Analisti dhe gazetari Mustafa Nano e sheh si pozitive idenë e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. Sipas Nanos, kjo do të dekurajonte grupet kriminale.
“Më shumë se një dritare zhvillimi është një mënyrë për ta ndarë kanabisin, për ta dekriminalizuar atë si bimë. Ajo do të ndante këtë lloj aktiviteti për qëllime mjekësore.
Kjo masë do të bënte të mundur humbjen e interesit të grupeve kriminale, sepse ato nuk preferojnë aktivitete legale. Unë e shoh me simpati këtë ide”, tha ai.
Ideja e legalizimit të kanabisit është hedhur pak vite më parë nga ish-deputeti i së majtës, Koço Kokëdhima. Por për Nanon, në atë kohë, kauza u ngatërrua me atë që e propozoi.
“Legalizimi është një lëvizje të majtësh. Të djathtët përgjithësisht nuk e bëjnë. Përgjithësisht janë të majtët që e kërkojnë. Në Shqipëri i pari ka qenë Kokëdhima dhe shumë njerëz që nuk kanë simpati për të dhe duke ngatërruar personin me kauzën, ata iu sulën kauzës. Nuk duhen ngatërruar këto të dyja”, tha ai.
Sa i takon kalimit të truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë me një VKM të posaçme, Nano tha më e rëndësishmja është prishja e kontratës për ndërtimin e godinës së re me kulla.
“Nuk e di pse është bërë sepse për maxhoancën e sotme e rëndësishme do të duhej të ishte vendimi që kanë marrë për ta prishur godinën.
Nuk kuptoj logjikën e transferimit në pronësi të bashkisë. Por lajmi i mirë ishte ai i prishjes së kontratës me një biznes privat që kishte marrë përsipër të ndërtonte teatrin duke marrë edhe truall për ndërtimin e disa kullave. U hoq kjo ide, për mua është mirë.
Unë nuk kam ndonjë respekt për atë godinë. Unë doja që ndërtesa e re të mos lidhej me 7 kullat që do të ndërtonin. Do të ishte ide shumë e bukur ajo e referendumit. Kjo çështje ka provokuar debat, edhe pse për mua është absurd, mund të zgjidhet me referendum. Mendoj se një numër i caktuar firmash do të ishin të mjaftueshme për një referendum dhe të gjithë do të binin në paqe”, tha ai.
Une num e kuptij cfare te keqe ka ndertimi i teatrit be kulla apo ne kulla…Po shkoni o provinciale nje here ne Nju York e jo veten ne Nju York dhe hapni syte si jane teatrot….te gjithe ne grataçiela.
Une nuk kuptoj as qeverine qe e zgjat kaq shume kete projekt…tani do te kishte perfunduar dhe do kishim nje teater per te qene.
1. Ja dhe katunari qe lan pjatat me zezaket ne new York, nuk e kupton diferencen ,midis teatrove te ndertuar ne 1 objekt privat, ne truall priavat ne new York, me gllaberimin e traullit prone publike.
Shoku vazhdo laj pjatat ,je lodhur kot.
2. U kthye prape banditi rama te vendi i krimit. Nuk rine dot banditet pa bere droge. Cdo bandit shqiptar qe ne perendim eshte mare me droge eshte i bindur se ne perendim behet vetem droge, bile ishte njeri qe ishte i bindur qe edhe koloseu eshte ndertuar me para droge. Sepse keta bandite cdo gje dhe gjithkush qe i rrethon eshte i lidhur me drogen. Njelloj edhe edvini , sipas tij e vetmja mundesi qe ti afrohesh europes eshte nepermjet droges. Njehere me Sajen dhe tani pa Sajen. Tipik bandit.
Do dekurajonte grupet kriminale dhe do bente te flisnin veshgjate si puna jote.
Une do behem pak cinik.
Ferma e pare qe do licensohet per prodhimin e kanabisit duhet ta kete emrin e atij komandos qe u vra ne Lazarat ne aksionin kunder kanabisit.
Keshtu nje rruge dhe dy pune edhe gjakun e bejme uje dhe ujin e cojme tek mulliri i Rames qe kerkon ta legalizoje.
Zoti per ca gjera nuk duhet te kete meshire !
Vertet?! Po pse tani dhe jo me oare?! Pese, dhjete vjet me pare 5 vjet me pare?!
Apo do. Siguronte tregun Rama dhe pastaj do nxirrte ligjin?! Apo se kontrollin dot krimin dhe i jep nje koperture ligjore paaftesise per te vene krimin ne udut ? Si su vjen turp ju tregetareve te fjales!
Te ishte Sala dhe te vendoste ta prishte Theatrin as nuk pirdhte njeri.Ndersa Edi perpelitet si frikacak qe eshte.
Nuk dekurajohen jo, por do punojne me te qete dhe me shume….
Muç mos e ngatërro ligjin me anti-ligjin..
Le që në vetvete kjo ka paradoksin e vetë sipas teje Muç.
I inkurajuam deri dje (po këta që janë sot) dhe do ti dekurajojme tani..
Teoria e ujërave të turbullt e Mao Ce Dung është kjo??
E garantuar një monopol tjetër i ri në horizont…
Nqs jo në kultivim, në grumbullim e tregëtimit…
Opaaa ustallesha (me lidhje nga fshati i mamit) që po ndërton rrjetin e Farmacive (dhe tenderat e shëndetësisë e check-up) në lojë…
Oppa dhe një sektor i gllabëruar dhe monopolizuar…
Nje qeveri që nuk eshte e zonja të prishe dot as edhe nje teater të vjeter, per të ndertuar një të ri, – eshte nje qeveri që ka marre fund. Persa i takon kanabisit eshte nje thike me dy presa. Do mbillet legalisht në Shqiperi dhe do transportohet ilegalisht në Itali?! Si eshte kjo punë?! Eshte ringjallje e mafias dhe skafisteve. Dhe e Lazaratit.
Kanadaja eshte nje nga vendet e botes se perparuar qe e ka bere te ligjshem perdorimin e kanabisit per qellime rekreative.Deri tashti ,ne ate vend, nuk ka pasiur asnje shqetesim apo problem nga legalizimi I cannabis sativa.Kanadaja mund te jete nje treg gjigand per produktin tone te kontrolluar I cili eshte I nje cilesie te larte per vete kushtet nathyrre te vendit tone.
Ideja eshte shume e mire dhe perfitimi ekonomik I padiskutueshem.
Nuk ka asnje aresye perse te mos lejohet kultivimi dhe shitja e kanabisit.Kanadaja ka kohe qe e ka lejuar shitjen e lire te ketij prodhimi,per qellime rekreative dhe deri me sot,asnje problem nuk ka pasur.
Kanadaja dhe vende te tjere te interesuar,do te ishte nje treg gjigand per prodhimin tone I cili .per vete kushtet klimaterike te vendit tone,eshte I nje cilesie shume te larte.
Te ardhurat nga ky prodhim do te kishin nje kontribut I rendesishem per ekonomine e vendit tone.
Frika se do te rritet kriminaliteti nese lejohet prodhimi I cannabis sativa,eshte nje fobi e hedhur poshte nga praktika e Kanadase.Ligji perseri do te denoje ata qe prodhojne shesin pa leje kete prodhim.
Duhet aprovuar sa me pare ligji per kete qellim.
Fole njeher sakt dhe ti, vetëm titullin kam lexuar.
AQ SA I KA DEKURAJUAR DHE NE HOLLANDE O MUSTAFA HAJDARI.NDOSHTA DUHET TE LEGALIZIJME DHE KOKAINEN QE TI DEKURAJOJME AKOMA ME SHUME.