SHBA: Mbi 75 000 viktima, 2 448 në 24 orët e fundit nga COVID-19

8 Maj 2020, 09:05Bota TEMA

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit në 2 448 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”.

Një ditë më parë kishte 2 073 vdekje.

Numri i përgjithshëm tejkaloi 75 500 viktima dhe infeksionet mbi 1,2 milionë në të gjithë vendin.

“Në çdo hap të kësaj pandemie, presidenti Trump ka injoruar ekspertët, zvogëloi kërcënimin e paraqitur nga Covid-19 dhe mashtroi amerikanët. Dhe tani ne të gjithë jemi duke paguar çmimin”, tha në Twitter, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje