Punonjësit e larguar, pagë edhe pa aplikim: Nëse bizneset nuk aplikojnë do të penalizohen

6 Maj 2020, 14:49Ekonomia TEMA

Tatimpaguesit që nuk aplikojnë për pagën prej 40 mijë lekësh për punonjësit e larguar nga puna, do të penalizohen, ndërsa punonjësit do ta përfitojnë këtë pagesë në mënyrë automatike, edhe pa aplikim.

Në një intervistë për TV SCAN, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, sqaron se deri tani regjistrohen 102 mijë aplikime, dhe se masa 2 dhe 4 janë shkak për vonesa në proces dhe ritmin e ulët.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka parashikuar që 15 maji të jetë afati i fundit i aplikimeve, por kjo do të vendoset edhe në varësi te ritmit të tyre.

Drejtoresha e Tatimeve thekson se brenda të Premtes do procesohen të gjitha aplikimet e bëra deri më tani, ndërsa bën me dije se sektorët që kanë përfituar janë tregtia dhe riparimi i automjeteve, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, aktivitetet e shërbimeve, industria përpunuese, etj.

Aplikimet për kategoritë e punonjësve qe përfitojnë pagën prej 40 mijë lekësh të vënë në dispozicion nga qeveria në kuader të situatës së krijuar nga Covid-19, janë hapur më 21 prill.

2 komente në “Punonjësit e larguar, pagë edhe pa aplikim: Nëse bizneset nuk aplikojnë do të penalizohen”

  1. Studenti 1 says:

    Kush mund ta dije se cfar do behet me pagesen e punonjesve te fasonerise ne Kruje, te cilet jane ne shpi per shkak te mbylljes nga rastet e shfaqura me infektim me koronovurus?
    A duhet te marrin pagen e luftes keto punonjes?
    Apo do ti paguaje punedhenesi.??

  2. Me kembe ne toke says:

    Mos luani lojen e kungulleshkes.Biznesi jua ka derguar ankesen per refuzimin qe ju i keni bere shperblimit te punonjesve dhe ju i keni kthyer pergjigje biznesit se punonjesit nuk paguhen nga shteti mbasi biznesi e ka dorezuar mbas dt. 10 prill deklaraten e largimit te tyre, ne nje kohe kur biznesi i ka paguar per marsin me sakrificat e tij.Mjaft me me demagogji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje