Jep dorëheqjen kryeministri, akuzohet se ka vrarë gruan e parë

13 Maj 2020, 22:05Bota TEMA

Pas mosbesimit të disa ditëve më parë, ka dhënë dorëheqjen kryeministri i një prej vendeve më të vogla në Afrikë, Lesotho.

Nuk do të ishte padyshim një lajm që do të pushtonte mediat ndërkombëtare, po mos të ishte për arsyet e vërteta të vendimit. Sepse kryeministri 81-vjeçar Thomas Thabane, në detyrë nga viti 2017, akuzohet për vrasjen e gruas së tij Dipolelo, Zonjën e Parë të Lesothos.

Gruaja e kryeministrit afrikan u vra përpara shtëpisë tre ditë pas fitores zgjedhore që i dorëzoi çelësat e vendit.

Kryeministri ka qenë gjithmonë i dyshuari kryesor i ngjarjes tragjike. Çifti kryeministror ishte në proces divorci pikërisht për një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të dytë, Maesiah, që Thabane ka martuar kohët e fundit.

Protestat kanë qenë të shumta edhe brenda partisë së tij muajt në vijim, dhe kanë shtrënguar Thabane  të japë dorëheqjen, zyrtarisht “nga lodhja për shkak të moshës”.

Dorëheqja do të pranohet nga mbreti Letsie III, dhe qeveria do të kalojë në duart e njërit prej ministrave, ai i Financave, Moeketsi Majoro.

Lesotho është një nga vendet e pakta në botë që rrethohet totalisht nga një vend tjetër, në këtë rast Afrika e Jugut, dhe është një monarki kushtetuese që mbahet më së shumti në rezervat ujore të shumta, si dhe në disa nga minierat e diamanteve më të mëdha në botë.

2 komente në “Jep dorëheqjen kryeministri, akuzohet se ka vrarë gruan e parë”

  1. degelisi says:

    Edhe kryeministeri i Saukut dha dorheqen se bashku me kryeministeri i shtetit te Temes

  2. Si Ka munsi??? says:

    Po saliu qe vravu 4 ne mest te sheshit duke e pare gjith bota dhe sot e asaj dite nuk i hyri ferr ne kemb si Ka munsi? Ky tipi ne qenka i dyshuare dhe paska dhene dorheqjen e pa besushme e ku ne afrige avwavww

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje