Intelektuali korçar, Zai Fundo është një njeri që ka luftuar kundër fashizmit, i arrestuar nga Italianët dhe i internuar më pas prej tyre, i njohur si një antifashit dhe internacionalist dhe një personalitet i së majtës.
Erdhi në Shqipëri dhe luftoi me pushkë kundër Gjermanëve dhe më pas u kap dhe u pushkatua me urdhër të Enver Hoxhës dhe Stalinit. Dhe sot që Shqipëria flet për 28 mijë “dëshmorë”, një nga patriotët dhe luftëtarët e saj, që është dëshmor i vërtetë një antifashist nuk është dëshmor, por në piedestalin e dëshmorëve Shqipëria ka ata që e vranë.
Mbrëmjen e djeshme, në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, në emisionin Opinion, gazetari Blendi Fevziu, tha se një figurë mjaft e rëndësishme, një intelektual i majtë, i cili u vra nga vetë shokët e tij, me urdhër të Enver Hoxhës, është Zai Fundo.
Gazetari Fevziu theksoi se Zai Fundo, u internua nga Italianët, dhe më pas u ekzekutua nga shokët e tij, pas u torturua në mënyrë barbare.
Më tej, pas fjalës së Fevziut u publikua një kronikë e plotë, e cila tregonte mbi jetën dhe mënyrën sesi u torturua në mënyrë çcnjerëzore dhe më pas u vra një ndër intelektualët korçarë, që kishte luftuar kundër fashizmit.
“Ndërsa vendi kujton 5 majin si ditën e Dëshmorëve, duket se pjesa që lidhet me Luftën Nacional Çlirimtare është ajo që meriton dhe më shumë vëmendje, këtë radhë në një tjetër optikë.
Një vit më parë kur historiani Kastriot Dervishi publikonte një relacion të vitit ’80, deklaronte se asnjëherë nuk kanë ekzistuar 28 mijë dëshmorë. Ai thoshte se kjo shifër ka lëvizur në vite sikur të ishte një bursë financiare.
Por, nëse komunizmi rriti shifrat dhe vuri në listat si dëshmorë jo vetëm ata që ranë për vendin, duket se në vitet që pasuan, ne ende nuk arritëm të shohim në një tjetër këndvështrim ata që si viktima të komunizmit do të meritonin këtë titull.
Llazar Fundo ishte një prej tyre. Ai u ekzekutua me diagramin e Enver Hoxhës, edhe pse në fakt kishte qënë nga të parët anti-fashistë në Korçë.
“Zain e Fundos ta torturoni deri në vdekje dhe më pas ta pushkatoni, Kërkoni të japë shpjegime për këto pyetje:
Pse ka ardhur në Kosovë?
Kush e ka dëerguar dhe me ç’direktiva?
Cilat janë qëllimet e Ganiut dhe anglezëve?
Të japë shpjegime për aktivitetin e tij të mëparshëm dhe për tradhëtinë e tij.
Deponimet e Zait na i dërgoni këndej me një njeri të sigurtë.
Zaiun e vrisni andej.”-thuhej në letrën e Enver Hoxhës.
Vetë Enver Hoxha në shënimet e tij e kishte pohuar se në 7 prill të vitit ’39, përpara Bashkisë së Korçës, Zai Fundo kishte kërkuar armë për të luftuar fashizmin.
“Diktatori Hoxha në një moment e pranon dhe e thotë se Zai Fundo ka qënë një figurë e shquar dhe një intelektual.”-tha studiuesi i historisë, Niko Kotherja.
Në maj të vitit ’39, ai u arrestuar në Korçë dhe u internua në ishullin famëkeq të Ventotenes, si kundërshtar i rrezikshëm i regjimit të Musolinit.
Pas rënies së fashizmit, në vitin ’44, vetëm dy muaj përpara mbarimit të luftës bashkë me vëllezërit Kryeziu ai mbërrin në Kosovë, ku organizuan rezistencën kundër Gjermanëve.
Historiani Uran Butka thotë se “U sulmuan nga të dyja anët. Nga njëra anë nga Ushtria Jugosllave që kryesohej nga Fadil Hoxha dhe nga ana tjetër nga brigade e pestë e Shqipërië, kryesuar nga Manush Myftiu dhe nga Shefqet Peci.
Ai u tërhoq zvarrë nga Shefqet Peci pasi u lidh me një litar pas samarit të mushkës nga mali Dobrei në Kolosianë dhe më pas iu përgjigj pyetjeve që kishte caktuar Enver Hoxha dhe natyrisht Zai Fundo si një patriot, si një atdhetar dhe luftëtar antifashist iu përgjigj ndershmërisht pyetjeve. Kam ardhur bashkë me Kryeziun për të çliruar Kosovën nga pushtuesit”.
Juristi i kthyer nga Sorbona nuk ishte vetëm një kundërshtar i fashizmit, por edhe i komunizmit, të cilin në fillim dukej sikur e kishte përqafuar si rrymë .
Edhe në një dokument të CIA të vitit ’48, Fundo cilësohej si një njeri që kishte mbështetur idetë trockiste.
“Është interesante një fragment letre që a ii dërgon fan Nolit, ku thotë se bolshevizma dhe komunizma që ne donim të realizonim si Krishti, për nga ligësitë ia kalon edhe satanai”-tha studiuesi i historisë Niko Kotherja.
Zai Fundo, nje rrenegat dhe karrierist qe shkoi per lesh, se aq tru kishte!
Hajde rrumpallë hajde?
Spiuni, tradhetari, na doli fap patriot?
Dhe ata qe luftuan e çliruan Shqiperine me bllokun antifashist duolen tradhetar?
Opo hë se tosmollos u be,
Kur Mehmet Kercinjkuqi Curryshës i Ismail Shehlerit të Stambollit nga fashist qe ishte u be komunist pse jo dhe tradhetari e spini te mos behen patriot?
Komunist ishte e vrane komunistet dhe duhet te kete vdekur i lumtur prane shokeve te tij. App ta bejm hero meqe ishte komunist i sorbones.
Shume e vertete, ky ishte shurre komuniste dhe fillo greker, qe morren ate qe nerituan. Plumbin ballit.
Mut zai mut ata qe ka lene si fis mbrapa.
Zia Fundoja e dinte ch’qe bolshevizmi, ju qe e quani te drejte vrasjen e tij do te vdisni bolshevik shqiptare vrases.
A la dale nga programi fevziut Imagjinoje se e vertete mund te jete duke pasur edhe ballistin uran butka
Nje gje s’kuptoj :C’hyn Butka ketu?
N.q.s. ka qene me butken dhe kundra partizaneve te Shefqet Pecit,kjo dote thote qe ka qene tradhetar i popullit shqiptar!Si i tille,ka marre ate qe ka merrituar
Ne lufte shkohet per te luftuar!
Dhe ky per trutharet pulaxhinj ishte deshmor?
Shqiptarët janë armi të betuar të kulturës,diturisë dhe përparimit.
E keqja,cmira,xhelozia dhe urrejtja banojnë në thellësi të zemrës së tyre.
Dje,tot,përjetësisht.
Edhe une ashtu mendoj, prandaj te djegim cdo shkolle, universitet, teater, stadium, kinema, galeri, shtepi kulture, biblioteke, muzeum …qe kane ndertuar komunistet ne kete vend! Ti djegim ti shkaterrojme tani ne cast te gjitha, se jane shprehje e armiqesise qe kishin komunistet ndaj kultures, dijes e perparimit! Sa me shpejt te ngrihemi dhe ti shkaterrojme …
Ceshtja eshte se po e beme kete, s’do ngelet asgje ne kete vend ?
Komunist idealist patriot jo bithëshitës te sllavo rusët ndaj e vranë të shiturit e mugoshës.
Po c’tu desh o Llazi qe u bere me ballin
Mos beni humor ,Llazar Fundo nuk ishte ballist. Ai ishte komunist, antifashist por ishte antistalinist si Trocki e si Hrushovi me pas. Pas vrasjes se Avni Rustemit ne kongres te pare gusht 1924 te shoqerise Bashkimi Llazar Fundo u zgjodh kryetar . Dhe kur japim shoqerine Bashkimi duhet dhene edhe Avni Rustemi e Llazar Fundo. Nuk ka me fshirje emrash se nuk do xhaxhi !? Vellezerit Kryeziu luftonin kunder pushtuesve dhe kishin mision Anglez te atashuar por nuk pranonin te hynin ne Front. Kjo nuk i pelqente komunisteve. Se pastaj si Abaz Kupi, si Kryezezet, si Muharrem Bajraktari pas lufte do merrnin pjese ne votime jashta Frontit. Megjithate Fundo nuk eshte Komunisti i Pare i vrare nga komunistet. Eshte ekipi i Cetes Plake te Vlores si dhe dy nga themeluesit e Partise KOmuniste. Premte qe iku jashte, dhe Lula qe u pushkatua . Histori e gjate kjo e komunisteve/
Po Vasil Shanton e Qemal Stafen a i vrane komunistet ?
Po keshtu ka thene historiani i madh Uran Butka!
Une e besoj, po ti?
Me shume komuniste ka vrare xhelati Enver sesa vrane bashke italianet, gjermanet dhe ballistet. Kur vrau deri edhe shoket e tij me te afert, as mos pyet me. Te gjithe intelektualet komuniste te Kominternit apo ata qe kishin milituar ne Moske i griu djali i Gjylos!
Keshtu te ka thene jot’eme!? Apo je numerues i zgjedhjeve te Saliut ti dhe dini mire te numeroni ju ? ? V:D ? ?