“Le Voltaire” ka botuar, të mërkurën e 8 marsit 1911, në faqen n°3, intervistën e Ismail Qemalit në lidhje me zhvillimet asokohe në Shqipëri dhe Turqi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Kostandinopojë, 27 shkurt. – Dje takova lsmail Qemal beun, deputetin e Vlorës (Shqipëri) dhe kreun e partisë liberale të moderuar. Ai do të jetë një nga deputetët e parë shqiptarë që do të flasë sot për buxhetin. Pas raporteve të shumta në gazetat evropiane për një revoltë të ardhshme në Shqipëri, mendova se do të ishte interesante të njihnim mendimin e njeriut shumë kompetent Ismail Qemali.
— Unë nuk e di, u përgjigj ai, se çfarë thonë gazetat perëndimore për çështjen e një revolte të afërt në Shqipëri. Asgjë nuk mund të sugjerojë për momentin një lëvizje kryengritëse midis popullatës sonë. Nëse kontrabanda e armëve praktikohet në rajonet tona, është ajo që është në të gjitha vendet, dhe jo siç do të donin ta tregonin ! Personalisht, nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me Shqipërinë, pasi gjithçka është e qetë atje.
— Por flitet për dy pretendentë për fronin shqiptar…
— Kjo është një shaka, sepse nuk ka asnjë pretendent që ka të drejtë froni; ata që propozohen si të tillë janë aventurierë.
— A ka shumë nga ju në Parlament për të përfaqësuar Shqipërinë ?
— Rreth 27, nga të cilët vetëm 4 të krishterë; pjesa tjetër e deputetëve janë myslimanë.
— Sa ndarje gjeografike ka vendi juaj ?
— Shqipëria është e ndarë në Shqipërinë veriore dhe atë jugore. Ka myslimanë dhe të krishterë, katolikë dhe ortodoksë por të gjithë janë shumë të bashkuar, ndryshe nga seç ndodh në vendet e tjera. Bashkatdhetarët tanë kanë ruajtur zakonet e tyre të vjetra, sepse depërtimi i ndikimeve të jashtme është i vështirë, duke pasur parasysh konfigurimin e vendit; u është kushtuar shumë rëndësi disa incidenteve në kufi me Malin e Zi, si dhe disa grabitjeve. Fakte të ngjashme përsëriten në të gjitha kufijtë, por ne nuk flasim për to. Madje, këto telashe do të vihen në rregull : Na është thënë se Bedri Pasha, vali i Shkodrës së Shqipërisë, dhe gjenerali malazez Iancovitch (Jankoviç) kanë rënë dakord për masat që duhen marrë për të parandaluar incidentet në kufi; delegatët turko-malazezë do të takohen së shpejti për të hedhur themelet përfundimtare të kësaj marrëveshje.
Ndërsa i fola lsmail Qemalit për heshtjen e disa prej kolegëve të tij në lidhje me shtypin e huaj, ai u përgjigj mjaft shpejt (ashpër) :
“— Shikoni, ditën e kaluar, në dalje të Parlamentit (Dhomës), papritmas një gazetar gjerman më pyeti : “Çfarë mendoni për dorëheqjen e Talaat beut ? Shkoni ta pyesni, u përgjigja.”. A mendoni se kisha vullnet të keq në përgjigjen time ? Në asnjë mënyrë. Nuk ka heshtje të qëllimshme (të dëshiruar), pasi ne, përfaqësuesit e kombit, nuk i dimë shkaqet e dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm. Na ka mbetur, ashtu si të vdekshmit më të përulur, të bëjmë supozime. Gjithçka ndodh midis këtyre zotërinjve, Turqve të Rinj të Komitetit, të cilët e shohin të arsyeshme që të na mbajnë jashtë zhvillimeve.
Konceptimi qeverisës i Komitetit më bën për të të ardhur keq, por ne nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me të, pasi e shohin të arsyeshme të na lënë jashtë vendimeve të tij.
Ne nuk kemi asnjë vullnet të keq ndaj shtypit të huaj, por situata shumë delikate e politikës sonë na detyron të jemi të kujdesshëm.”
Intervista jonë mbaroi dhe mund të them se pakënaqësia e bashkëbiseduesit tim nuk ishte për mua diçka e çuditshme. Të shumtë janë ata që përshpërisin kundër regjimit aktual, si midis njerëzve ashtu edhe ndër intelektualëve, dhe, megjithë deklaratat optimiste të qeverisë, një informator i paanshëm duhet të dëgjojë (marrë parasysh) fjalët e opozitës.
A. DE ROCHEBRUNE
Pa asnje diskutim , Ismali bej Vlora eshte figura me e ndritshme politike e kombit tone . ishte i ditur , i avashem , modest , i pa kmpromentuar. Te tjeret , pas tij , trasheguan pak cilesi , pa bere fjale , qe pati extreme , sic ishin : Zogu , Enveri dhe Besisha . Te tre vrane dhe prene intelektualet shqiptare pa meshire . Do thoni ju , qe revolucionet te vrasin . Pa tjeter do te kishte te vrare nga keto kthesa revolucionare , por te ishin te argumentuara .Vrasjet e A. Zogut , jane te paguara . Perpara plumbit ka masa te tjera . Le te injoroheshin , sic ndodhi me Sejfulla Maleshoven , por jo me intelektualen Kasimati dhe intelektuale te tjere , sic ben e Enveri dhe Zogu . Enverit nuk i falet , qendrimi , qe mbajti ndaj familjes se Ismail Qemalit . I pa shembellt eshte qendrimi me gjeneralet , vecanerisht , me Teme Sejkon . Berisha e ktheu vendin ne nje fushebeteje te vrasjeve monstruoze , qe do t’i zbardhi Drejtesia , qe po lind . Drejtesia , qe krijoi dhe perdori Berisha ishte atentant , kunder Shqiperise . Gjykoj se keto jane 3 drejtus shteti , qe nuk reabilitohen kurre . . Zgalem
te kater qe permend Ismail Qemali,A.Zogu,E.Hoxha,S.Berisha,
jane te vendosur ne kater periudha krejt te ndryshme,ku ne sejcilen(periudhe)problematikat apo perparesite kane qene gjithashtu te ndryshme nga njera tjetra,
*ne kohen e Ismail Qemalit perparesi ishte shkeputja e Shqiperise nga Perandoria Osmane,pra indipendenca
*ne kohen e Zogut perparesi iu formimit te institucioneve shteterore,shtrirjen e tyre ne te gjithe territorin e Shqiperise,shpallja e kushtetutes se Shqiperise,Kodi Civil,perhapja e arsimit dhe futja e frymes perendimore ne shoqerine shqiptare
*ne kohen e Enverit,ndodhi revolucion shoqeror,u ngrit per here te pare nje shtet i mirefillte shqiptar,me te gjitha parametrat e nje shteti..periudha 1950-1975 eshte periudha e arte e te gjithe historise sone,periudha. 1975-1990 filloi dalengadale renia,dhe izolimi,
*koha e Saliut,1990-2000 Shkaterrimi total i Shqiperise prej agjenturave greke dhe serbe..
2000 e kendej,me çlirimin e Kosoves fillon dhe mer veten pak nga pak Shqiperia,gjithashtu me rritjen e Turqise ne nje superfuqi ushtarake,dobesohet ndjeshem influenca greke ne rajon,kercenimet,presionet,shantazhet ndaj Shqiperise..
te gjitha do e kishin nje kosto jetesh njerezore,eleminime kundershtaresh politike,luftra te brendeshme,uri per pushtet
etj
Ne 1911 nuk ka pasur as Turqi e as Shqiperi. Qe ne fillim del qe ky artikull mund te jete mashtrim koke e kembe. As nuk e lexova.
Ne 1911 vertet nuk ka patur shtete te quajtura Shqiperi dhe Turqi, por ka pasur percaktime gjeografike te quajtura ne kete menyre. Keto percaktime gjeografike, pavaresisht se jo te saktesuara dhe shpesh fluide, ishin pjese e Perandorise Osmane. Ketu nuk ka asgje per t’u merzitur apo per t’u revoltuar!
O Zgalem, zbrit poshte o torrollak se je ftof n’tru atje lart ?
Shyqir qe doli 1 njeri te cilesoj Qendren e Qyteterimit te Anatolis (anadollit), kryeqytetin me te Lavdishem, me madheshtorin, kryeqytetn e Krishterizmit Orthodhoks, kryqezimin e rruģve dhe Kulturave, me emrin e saj te vertet KOSTANTINO-POLI.
Emer plot kuptim, plot histori …
Ne fakt emri origjinal i qytetit eshte Roma e Re (Nova Roma), keshtu u quajt kur u ndertua qyteti ne shek IV-t nga Perandori me origjine shqiptare (dardane) Kostandini i Madh! Shekuj me rradhe, per nder te ndertuesit te tij, qyteti vazhdimisht quhej Nova Roma urbem Costantinus (Roma e Re qyteti i Kostandinit). Pas shek VIII-te ne pjesen lindore te Perandorise Romane, gjuha zyrtare latine u zevendesua me greqishten aleksandrine (gjuha qe perdorte kisha lindore) dhe qyteti quhej Nea Romi Costandino poli (Roma e Re qyteti i Kostandinit). Dalengadale per arsye praktike mbeti emertimi Kostandinopoli, qe ne shqip mori formen Kostandinopoj. Nderkohe qe ne perdorim popullor emri i qytetit u shkurtua edhe me dhe shpesh quhej thjesht Poli (qyteti). Deri diten e fundit para pushtimit osman, qyteti konsiderohej kryeqyteti i Perandorise Romane dhe banoret e tij (dhe te perandorise) quheshin romej. Pas pushtimit nga osmanet ne shek XV-te per nje fare kohe u perdor emertimin Kostandiniya, qe me kalimin e kohes nepermjet gjuhes turke qe e sunduan ate, u shnderrua nga Ko-stan-dino-pol (…stan…pol) ne Istambul, prej se ciles e perdorim ne shqip Stamboll.
Nderkohe eshte edhe nje qytet tjeter i famshem ne bote, qe kur u ndertua u quajt Roma e Trete, edhe ky nje qytet i madh dhe shume i rendesishem ne historine boterore…
Sidoqofte, si Roma e Re si Roma e Trete, asnjehere nuk e arriten dhe s’kishin mundesi ta arrinin famen e Romes, qe quhet edhe sot e kesaj dite Kryeqyteti i Botes!
Prandaj “njifet” Tereza me shume ne Al-banine islamike, vegel e Papes dhe fashisteve nje misionare d.m.th se Perandori Ilyre Megas Kostandinos se ishte Greke nga Nishi i Serbise se sotme zoti me comentin Marko Bocari.
E kupton ty qe emri Kostandine nuk lejohej ne listen e emrave te Enver Hoxhes se ishte Ilyre Greke?
E kupton ty zoti Mario’s Bocaris qe ky shtet I degjeneruar i krijuar nga Deputete turq si Ismail Beu nuk ka lidhje me historine 4000 vjecare me Pirron e Epirit,me Ilyret si Kostandini qe vendosi gjuhen Greke ne Bizant dhe hoqi ate Laneten?
Ti INJORANT koke e kembe, duhet te kuptosh dhe ta mbash veth ne vesh se historia nuk behet sipas deshires se cdo karagjozi te pashkolle si puna jote! Ne histori, fakti eshte absolut ndersa vleresimi eshte relativ.
1.Nuk e di se c’do te thuash me keto shprehje fshatareske te nje deliranti per Nene Terezen, por ajo njihet ne mbare boten, pavaresisht feve qe mund te mbizoterojne ne kete apo ate vend.
2.Emri Kostandin ka qene i perdorur ne Shqiperi edhe ne kohen e Enverit, nuk ka patur asnje ndalese apo pengese per kete emer. Madje njerez qe kane patur kete emer apo si mbiemer, kane qene edhe personalitete te kohes. Truri yt i demtuar seriozisht nga padituria dhe grekezia, duhet te mesoje se emri Kostandin nuk eshte as illyr e as grek, por eshte emer latin. Kostandini i madh nuk ka lidhje me “greket”, historia eshte krejtesisht e qarte se ai eshte illyro-dardan nga Nishi dhe ka lindur ne nje kohe kur serbet nuk kishin ardhur ende ne Ballkan (kane ardhur 3 shekuj pas Kostandinit te Madh).
3.Kostandini i Madh ne kohen e sundimit te tij te Perandorise Romane (shek IV) perdori vetem gjuhen latine si gjuhe zyrtare! As mos ki asnje dyshim per kete. Fillimi i perdorimit te greqishtes aleksandrine si gjuhe zyrtare e Perandorise Romane te Lindjes, eshte bere 3-4 shekuj me vone, nga Justini dhe Justiniani (edhe keta me origjine illyre). Kjo ndodhi mbasi ishte konsoliduar feja kristiane si fe zyrtare dhe e detyrueshme ne perandori dhe greqishtja aleksandrine ishte gjuha e librave te shenjte, e perdorur sidomos ne pjesen lindore te perandorise.
4.Shteti shjqiptar i 1912-s, i krijuar nga Ismalil Qemali, nga Luigj Gurakuqi, nga Petro Poga, nga Nikoll Kacorri, nga Pandeli Cale, nga Myfit Libohova, nga Cerciz Topulli e Mihal Grameno etj etj do apo s’do ti more deficent, qofte edhe ne miniature, eshte pasardhes i shtetit te Pirros se Epirit, te Lekes se Madh te Makedonise, te Bardhyllit te Ilyrise, te Monunit te Dardanise. Kjo nuk varet nga deshira e nje te kompleksuari qesharak si ty, pasi fakti eshte ABSOLUT! Askund ne boten akademike sot nuk thuhet psh se iranianet e sotem meqe jane myslymane, nuk jane pasardhes te perseve te lashte (te cilet ishin pagane)! Ne fund te fundit as Pirro, as Bardhyli, as Monuni, as Leka e madje as Kostandini deri ditet e fundit te jetes, nuk ishin as kristiane e as myslimane! Por ti mor vogelush ke komlekse te forta inferioriteti, ngaterron kekun me byrekun!