VIDEO/ Sherr me të shoqen në banesë, kur shkon policia ai rrëmben armën dhe kërcënon efektivët

13 Maj 2020, 09:48Kronika TEMA

Një person i cili po konfiktohej me të shoqen ka drejtuar armën ndaj policisë, e cila ndërhyri për të shuar sherrin.

Mbrëmjen e së martës, pas njoftimit të marrë për një konflikt në familje në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që punonjësit e policisë janë afruar te banesa, i zoti i shtëpisë i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe ka kanosur efektivët për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre.

Nga reagimi i shpejtë u bë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i Skënder Begës, 52 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar dy armë gjahu model “Browning” dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.

Ndaj Begës materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

 

1 komente në “VIDEO/ Sherr me të shoqen në banesë, kur shkon policia ai rrëmben armën dhe kërcënon efektivët”

  1. Riedukimi eshte i nevojshem per disa njerez says:

    Mendoj se ky vete ka qene shkaku i sherrit, jo gruaja apo ndonje tjeter pjestar i familjes.
    Ceshtja eshte e zgjidhur: Ky shkon ne karantinim prane Repartit te Riedukimit dhe mbas lirimit, kthehet ne familje, ne se ata e pranojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje