Unioni i dhomave të tregtisë: Paketat e ndihmës të mangëta, biznesi kërkon likujditet dhe lehtësi fiskale

12 Maj 2020, 23:11Ekonomia TEMA

Bashkimi i dhomave të tregtisë dhe industrisë në vend kërkon një paketë më të zgjeruar financiare për biznesin, pasi ndihma aktuale sipas kryetares së këtij unioni Ines Mucostepa ka qenë e mangët.

“ Sipërmarrësit kanë pasur goxha për të thënë, kanë qënë paketa të mirëpritura sepse kanë qenë një ndihmë e rëndësishme për bizneset e vogla. Po këto paketa kanë qënë të mangëta, për ndihmën reale që i kanë dhënë të gjitha bizneseve.

Të dyja këto paketa mund të ishin një e vetme. Sipërmarrësit kanë kërkesa sepse duan paketë të tretë ekonomike, e cila të parashikojë ndihmë për të gjithë bizneset. Në dy aspekte, likujditet masiv dhe lehtësi fiskale. 80 % e sipërmarrësve deklarojnë që po shkurtojnë vende pune. Sepse biznesi është vërtet në vështirësi.”- tha Mucostepa në Përballë.

Ministri i shtetit për sipërmarrjen Eduard Shalsi thotë se qeveria ka adresuar shqetësimet e biznesit sipas mundësive financiare që ka.
“ Ka tre kategori biznesi. Ka një kategori qe s’kanë kërkuar asgjë, kanë merak vetëm kur do të hapet.

Ka një kategori tjetër shumë të prekur, kryesisht në fushën e turizmit dhe atë të prodhimit. Këta kanë objektiv mbijetesën, se si do dalin nga kjo situatë e komplikuar. Jemi munduar të adresojmë shqetësimet e bizneseve brenda mundësive tona. Mendoj që kemi qënë të kujdesshëm në cdo hap që kemi hedhur, por duke qënë koshient që s’mund ti kënaqim të gjithë.” – tha Shalsi në Përballë.

1 komente në “Unioni i dhomave të tregtisë: Paketat e ndihmës të mangëta, biznesi kërkon likujditet dhe lehtësi fiskale”

  1. kasemi says:

    Pa tjeter parate duhet ti marre biznesi ndersa qytetaret te shofin diellin. Akoma nuk u ngopen hienat e politikes dhe biznesit. Biznesi po e perballoj mire, po nuk e perballoj ne te semes te shkoje, po nuk qe per qyetaret kujt i sherben, vetem politikes dhe oligarkeve. Nqs se eshte keshtu ky biznes nuk na duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje