DETAJET: Fëmijët e tij gjejnë drogë duke luajtur, diplomati amerikan në Tiranë e dorëzon në polici

7 Maj 2020, 19:19Kronika TEMA

Një referim mjaft i rrallë u rregjistrua në policinë e kryeqytetit. Por si fillim le t’ju bëjmë një pyetje? Mendoni sikur ju do të dilnit për të luajtur me fëmijët tuaj dhe ata konstatojnë një kuti të vockël në rrugë, brenda të cilës ju mendoni se mund të jetë një sasi e vogël droge? Si do të vepronit?

Përgjigjen ua jep referimi që gazeta po sjell ekskluzivisht dhe që mund të na bëjë edhe të mendohemi për qasjen që kemi ndaj ligjit dhe disa modeleve. Siç thotë një burim i sigurtë diplomati amerikan ka vepruar në këtë mënyrë;

Ai e ka dorëzuar objektin e dyshimtë në polici dhe ka shpjeguar, përmes oficerit të sigurisë së ambasadës, se si kishte rënë në kontakt me të. Policia shpjegon përpilimin e sendit që mendohet se mund të jetë një sasi fare e vogël kokaine, që është gjetur pranë Liqenit Artificial. Policia shpjegon në dokument se si u u gjet droga, dhe se si çuditërisht ajo sasi aq e vogël nuk u flak në shkurre, por u dorëzua menjëherë në komisariat.

”Ky send i dyshimtë u gjet nga fëmijët e një diplomati teksa po luanin në zonën e liqenit artificial. Diplomati, sapo ka parë këtë send në duart e fëmijëve, dhe nuk ka parë rrotull asnjë efektiv policie për ta raportuar, e ka administruar dhe ka njoftuar menjëherë linjën përkatëse në ambasadë. Pasi e konstatuan e futën në një qese dhe e përcollën përmes punonjësit të sigurisë të atashuar në ambasadë”

Ky veprim i rrallë i ka lënë pa fjalë oficerët e anti-drogës që nuk kishin ndeshur asnjëherë një veprim të tillë kaq korrekt dhe të kujdesshëm.

Gazeta “Si” u interesua për sasinë e drogës që fare qartë u përshkrua kështu nga agjenti i antidrogës: “Bëhet fjalë për një sasi të papërfillshme, ishte në ngjyrë lejla dhe të bardhë mendojmë që është kokainë, pra bëhet fjalë për fare pak gramë”.

Pasi sasia e vogël e drogës u dorëzua, policët janë ulur dhe kanë mbajtur një proçesverbal.

Pritet që materialet t’i kalojnë prokurorisë dhe ndonëse dosja mund të pushohet pasi është vështirë të gjendet se kujt i ra nga xhepi ajo dozë, së paku diçka do mësohet: Duajeni dhe respektojeni ligjin. Shembullin na e dha nga eksperienca e tij, diplomati në Tiranë.

6 komente në “DETAJET: Fëmijët e tij gjejnë drogë duke luajtur, diplomati amerikan në Tiranë e dorëzon në polici”

  1. thames says:

    Nuk e besoj se amerika nuk eshte ndertuar me kazem e lopat
    po te ishte keshtu ne shqipetaret qe kemi germuar nentoken per 70 vjet me kazem e lopat
    do kishim metron me te madhe ne bote
    fatekeqesisht nuk kemi tren tirane durres
    ai diplomati duhet pyetur mire

    1. Nard says:

      Nuk hoqet dore nga keto kinezerira. Nxirrini foton te tabela e nderit e lagjes.

  2. Kevin says:

    Mos I ka humbur edi rames,?!!

    1. Aldo says:

      Nuk besoj se flet per sasi shume te vogel.

  3. Lani says:

    Te liqeni ne nuk na lejojne te shkojme. Kete e lejojne si amerikan apo hajt se ligji eshte si rrjeta e merimanges qe insekti i forte e çan pertej?!

  4. Lala says:

    Po ta kish dorzuar shqiptar do ta mbanin brēnda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje