DOSSIER: "Prapaskenat e TVSH-së në diktaturë", gazetari "veteran" sjell kujtimet e panjohura: Nga tronditja që solli ardhja e Todi Lubonjës, te progresi dhe fshesa e madhe

30 Prill 2020, 19:24Dossier TEMA

Nga Fuat Memelli

Kjo ngjarje e shënuar në historinë e Televizionit Shqiptar, më zgjoi plot kujtime edhe mua, si shumë të tjerëve që kanë patur fatin të punojnë aty. Ishte një punë që nuk e kisha ëndërruar. Botimet në shtyp qysh student dhe sidomos kursi dy vjeçar i gazetarisë që mbarova tok me rreth 20 studentë të tjerë nga  fakultete të ndryshëm, ndikuan në rrugën time gazetareske.

Një pjesë  e studentëve si Namik Doklja, Qemal Sakajeva, etj, filluan punë në shtyp, Zhuliana Jorganxhi në radio e disa në televizion. Ishte shtatori i vitit 1969, kur hyra në godinën e Radio Tiranës, në katin e parë të të cilës ndodhej studjoja e regjistrimit dhe trasmetimit. Me 60 vjet jetë, ai tani mund të quhet  i “moshuar”,  por më  i moshuar se ai është brezi im që punoi aty, i cili i ka kaluar të 70-at. Por, njeriu ron me kujtime. Disa “copëza” kujtimesh që nuk i ka tretur koha, do të tregoj edhe unë nga ato vite kur TVSH-ja  ishte ende “fëmijë”.

Kolegët që gjeta aty 

Jo vetëm studjoja por edhe ato pak zyra të televizionit, ndodheshin në godinën e Radio Tiranës. Në zyrën ku shkova unë gjeta Andon Deden, Mevlllan Shanajn, Petro Latin, Ylli Pepon, Vladimir Grillon, Alfons Gurashin, Gazmir Shtinon, Natasha Çipin, Tomor Toporen, Milto Bakën, Dhimitër Rëmbecin, Mërkur Bozgon, Kadri Metohun si dhe piktorin e parë të dekorit, Edi Hila e ndihmësen e tij, Sofika Ziri, etj. Shumica ishin ishin të rinj, beqarë, me moshë  23-25 vjeçare,  që nisnin rrugën e bukur të televizionit. 

Shefi im dhe i disa redaktorëve të tjerë ishte Kliton Gilani, njeri me kulturë e shumë fisnik. Shef tjetër ishte Fuat Bozgua, njeri i shkathët dhe me kulturë , ndërsa  drejtor i TV  qe Klimi Misja një njeri i mirë, i dashur e që nuk i bënte keq njeriu, ndërsa drejtor i përgjithshëm ishte Thanas Nanua. Kameraman në studjo qe Beqir Dërhemi, i cili kishte filluar para nesh. Ai është  kameramani i parë i TV-së. Tok me të ishin kameramanë në studjo edhe Stefan Gajo e Pali Kuke. Spikere ishte Stoli Beli, e cila bënte edhe emisione,  është e para spikere në TVSH-së. Punohej me film negativ 16 mm, i cili lahej në Kinostudjo e montohej nga gazetarët e operatorët, në fund të koridorit.

Pas ndonjë viti e ca, u ndërtua godina e re e televizionit e projektuar nga një grup specialistësh, kryesuar nga Inxh. Alfred Xhufka, i cili u bë edhe kryeinxhinier. U shtuan programet televizive me koncerte që regjstroheshin aty por edhe në natyrë; u shtuan dokumentarët  e më pas edhe filmat televizivë me regjisorët e shquar Mevlan Shanaj,  Albert Minga e më vonë edhe Ylli Pepo.. 

Më pas erdhën nga Kinostudjoja edhe Vladimir Prifti e Kristaq Dhamo, të dy regjisorë të shquar, por që nuk vazhduan shumë vite në televizion. Në godinën e re erdhën më vonë  një brez tjetër regjisorësh që gjithashtu lanë gjurmë të pa shlyera si Jani Tane, Osman Mula, Esat Teleiti, etj. Nga Kinostudjoja erdhi edhe regjisori i montazhit, Ismail Balla, i cili  hodhi bazat e montazhit profesional. Ai punoi tok me montazhieret e para të filmit si Flora Gjika, Nadia Orjeti, Mimoza Tafaj, etj. 

“Brumi” ku zinin fill emisionet e shumta, ishin redaktorët, idetë dhe skenaret e të cilëve materializoheshin më pas në ekran. Ndër redaktorët me emër do të përmendja Xhemal Maton me emisionet shkencore, i cili më vonë mori edhe titullin pas regjisor. Gjurmë të pashlyera lanë Andon Dedja me emisionin “Shqipëria –atdheu ynë”, Petro Lati me emisionin e fëmijëve e pastaj me “Enciklopedisë televizive”, Azis Gjergjin me emisionit “Ngjarje dhe data”, Flamur Topi me emisionin “Trupi dhe shëndeti”, Vladimir Grillon me smisionin sportiv, Gëzim Gjyrezin me emisionet e artit e të rinisë, Dhimitër Pecanin me emisionet e trashëgimisë kulturore, Bajram Hoxha me emisionet ekonomike, etj. 

Nga operatorët që u bënë mjeshtra do të veçoja Stefan Gajon, Pali Kuken, Bujar Kokonozin, Valter Qarrin, Astrit Omerin, Ilir Kasnecin e më pas Gaspër Shllakun, Bujar Koren, Naun Laskun, Agim Kurin, Esat Çuçllarin, operatorin e zërit Kristaq Kristo, etj. Për mua “zemra” e televizionit ishte montazhi, Në montazhin elektronik u bënë nga më të mirët, Andon Beqari, Fedra Rama, Milena Panajoti, etj. Nuk mund të le pa përmendur spikerin e shquar, të ndjerin Kiço Fotiadhi si dhe një brez tjetër të mëvonshëm si Virgjil Kulen një nga më të mirët, i cili u bë edhe drejtor i TV-së,  Silvana Braçe e Zerina Kuke, Dhimitër Gjoka, i cili vazhdon edhe sot, Tefta Radin, një nga ikonat femra të ekranit, Angjelina Xharën, spikerin dhe regjisorin e njohur, Xhelil Aliu, etj.  Inxhinier me emër kanë qënë Emil Plumbi,  Gjergj Shteto, Çlirim Balluku, Genc Tomço, etj, ndërsa teknikët e parë ishin Natasha Shuza, Spiro Qirko dhe Vezir Hoxha. Teknikë të tjerë duarartë që mbanin gjallë paisjet televizive  ishin Jani Melja,  Gjergji  Capo, Mina Shagla, etj. 

Progres, por edhe tronditja nga ardhja e Todi Lubonjës 

Një fytyrë të re mori radjoja e televizioni kur në vënd të Thanas Nanos erdhi drejtor I Përgjithshëm Todi Lubonja, njeri me kulturë të gjerë dhe me prirje liberale. Ai mbështeti kuadrot e aftë dhe filloi të largojë të paaftët . Mbaj mënd që dha porosi për redaktorët që për të kaluar “provimin” e qëndrimit ose jo në televizion,  sejcili të përgatiste një emision me temën që deshte vetë dhe kur të trasmetohej, të njoftonte Todin për ta parë. Unë zgjodha për temë të “provimit” një telereportazh me sharrëtarët e Fushë-Arrësit. 

Shkuam aty bashkë me Tomor Toporen i cili në fillim punonte operator e më pas kaloi redaktor. Qëndruam disa ditë aty dhe përgatitëm një emision të bukur për punën dhe jetën e sharrëtarëve të cilin e titullova ”Miniera e gjelbër”. Në orën e trasmetimit isha edhe aty pasi  muzika dhe titrat futeshin direkt. Sapo mbaroi emisioni, Todi mer në telefon Fuat Bozgon, shef i programacionit në TV i cili ishte në trasmetim dhe i thotë: “E pashë emsionin e atyre djemve dhe më pëlqeu shumë. I thuaj që e kaluan provimin”.  Prej lajmit që mora, fluturoja nga gëzimi. Ndër njerzit që largpi Todi Lubonja ishte edhe drejtori i Televizionit, Klimi Misja. Më erdhi keq për atë njeri të mirë. 

Nga trishtimi Klimi u sëmur, pësoi një paralizë dhe u nda nga jeta para kohe. Fryma liberale e Todi Lubonjës kulmoi në Festivalin e 11-të që u mbajt më 22-25 dhjetor të vitit 1972. Prezantues ishin Edi Luarasi e Bujar Kapexhiu, ndërsa regjisor Mihallaq Luarasi. Festivali pati muzikë të bukur dhe  ritmike, veshje më  elegante dhe një çlirim  nga qëndriumi statik i këngëtarëve. Por, gëzimi i festivalit të bukur, nuk zgjati shumë. Enver Hoxha i cili e kishte ndjekur nga Vlora ku ishte me pushime, lëshoi rrufetë për organizatorët e në rradhë të parë për Todi Lubonjën. Filluan mbledhjet për dënimin e festivalit i cili spias diktatorit kishte shfaqje të huaja, që nuk pajtohshin me moralin komunist. 

Të deleguarit e komitetit të partisë e Komitetit Qëndror,  shkonin e vinin. Dihen masat ekstreme që u morën. Todi u shkarkua dhe u çua në Lezhë ku më pas u arrestua. Drejtor i përgjithshëm rikthehet Thanas Nanua, i cili kishte dalë në pension por erdhi me propozim të Enver Hoxhës. U dënua regjisori i festivalit, Mihal Luarasi, këngëtari  Sherif Merdani, Justina Aliaj, etj. Stina e paranverës që kishte filluar të lulëzojë në radio e televizion, u përmbys. 

Thanasi që njihej për frymën e tij konseravatore u rikthye me dorë të hekurt dhe rihabilitoi njerzit që kishte larguar ose ulur në detyrë Todi lubonja. Pas Pleniumit të 4-t fryma liberale në art e kulturë u dënua në të gjitha instancat, në qendër e në rrethe. U dënua Fadil Paçrami, sekrtar i komitetit të partisë së Tiranës për artin e kulturën, etj. Më pas filloi një fshesë tjetër në radio e televizion jo vetëm e atyre që ishin marë me festivalin por u kaluan në “sitë” biografitë e gjithë punonjësve.

Nga “fshesa” nuk shpëtova as unë 

 Vazhdonin  me orë të tëra mbledhjet e partisë. Unë nuk isha në parti por fjalët dilnin. Të gjithë ishin në tension. Ndihesha i qetë pasi nuk e futja vetën te njerzit me “njolla”, pasi kisha motrën komuniste, xhaxhanë po ashtu, një kushëri të parë të babajt dëshmor, emrin e të cilit e mbante shkolla e fshatit.  Gazeari Andon Dede,  një nga më të aftët dhe kurajozët  e televizionit, më thoshte:”Kap ndonjë njeri se situata është e vështirë”, por unë vazhdoja shërbimet nëpër rrethe. 

Pas pak ditësh ishin “kopsitur” mirë personat që do largoheshin nga televizioni. Kur shkoj në mëngjes në punë, polici nuk më lejoi te hyj në godinë.”E ke emrin në listë, më tha, nuk kam çfarë të bëj”. Pësova një trishtim të madh. Më pas takova drejtorin e TV Marash Hajatin, i cili më tha:”Jeni larguar për qarkullim”. Në kuadër ku gjithashtu u ankova, më treguan dosjen time, e cila shumica ishte e zezë. Kishte vetëm një rresht që gjatë luftës familja ka mbajtur qëndrim të mirë e pastaj vazhdonte me emrat e dy kushërinjve të mi të dytë, njëri i vrarë në kufi ( siç doli më pas, ishte vrasje nga shteti) ndërsa tjetri ishte nxënës i shkollës së mesme që kishte tentuar të kalonte kufirin. U mundova ta sqaroj , por ishte e kotë. “Ne i besojmë këto që ke në dokumenta”, më tha ajo. 

Më pas mësova se karakteristikën time e kishte nxirë një sekretar partie i fshatit bashkë me ndonjë tjetër dhe jo vetëm mua, por edhe disa sinicarëve  të tjerë. Shumica e të larguarve përfunduan në rrethet e veriut, ndërsa unë pas gjashtë vjet pune në TV, më çuan agronom në kooperativën e Petrelës . Isha me fat që nuk përfundova në veri si shumë të tjerë pasi nuk dihej se kur mund të ktheshesha. 

Pas tre vjetësh  u riktheva në sektorin e filmit të Ministrisë së Bujqësisë, ku vazhdova punën me dokumentarë  dhe emisione për bujqësinë, të cilët trasmetoheshin në televizion. Pra, në një farë mënyre më larguan nga dera dhe u futa nga dritarja. Me këtë punë u mora deri në vitin 2011 kur dola në pension. Por, kudo që punova, televizioni mbeti dashuria ime e parë dhe kjo dashuri nuk harroet. Historia e plotë e Televizionit Shqiptar është pasqyruar në librin e shkrimtarit dhe komentatorit të shquar sportiv, Skifter Këlliçi.

Unë solla vetëm disa “copëza” kujtimesh nga puna ime 6 vjeçare aty, ku isha redaktor i parë i emisioneve të bujqësisë. Më pas e vazhduan këtë punë Tomor Toporja, Shkëlqim Aliaj, Thoma Tole e së fundi Marash Mirashi. Të më falin  shumë punonjës të tjerë që kanë punuar aty dhe i kushtuan jetën televizonit e që nuk mund t’i përmend. Një gjë duhet theksuar: TVSH-ja  u rit e u forcua në rradhë të parë nga pasioni e përkushtimi i krijuesve dhe sektorit teknik, pa harruar edhe bashkëpunimin me radion nga erdhën disa gazetarë, spikera, teknikë e inxhinierë.

                                                                    ***

Brezi i kolegëve të mi në televizion, ka dalë në pension. Një pjesë jetojnë në Shqipëri, të tjerë në emigracion, disa edhe kanë ndruar jetë. Pas viteve ’90, në Shqipëri lindën televizione privatë  si Top Chanell, TV Klan, Neës 24, Vizion Plus, e plot të tjerë . Dy të parët kanë ecur përpara dhe ia kaluan televizionit të “ moshuar”, por nuk duhet harruar se disa nga kuadrot që i ritën këto televizione si dhe shumë filmime të vjetra, i kanë nga TVSH-ja, i cili  mbetet pionieri i televizioneve në Shqipëri.

Boston, 29 prill 2020, dita kur në Tiranë u përkujtua 60 vjetori i TVSH-së.

Botuar ekskluzivisht për gazetën “TemA” 

 

 

 

10 komente në “DOSSIER: “Prapaskenat e TVSH-së në diktaturë”, gazetari “veteran” sjell kujtimet e panjohura: Nga tronditja që solli ardhja e Todi Lubonjës, te progresi dhe fshesa e madhe”

  1. Shaqo says:

    Zvarranik ishe, zvarranik mbete. Pate fat ti fshatar nga Gora a nga je, te mbajten ne Tirane. Pastaj akoma me me fat qe te cuan agronom ne Petrele e nuk te cuan ne veri. Cfare mostre qe je. Jazek te qofte, me mire te te kishin lene coban ne fshat.

    1. V says:

      Fuati ka care me for at e veta. Nuk ishte fati apo miqesia.

  2. nord.al says:

    Nuk keni bere ndonje shkence te madhe moj zemer.

    1. Asd says:

      Shume emra ke permendur dhe u ke bere qejfin te gjitheve perfshire Belulin. Duket sikur keni bere namin me mrekullira, nderkohe qe keni prodhuar mediokritete pa fund, bile edhe me “partishmeri”. Njerezit qe kane punuar aty jane perzgjedhur nga “dora e partise” dhe benin nje pune krejt te rendomte. Per cfare mburreni? Regjisor ky, operator ai tjetri, montazhier ai gjeniu…pfff. Te gjithe mediokerr. Pyeti njerezit cfare mbajne mend ndonje prodhim tuajin. Asgje. Asnje i talentuar, pervec …njerit …Virgjil Kule.

  3. Artikulli i detajuar ne emrat e shume figurave te RTSH por per te ardhur keq qe fare nuk kujton te ndjerin Alfred Kanini nje nder ikonat e RTSH.

  4. TURI EMIGR says:

    NJE PUNE KOLOSALE E KETYRE PIONEREVE TE TELEVIZIONTI TE PARE SHQIPTAE,,PA DIJENI NE KETE FUSHE, NE KOHEN E PRISHJES SE MADHE ,QE NGA SJELLIA E APARATURAVE NGA GJERMANIA ,INSTALIMI,DHE NISJA E TRASMETIMIT TE PARE. KETA PIONERE E VAZHDUAN PUNEN TULLE TULLE DUKE E NGRITUR TELEVIZIONIN QE TE MUNDOHEJ TI NGJANTE RAI t .ME KUJTOHET SA PUNE U DESH KUR TRASMETOHESHIN NDESHJET NDERKOMBETARE QE MERESHIN NGA RAI TE KOMENTOHESHIN NGA KOMENTATORET TANE DHE TE FUTESHI NE SFOND ZHURMA E TIFOZEVE,TE REGJISTRUAR NE STADIUMET TONA .PUNA PER PERSERITJEN E GOLAVE ,KUR PERENDIMORET KISHIN APARATURA SPECIALE .LE PASTAJ TRASMETIMI I KENGEVE TE KENDUARA NGA KENGETARET NE PROGRAME TE NDRYSHME QE TE SINKRONIZOHESHIN KENGA ME KENGETARIN..DHE QE TA KUPTOJNE TE RINJTE E SOTEM SE NE CFARE VARFERIE ISHTE SHQIPERIA TELEVIZORET ISHIN SHUME TE PAKET NE SHQIPERI DERI SA FILLOI PRODHIMI I PARE TE TELEVIZOREVE SHQIPTARE NE DURES NGA URT.MBAJ MEND NE KOHEN E DALIES SE TELEVIZOREVE TE PARE ISHTE DHE FAMILJA IME QE U PAIS.NE PALLAT U BENE ME 2 TELEVIZORA.FILLUAN KOMSHIJTE TE VININ DALE NGADALE , DUKE SJELLE DHE KARIGET NGA SHTEPIA E TYRE, RININ NDOJEHERE DUKE PARE RAI SHUME VONE DUKE U THENE PRINDERVE TE MIJ SHKONI SHTRIHUNI SE TELEVIZORIN DHE DEREN E MBYLLIM NE .I PAHARUAR KUJTIMII KETYRE, [ NJE NGA KETE NISMETARE KA QENE DHE BABAI I IM] POR JO VETEM I TYRE PO I SHUME PIONEREVE NE FUSHA TE NDRYSHME, NE KUSHTET E NJE IZOLIMI TE PLOTE, KANE BERE NJE PUNE KOLOSALE .

  5. shoku says:

    Une as te njoh personalsht e as me njeh, po duke lexuar shkrimin ,kam mendim se kujtimet jane te sakta. Nuk po i hyj ne se festivali i 11-te ishte apo jo me tendenca borgjezo-liberale e ne kundershtim me moralin komunist, po kam nje mendim se festivalet ne kohen e diktatures kane patur nivlel te larte aristik,me muzike e tekste emocionuese. Jane hymne kenget ” Keputa nje gjethe dafine”,”Rruget e atdheut na therrsain” ” Neno moj do pres gershetin…. e plot te tjera, nersa keto 30 vite nuk mbahet mend nje kenge qe te kendohet ne mase si dikur kenget e atyre festivaleve, ku diten e dyte e ne vazhdim i degjoje ne te kater anet e vendit duke u kenduar nga te rinjte e te rejat,…. Por mbeshtes plotesishte mendimin tuaj se biografia behej nga mediokrit neper fshatra ,te cilet ishin me kater klase shkolle , si rasti ne fshatin tim, por qenia sekretar partie i jepte autoritet. Ato vite , 1973-1975, biografia ishte ne rend te dites . Mashtruesta ne aparatet e partise apo organizata , shpiftin ,shtonin e i frynin edhe gjera qe s’ishin te verteta. Nuk e then nga hinilizmi,po e kam hequr mbi kurrizin tim ,kur me shpifen se tim ate e kishte pushkatuar pushteti popullor. C’do gje u hodh posht, kur shoket etij denoncuan kete maskarallek sepse duke deklaruar se im ate,sidte pushkatuar,por vdekuar nga semundja dhe varrimin ia kishin bere ata …. Po mos te kishin reaguar njerezit e fshatit ,do ishte marr per baze nje shpifje e ndyre e une kushedi ku do te kisha perfunduar…. Ndaj ta besoj ate thenien per biografine tuaj te hartuar nga sekretari i fshatit…. Megjithe ate kujtime jane kujtime ..

  6. Boston Legal says:

    Dmth tani morrem vesh dhe nje gje te re qe nuk eshte permendur ne keto 30 vjet:

    Pranvera Hoxha 17-18 vjecare ne ate kohe paska qene sebepi dhe leshuesja e rrufeve ndaj festivalit te 11.

    Really. Nga Bostoni te erdhi kjo ide. Te rra ndonje rufe e te aktivizoi memory

    Kur se paska kuptu ky fshatari qe e morren nga fshatit dhe e cuan per studime dhe e bene punojnjes te te vetmit TV kombetar, qe ajo shfaqe nuk perputhej me realitetin me jeten e halleve ne Shqiperi. Ndoshta me keta punonjesit e Artit e kultures ne kryeqytet, njerez te perkedhelur qe kishin
    “Studju” Arte ose filoqyl apo ndonje si ky agronomi (qe studjoi ekonomi po U persekutua qe e derguan agronom ne fshat) qe Si kishin thene punes ndonje Here miremengjes, por kerkonin dhe gezonin shume perfitime materiale Kur te tjeret punonin dhe dirdhnin gjak e djerse per te mbajtur eknomine, per te rruajtur kufijte qe keta bythpambuket (packa se te lindur baltrave) te flinin rehat e te kishin kohe te shikonin e kopjonin RAIn.

    Edhe pas 90 nuk ISH gati Shqiperia per ashi gjonash.
    Me gjithe punen e madhe bere per emancipimin e shoqerise e tregon koha:

    U hapen Si vaji ne lakra.

    Vajzat ne ekrane gjys lakuriq, Pa moral e pa breke, prostituta.
    Pabuke e paleke po i gjejne, keta “bossat” Kane leke pavaresisht se cjane, pleq imorale te shemtuar apo te martuar, eshte profesioni me mire vjeter i botes, kurveria.
    Njerez pamoral, ska crendesi se shume jane analfabete funktional. Rendesi Botox dhe Instagram te tjerat skane rendesi.
    Prishin gjithe rinine, kallpe.

    Ti agronomi shyqyr qe ke qene i asaj Epoke dhe familjen e paske cu ne Boston, se ketu ne Shqiperi, Si dihet Si do te te kish vajt puna, gruan do TA kishe ndare me ndonje qe vinte ne vere nga emigracioni qe kish ca Para, vajzat kush e di “balerine” ose “kamariere” ne nje lokal ose ke semafori jashte, Addresse unknown, somewhere in Europe.

  7. toni says:

    Fuat Memeli punoi shume kohe ne Shtepine e Propagandes Bujqesore dhe per shume gjera mbas shkurtimit me demek jane rrena te pastra si njeri ka qene nje skuth mjeshter i letrave anonime.Spiun edhe ne kete periudhe.I pabese kaq.

  8. NASTRADIN says:

    Ore po ky a ka qene sherbetor i propogandes se asaj Partie apo ajo Parti i paska dhene gjithnje mundesira ketij per te jetuar ne Tirane pa I bere ndonje sherb asaj Partie ; edhe kur ky i mbante te fshehur Partise se Tiranes sekrete nga gjysmen e biografise ne ate fshatin GRROPE te Devollit te Siperm?
    Mesuesi i respektuar Dh. F. kur degjonte paraqitje te dyaneshme thoshte : Mos u bej mesalle me dy faqe !
    Ne ate fshat ka shume peme drufrutore , por ka dhe Shelgje qe vetem vegjetojne pas ujit te lumit .
    Dikush ka thene : Gjeja me e veshtire per njeriun eshte te njohe vet-vehten , por gjeja me e lehte eshte qe ti pelqeje vet-vehtja .
    A nuk duket se ky e njeh vet-vehten , por edhe i pelqen vet-vehtja ?!!!
    Partise (=grupim njerezish) qe ti i ke perkitur gjithe jeten , ndonjehere mund te ju shkruash edhe per kusheririn qe i sherbente te lavdishmit Aliut te Janines ?
    Kot populli nuk e ka fjalen e urte : Fruti i dardhes pikon (bije) mbi rrenjet e pemes se vet ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje