Drejtori i Teatrit Kombëtar, Çuli: Godina e ka mbaruar misionin e saj, ulërasin njerëz që s’kanë parë kurrë një shfaqje

15 Maj 2020, 14:15Kulturë TEMA

Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit paditën sot për shpërdorim detyre 3 ekspertë të Institutit të Ndërtimit të cilët firmosën akt-ekspertizën inxhinierike për prishjen e teatrit.

Më një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, ishte drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli tha se që në fillimet e tij si drejtor i Teatrit i ka bërë të qarta kushtet në të cilat teatri ndodhej.

“Nuk po arrij ta kuptoj zhurmën që shkakton një godinë e cila e ka mbaruar misionin e saj dhe ndërhyrjet që i janë bërë e kanë shkatërruar më tepër atë duke e kthyer nga brenda totalisht në një godinë të arnuar.

Dhe këtu nuk iu drejtohem turmave patologjike se është e turpshme, ka njerëz që s’kanë  asnjë lidhje me Teatrin Kombëtar, përveç  Nerital Liçaj që është aktori i teatrit.

Individët e tjerë nuk kanë ardhur ndonjëherë si spektatorë në teatër dhe për axhendat e tyre politike ulërasin për diçka që nuk ia kanë idenë. Kjo është një godinë që ka humbur çdo gjë nga identiteti i saj“, – u shpreh z. Çuli.

I pyetur nëse mund të bëhet një restaurim i godinës ai tha se është e pamundur.

“Është i vetmi teatër në botë që në parametrat e tij bashkëkohor, nuk mund t’i qëndroj dot mizaskenave artistike të kohës.

Është i vetmi Teatër Kombëtar në botë që ka xhepa skenik nga gjysmë metri ku aktorët përplasin kokën me njëri-tjetrin”, – tha ndër të tjera drejtori i Teatrit Kombëtar.

Z. Çuli u pyet se pse shumica e aktorëve nuk e kuptojnë si ai pjesën se teatri ka dalë jashtë funksioni, përse nuk mendojnë dhe ata si ju, por dalin dhe bëjnë rezistencë për këtë situatë.

“Ju siguroj se 90 për qind e komunitetit artistik e ka kuptuar më në fund se kjo është një histori  që ka hyrë në një axhendë politike dhe nuk ka lidhje me një inspirim idealist”, – përfundoi  z. Çuli.

7 komente në “Drejtori i Teatrit Kombëtar, Çuli: Godina e ka mbaruar misionin e saj, ulërasin njerëz që s’kanë parë kurrë një shfaqje”

  1. ilirberisha says:

    ke te drejte more te keqen.Po kujt ti thuash ketyre gomerevet?Vjen Lulka nga Hollanda qe ka vjedhur miljona euro dhe kerkon te mbroje teatrin.u pika qe si bie zagarit,se qen seshte maskarai se eshte ùesuar si zagar i te tjerevet bytheqiri i Hollandes.

  2. bubi says:

    o sa te djeg Bexheti ty moj shoqe,te zhuriti.Behu gazetare e mbare zbato ligjet dhe percill pozitivitet.Kritiko ke te duash me fakte e prova, pa mllef e egersi,behu e civilizuar moj shoqe dhe jo, nje e dy Bexheti.Ne se je e drejte, te jesh e bindur se te duan te gjithe.Pse nuk flet e komenton si gazetaret e CCN,BBC etj.por i meshon zerit si te thone .Meshoi zerit sic e do profesioni gazetarit.

  3. Na myten baxhellat says:

    Me logjiken “mbrojne teatrin ata qe nuk kane hyre nje here” i bie qe bixhozxhiu Çuli te kete tentuar te vrasë Ramën kur u mbyllen lojrat e fatit.
    Padrejtesi e madhe!

  4. Raul says:

    O Drejror Culi e kane si merak keta te leshitlikes, nuk duan ta shembin kete gerdalle 80 vjecare se duan keta lristat e leshelise te bejne per here te fundit ne ate gerdalle nje shkuma party . Floida surratufoja do drejtoje shkuma partyn. Vajzat lriste me shkume me shalet mbi qafen e hamshoreve me tatuazhe te frikeshme, kurse ne podium Nafije fallxhorja duke u shpeguar lristave si tundet dybeku qysh ne moshen 15 vjecare sic e ka tundur ajo.

  5. tropoja says:

    po pse more derr i knaqun kujton se sot vetem ti dge ish bllokmenet shohin dhe marrin vesh nga teatri pjesa tjeter e popullit jane te pa ditur reth kultures,ka ikur ajo more servil i regjimit sot eshte kohe tjeter zgjohu nga gjumi i arrogances e i korrupsionit se jeni mbush pleshta borgjezie

  6. Aleks says:

    Mirela Kumbaro eshte mbrapa pisllekut te « mbrojtjes » se teatrit nga Budinat. Ti Quli duhet te largohesh per paaftesi. Duhet ta kishe ndaluar Uzurpimin e institucionit permes proceseve gjyqesore. Ne vend te kesaj ua la Budinave si arene shfaqjesh. 20 vjet fonde publike Budinat and Co tani duan te sigurojne dhe 20 vitet qe vijne…

  7. qulli says:

    Degjojeni kete QULLIN se ka tru prandaj e ka vene ramushi roje te godines qe te leh per te………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje