Pasi doli Berisha kundër, dhe Basha refuzon ftesën e Ramës për tryezë të përbashkët: Thirrje hipokrite!

9 Maj 2020, 19:44Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha refuzon ftesën e kryeministrit Rama, për tu ulur në një tavolinë të përbashkët me të dhe Metën, për të diskutuar për anëtarësimin e vendit në BE.

Basha thotë se ka qenë pikërisht qeveria e Ramës që e ka mbajtur peng integrimin e vendit dhe ka shtuar kushtet e anëtarësimit.

Reagimi i plotë i Bashës:

Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë mbajtur peng integrimin europian të Shqipërisë dhe për shkakun e tij gjatë këtyre viteve kushtet janë shtuar nga 5, në 9 dhe tani janë 15 që duhen përmbushur. Ky është një dështim i Ramës, që nuk mund të maskohet dot pas thirrjeve hipokrite.

Pandemia për fat të keq tregoi edhe njëherë se Rama vazhdon të vjedhë dhe mashtrojë njerëzit duke i lënë ata pa ndihmën ekonomike që u takon të marrin nga shteti.

Pandemia tregoi se ai vazhdon ta përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin me krimin e organizuar në një fushatë të turpshme të pastrimit të parave të pista. Pandemia tregoi se ai e vendos veten mbi ligjin dhe kushtetutën dhe se për veten dhe klientelën e tij shkel mbi gjithçka.

Vendi tani është para një krize të thellë ekonomike sepse në vend që t’ju japë mbështetje njerëzve dhe ekonomisë, Rama po jua jep paratë e shqiptarëve një grushti klientësh dhe oligarkësh.

Kjo krizë vetëm sa nxorri zbuluar të gjitha dështimet e Ramës: shëndetësinë e vjedhur, ekonominë e rrënuar, papunësinë e rritur, varfërinë në ekstrem, dhe shtetin prej kartoni të katandisur në regjim facebook-u. Janë dështimet e Ramës që po varfërojnë përditë njerëzit, po e rrënojnë ekonominë, dhe po na largojnë nga Europa.

Zbatimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave është jetik për Shqipërinë dhe udhërrëfyesi i vetëm për nxjerrjen e vendit nga autokracia, paligjshmëria dhe kriza ekonomike, ku e ka zhytur Rama dhe regjimi i tij kusar.

5 komente në “Pasi doli Berisha kundër, dhe Basha refuzon ftesën e Ramës për tryezë të përbashkët: Thirrje hipokrite!”

  1. BASHAH ESHTE ME RAPORT
    I KAN ARDHUR “ATO” (!)

  2. Julian Marko says:

    Mire beri qe e refuzoi , sot kjo eshte jeta cdo hedhesh do presesh ………..Luli i vocer do mbetesh nje jete o karabush , shko mbas Sales shko se do besh prokopi , kjo eshte njera ane e medaljes , ana tjeter pa Salen Luli do ishte o kamarjer i shkelqyer , ose e shumta nje roje te dera e selise se PD-se …….vazhdo Lul , lere cthone , mire e mban timonin , jepi Lul ……..
    Shume e bejne fakt te kryer mndatin e trete te Rames , gabim …..13 po …..Rama luan pa kundershtare dhe me e keqja e akuzojne se do behemi Korea e Veriut , kur i fton njeriu te “luajne ” ata nuk ecin por zvariten …..e sta ka fajin Rama ….

  3. SHQIPE-FREE says:

    Ti Bashovic!!Ti Ndyresire, qe ngrite Cadra ne mese te Tiranes..dhe Bertisje Bullshet-Eu???Ti Kurve e Felliqur qe beje “Demostrata” dhe Thoje :SE DEMOSTRATA E ARRITI QELLIMIN, SHQIPERISE NUK I HAPEN NEGOVJATAT??Rope ku ti keshe..DHE CUPATA E Tua, Kurva-Hollande-Serbe do te behen…NE LITARE NDYRESIRE..dhe shiko Ruaju Mire se te ha “Kollovizhi”…me keq akoma te te gjejne ne ndonje “Kanale” ne Hollande duke Bere “Shoqeri” me Peshqit dhe Bretkosat..lol

  4. Doktor Mortja says:

    Edhe Edi Paloka ndan te njejtin mendim!

  5. Iliri says:

    O Lulush nuk di cfare flet ,kush ta pergatiti fjalimin Doktor vdekja?
    o Lul hap krahun se nuk ben per ket pune.
    Bli ndonje qese domate dhe nje qese me shega dhe cohuap nonave se ate pune a qan ti Lul. ha ha ha haaasss.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje