Kryeministri Rama ka mbledhur ditën e sotme Komitetin Teknik të Eksperteve për situatën e COVID-19 dhe ka bërë prezantimin e tyre.
“Për fat të mirë rezultatet flasin vetë, ka sa që merren me komitetin. Kush janë, pse s’i njohim”, tha mes të tjerave Rama.
Ndërkohë mjeku Tritan Kalo tha se kurba ka qenë pozitive, po theksoi se është shumë e rëndësishme që kjo hapje graduale të mos konsiderohet si “shqyrje”, e ndërsa shtoi se qytetarët duhet të mësohen se COVID-19 do të bashkëjetoj me ne!
“Jemi në një stad për të vlerësuar 7 element, sjellja në mjedise familja,e sjellja në publik, distancimi publik, përdorimi i maskave, higjiena individuale ka bërë që të jemi në parameta normale.
E rëndësishme, me hapjen graduale, ajo që mua si specialist më brengos që hapja të mos konsiderohet si shqyrje, por të respektojnë rregullat duke bindur veten që do jetojmë në një kohë ku rreth nesh ka COVID-19. Nëse do të bindemi, kam qartësinë e mendimit se do jemi në një situatë optimale!
COVID-119 do të jetë i përzier në stinën e vjeshtës. Për sa kohë nuk kemi një vaksinë, do të jetë vetë imunizimi aktiv i popullatës që do të shkaktojë zhdukjen e koronavirusit. Jemi në momente të dobishme që duhen ruajtur”, tha Kalo. (TemA)
Lideri boterore qe keshillon dhe Boris johnsonin
ik se po merr permasa te frikeshme
flet per termetin,per koronen,per luften e ku di une
leri specialistet te flasin o i pa udhe
Per te miren tate e kan, se sdun ta maresh te gjithe fajin ti, per super falimentin e shqiperise