Rinisja e Gjykatës së Lartë, Yuri Kim: Thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi

8 Maj 2020, 16:48Politika TEMA

Menjëherë pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, Mbledhja e Gjyqtarëve përcaktoi ndarjen e gjyqtarëve në kolegjet civile, administrative dhe penale, trupat gjykuese si dhe një metodikë mbi përdorimin e mënyrave më efektive që garantojnë shqyrtimin dhe gjykimin në kohën më të shpejtë, të arsyeshme dhe me cilësi të një numri të madh të çështjeve gjyqësore.

Në lidhje me nisjen e shqyrtimit të dosjeve të prapambetura në Gjykatën e lartë ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila shpreh urimet e saj për këtë proces.

“Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi.” shkruan ambasadorja Yuri Kim.

1 komente në “Rinisja e Gjykatës së Lartë, Yuri Kim: Thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi”

  1. Edi says:

    Rinisje me dvoran vetingun hahaha hahaha fshehu 100 milion lek prokurori komunist me familje komunistesh dhe ok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje