Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Suedi shkon mbi 3000

7 Maj 2020, 22:30Bota TEMA

Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi bën me dije se numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në vend ka shkuar mbi 3000 duke parakaluar kështu të gjitha vendet e tjera fqinje nordike.

Në 24 orët e fundit në Suedi 99 persona e humbën betejën përballë pandemisë së koronavirusit duke e çuar bilancin e viktimave në 3040.

Suedia ka mbajtur një qëndrim me masa shumë më të lehta kundër Covid-19 krahasuar me vendet e tjera evropiane, duke lënë të hapura shkollat dhe shumicën e dyqaneve dhe restoranteve. Ajo është fokusuar më shumë në masat e distancimit social dhe higjienën e mirë te qytetarët.

1 komente në “Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Suedi shkon mbi 3000”

  1. Kapit tupalla says:

    I bie sikur në Shqipëri të vdisnin 600 veta !
    Sukses se jo mahi ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje