Italia do iu japë leje qëndrimi 600 mijë emigrantëve që ndihmuan gjatë pandemisë

7 Maj 2020, 22:00Bota TEMA

Autoritetet italiane kanë vendosur të pajisin me leje qëndrimi rreth 600 mijë emigrantë të paligjshëm të cilët dhanë kontributin e tyre gjatë ditëve të vështira të pandemisë duke punuar në fusha dhe duke u kujdesur për personat e moshuar në nevojë.

Mijëra emigrantë të paregjistruar punuan në fushat me të mbjella përreth Italisë dhe pse rrezikuan të arrestoheshin për shkak të masave shtrënguese të aplikuara në shumë zona për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Ushqimi që vjen në tavolinat tona vjen nga këto fusha. Tashmë është momenti që të kujdesemi për të drejtat e atyre që punuan për këto”, deklaroi ministrin për jugun, Peppe Provenzano.

Lejet e qëndrimit që pritet t’iu jepen emigrantëve nuk parashikojnë të drejtën e votës dhe janë të rinovueshme çdo 6 muaj. Ato u propozuan nga ministrja e Kulturës, Teresa Bellanova.

3 komente në “Italia do iu japë leje qëndrimi 600 mijë emigrantëve që ndihmuan gjatë pandemisë”

  1. Aleksander says:

    O pseodo gazetare/r
    Studjo se nuk e kalon klasen e 4,
    Bellanova nuk eshte ministra e Kultures por eshte ministra Agrikultures/ Bujqesis.
    Emigrant te parregjistruar ka ne te gjitha sektoret e punes ne Itali,
    Autoriteten Italiane nuk kane vendosur asgja deri sot.
    Te drejten e votes ta jep nenshtetesia Italiane dhe jo leje qendrimi.
    E kupton o eshte e veshtire?
    Shkollen e ke marua me djalin e Bosit?
    Universitetin e kam fjalen, master ku ke ba, ne Pllan?

    1. Gazeta me e lexuar shqiptare says:

      .???

  2. BENI-VENEZIA says:

    Sa kam qesh me kete komentin,si thu ai gazetari mendon se kulture e agrikulture jan e njejta gje??
    Ai gazetari qenka me shkolle shume si une me 8-vjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje