme pak se si eshte e verteta.
    Ne shekullin e 19 Rusia beri nje lufte disa vjecare me Turqine, dihet qe e ka ne kufi.
    Por per te fituar kete lufte Rusia beri edhe plane per ta dobesuar Turqine nga ndihmat qe i vinin nga shtetet e tjera te perandorise. Nje nga keto shtete qe conte ushtare etj., ishte edhe Shqiperia, prandaj futi serbin, bullgaret dhe greket ti mbanin shqiptaret te angazhuar me ta ne luftera dhe te mos kishin mundesi te organizoheshin per te ndihmuar turqine ( ketu kujdes, u perdor feja si aresye). Dhe turqia e humbi luften dhe kush humbet luften duhet te paguaj pasojat. Ne marrveshjen qe kerkonte Rusia ishte edhe Bosporusi dhe pikerisht kete nuk donin Anglia, Franca, Italia apo vendet e tjera, sepse kjo do te thoshte qe Rusia ti mbyllte rrugen e kalimit vendeve evropiane ne detin e zi dhe per vete te kontrollonte te gjithe Mesdheun.
    Atehere cfare ndodhi, duke pare se edhe presioni i serbise e greqise u rrit tek Rusia sepse e kishin ndihmuar te fitonte kete lufte, atehere Evropa vendosi te coptoje Shqiperine, pra ti japi tokat Shqietare serbit, grekut e bullgarit dhe te mos lejoje Rusine te marri Bosporusin. Per kete ra dakort edhe Turqia e cila per momentin perfitoi qe te mos zhdukej nga faqja e dheut. Kjo ka qene aresyeja e konferences se prizerenit me Hasan Prishtinen. Pra Bosporusi nuk ju dha Rusise por ju mor edhe Turqise dhe u be International . Aty kalojne te gjitha anijet e botes bile edhe ushtarake, se keshtu eshte bere marreveshja. Tani me thoni se kush perfitoi nga kjo marreveshje?,
    sigurisht , anglia, franca, italia, si dhe te gjitha vendet e perendimit faturen e kesaj e pagoi Shqiperia.
    Pra Turqia humbi luften , kusuret i pagoi Shqiperia bile mos harroni Plaven e Gucine, kur Shqiptaret rane serbeve dhe i munden, pra nuk i jepnin tokat e tyre, atehere serbi kerkoi nga Anglia e Franca ti plotesonin ate qe kishin shkruar ne marreveshje, dhe ata nisen dy Anije luftarake se kujtuan se do i mundnin Shqiptaret, por kur nuk ja dolen dot, i kerkuan Turqise ti permbahej Marreveshjes dhe turqia dergoi nje ushtri me 50 mije ushtare turq qe i rrane Shqiptareve mbas shpine dhe vetem atehere u futen serbet dhe moren Plave e Gucine qe ka sot mali i zi. Per me shume, lexoni Lahuten E Malesise te Ate Gjergj Fishtes se e pershkruan shume bukur ate kohe per Shqiptaret, si dhe Historine e Shqiperise te Zavalanit, dhe pastaj te me thoni se kush eshte armiku me i madh i Shqptareve ?. Faleminderit

    1. Martin Iden says:

      Historikisht ke te drejte.

  11. Tironci says:

    Do te doja te shtoja edhe dicka per shkrimin tim me lart.
    Information mbi Marreveshjen:
    Marreveshja qe u mor midis vendeve Evropiane u be publike nga Lenini kur fitoi me Revolucionin e Tetorit, ndersa peronat qe nuk e njohen dhe e hodhen poshte kete marreveshja ka kene qene ata qe Shqiptaret i shajne sa nuk mban me, Benito Musolini dhe Adolf Hitleri. Keta kerkuan qe Shqiperise ti ktheheshin perseri tokat e zaptuara nga ajo marreveshje. Ne sot e quajme Shqiperia e Madhe, dhe Hitleri ishte i vetmi qe e beri realitet, packa se vetem per nje vit kete ender te Shqipetareve. Pra vuri drejtesine ne vend. Me ardhjen e komunizmit kjo drejtesi u gropos perseri.

  12. alex says:

    une per vete punoj me te huiaj , kam njohur qe nga amerikane deri kinez etj por kur kam njofur popullin rus jam befasuar, ruset jane njerez te dashur, njerez me pasion me jete, ruset jane me te shkolluarit ne bote, bile ne nje klasifikim boteror jane punetoret me te kualifikuar dh egjenerata me e shkolluar, duan dijen , ne biseda kam pare qe lexojne shume libra, dhe nuk jane te ftohte si evropa perendimore, jan ekrejt te kunder me amerikanet si popull, sigurisht qe urejtja per rusine mbillet nga perendimi sepse e ka frike rusine apo nga qarqe te caktuara qe e urejne rusine , rusia po ngrihet ekonomikisht dhe politikisht, ajo ka pasurite me te medha ne gjithe boten. e ardhmja e popullit rus do te jete e ndritur si popull vital gjigand

  13. Per hir te vertetes .
    Nqs do ti referóhemi Realitetit jo fjaleve e mdieve ,
    cfar shkruhet sot ku gjithcka eshte vegel e Politikes.
    Prindrit na kane treguar se Shtetin Moderrn Shqiptare
    e ndertoje Rusia ;
    qe nga Universitetet e deri ke USHTRIA – ARTI -KULTURA -INDUSTRIA .
    Keshtuqe un sot, si shqiptare ,
    nisur nga Faktet Historike (jo fjale historish mashtruese) ,
    e vleresoj dhe rrespektoj Rusine

    si shteti i pare ne Bote
    qe kishte maredhenje me Shqiperie dhe e ndihmoj Sinqerishte ,
    duke mos i shkelur as ne kembe
    dhe duke qen nji Mik i Vertete per ate periudhe ,
    si nji Mik korrekt qe nenkupton cdo Miqesi te Vertete Njerezore ,
    pa i futur Gíshtin ne Bythe Shqiperise si bejne Miqte tane Demokratike sot ,

    qe na sollen nji Demokraci te Skaduar Fallso thjeshte Fasade
    e cila e zhveshi shoqerine shqiptare Nudo dhe e la ta palloj gjithe Bota
    cdo lloj rrace nga me shkerdhatat e ksaj Bote madje !
    Un jam pra nji njeri ,nuk lejoj qe
    t’me shndrojne mediet apo politikat ne nji kafshe ne gomar
    qe te mbaj drut e tyre mbi kurris .
    Dhe si njeri di te rrespektoj te Miren dhe te Keqen ne cdo raport Njerezore !
    Dhe kjo me dallon mua sot nga Kafsha e me mban nji Nivele njerzore .
    Pra e vleresoj Rusin nga pozicioni im ,i vendit tim,
    konkretes ka bo mir apo keq,jo nga pozicioni

    i mizes ne Koqet e Demit

  14. ENIGMA E HAPUR says:

    Punoj ,dhe kame Punuar me shume,KAME Njohur shume Russe,dhe kur u kame Folur per Shqiperine te them te DREJTEN KANE RRUDHUR Ballin apo Buzet, sepse Informacjoni eshte i paket, por ne Russi ka pasur edhe nje PROPAGANDE ANTISHQIPETARE DREJTUAR NGA Komunistet e Zhirinovskit por edhe nga Segmente te Qeverise se Putinit…
    Kame Folur me ta ne Gjuhen Gjermane,por kur u kame Folur Rusishte, kane MBETUR TE HABITUR::
    ne nje Grupe,pasi kishin Ardhur edhe pake ne Qejfe me thane:OK—Rusishtja juaj eshte e “Vjeter” por e KUPTUESHTME..a munde te na Kendosh nje Kenge ne Rusishte??Po ju ktheva..POR ME NJE KUSHTE..qe dikushe nga Ju te na KENDOJ NJE KENGE SHQIPETARE..ose se paku te me thote nje ANEKTODE SHQIPETARE…PLLAKOSI qetesia…per ze shpetuar Situaten, me thote nje Bukuroshe:Ja une te te theme nje Anektode, por ne ANGLISHTE..ok..i them..ja ta Degjojme…dhe ajo Filloj te Tregoj Dicka, per Shqiperine…P.sh..Tasixhinjte ne Moske Degjojne Kenge Shqipetare…po..i them..POR KETE QE JU ME THATE MUA, a e Kuptuan te Gjithe Bashkatdhetaret e tu??Sepse i thash..ata duket se jo te gjithe Flasin Anglishte…
    Dhe tani u thashe, po ju Recitoj une nje “Skaska”(Perralle)..Russe…dhe fillova te Rezitoj,pasi Mbarova:FILLUAN TE DUARTROKISNIN, dhe Therrisnin…BRAVO…si eshte e Mundur qe Ju dini Rusisht??Dhe te Rezitoni kaqe Bukur”Strjekaza i Muravjej”…(Gjinkalla dhe Mizat)..ne mos Gabohem…NE KETE KOHE Vjene Punedhensi ime..dhe i Thote..KY ESHTE SHKOLLE E VJETER…
    MBETEMI TE BEFASUR ME THANE..KOHA TE VIZITONI SHQIPERINE U THASHE, dhe mos shikoni Politiken, por Njihni POPULLIN SHQIPETARE…lol

  15. Marku says:

    Rusia fashiste ka qene dhe mbetet ideatorja dhe shtytesja e ekspansionizmit gjenocidial sllav dhe antishqipetare ne ballkan .

    1. Josef says:

      Bravo, mund te merrni sedativa ne farmaci pa receta. Dhe pa pagese. Ju duhen, por jo vetem juve, por te gjitheve, qe jane prane jush.

  16. Albana says:

    Suksese Xhoi ti dhe te gjithe studenteve shqiptare qe studioni aty! Shkolla ruse eshte e forte. Edhe ne kete situate vazhdon shkollen normalisht online. Bravo edhe shtetit rus qe ofron bursa per studentet shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. J
    July

    Sektori i ditës së mirë të korrikut: Nëse jeni të zhgënjyer nga një magjistar tjetër ose keni nevojë për ndonjë lloj ndihme, unë dua që ju të merrni fjalën time dhe të kontaktoni Dr Ogundele për zgjidhjen e problemeve tuaja të marrëdhënies, sepse ai më ndihmon të kthej burrin tim pas rastit të divorcit dhe ai mund të sjellë përsëri Ish-partneri juaj brenda 24 orëve, ky njeri është shumë i fuqishëm, ai e ktheu burrin tim brenda 24 orëve dhe magjitë e tij janë të padëmshme. Kontaktoni me të në WhatsApp, Telegram ose Viber: 27638836445. Ky postim është një shenjë vlerësimi për Dr Ogundele për mbajtjen e fjalës së tij.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje