Meta "harron" kur ka mbaruar lufta, ngatërron datën dhe uron fitoren mbi nazistët

8 Maj 2020, 14:07Politika TEMA

Presidenti ka përkujtuar me një mesazh 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin. Por me një ndryshim date. E ka uruar një ditë para, sot në 8 maj.

Ndërkohë që e gjithë bota dhe kryesisht Europa, e përkujton ditën e fitores në 9 Maj.

Kështu, Ilir Meta përmes një postimi në ‘Twitter’ thekson se Shqipëria ka arsye të ndihet krenare për kontributin e saj gjatë Luftën e Dytë Botërore dhe që prej 11 vitesh është e përkushtuar si anëtare e NATO-s.

“Në 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin, Shqipëria ka arsye të ndihet krenare për kontributin e saj gjatë LIIB dhe që prej 11 vitesh është e përkushtuar si anëtare e @NATO. Të angazhuar për të përmbushur të gjitha detyrimet për të qenë sa më parë edhe anëtarë të BE”, shkruan Meta.

Kujtojmë se 9 Maji 1945 përkujtohet në cdo kryeqytet të Europës dhe kulmon kryesisht me paradën ushtarake në Moskë.

7 komente në “Meta “harron” kur ka mbaruar lufta, ngatërron datën dhe uron fitoren mbi nazistët”

  1. Agim says:

    Mos i vini veshi esht i perqendruar te pasuria qe ka fituar me diersen vall ligjet ndryshoin rri i qet se jeni i njejti brum nga 91shi ne 2020 rrin te ate mos i luani fare kenaqet.

  2. the doors says:

    Ndoshta presidenti e ka gabim por edhe Franca sot e perkujton fundin e luftes se dyte boterore.

  3. rozi says:

    Nuk punon të shtunë presidenti, ka takim me doktoreshën, pastaj do marrë malet, prandaj tha: të them dhe unë një fjalë, sa për të larë gojën.

  4. I. Storiani says:

    Perendimi e kujton ne 8 maj, lindja ne 9 maj!
    Presidenti ka zgjedhur perendimin.

    Eshte fakt historik qe kapitullimi i Gjermanise u nenshkrua 2 here.
    Stalini nuk e njohu nenshkrimin e pare.
    Perfaqesuesi sovjetik ne nenshkrimin e pare nuk ishte i rangut te duhur.

  5. Totololi says:

    Edhe ne UK 8 Maji. perkujtohet si VE Day, si fitorja ne Europe mbi fashizmin. Gjermania naziste nenshkroj 2 akte kapitullimi, nje ne 8 Maij dhe nje ne 9 Maji ne Berlin ku merrnin pjese US, GB, FR dhe BS nga fituesit dhe Gjermania e mundur nga ana tjeter. Mund te kerkoni ne Google per kete fakt.

  6. nderime says:

    The Doors ti nuk e ke gabim, ashtu eshte, por ka nje date kur eshte ngritur flamuri nga fituesit ne Berlin. Ne mund ta festojme edhe ne 1 prill por kjo nuk e ndryshon te verteten historike.

  7. KOZi... says:

    Ore Cuna jini camera e fshehet apo si !? Vendet perendimore fundin e luftes se dyte e perkujtonin me 8 maj perhera ! Se me 8 maj eshte nenshkruar kapitullimi. Ate moment ne lindje te Rusise kishte hy data 9 dhe vendet komuniste e caktuan 9 majin. Sot nuk jemi as vend komunist as ne lindje . Vendet e NATO qe kur eshte krijuar e perkujtojne me 8. Presidenti eshte i sakte ! Edhe Kryeministri deklaroi mbreme ne TV Syri qe – jam antikomunist dhe antifashist ! Tani si e kini punen ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje