Viktor Zhusti: Politika po shpërfytyron artistët dhe i ka vënë kundër njëri-tjetrit, e trishtueshme kur shoq qorrsokakun ku na kanë hedhur

16 Maj 2020, 12:13Kulturë TEMA

Aktori i njohur, Viktor Zhusti, reagon për situatën e krijuar lidhur me Teatrin Kombëtar, ku bashkia ka vendosur ta shembë, ndërsa një pjesë e artistëve janë ngujuar te godina në mbrojtje të saj.

Aktori Zhusti shkruan në “Facebook” se në këtë situatë është e nevojshme dhe e domosdoshme më shumë se kurrë qetësia dhe mirëkuptimi, pasi sipas tij, çdo gjë tjetër, qoftë deklarata, peticione, intervista e kërcënime, janë benzinë e hedhur, në një zjarr që vetëm shkatërron.

Mes rreshtash, Zhusti shkruan se “Sikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre”.

Mesazhi i plotë:

Pergjigjet flake per flake, grupimet ne: ata te Aleances dhe ata te Turbines, etiketimet “te shitur” per njeri-tjetrin, postimi i video-inervistave “ja cka thene dje filan ikone dhe ja c’ben sot”, jane kompromentuese, te sforcuara, te shtira dhe artificiale.

Nuk ndihmojne askend, as vete ceshtjen. Ne kete situate, me shume se kurre, e nevojshme dhe e domosdoshme eshte qetesia dhe mirkuptimi. Vetem dialogu mund te sjelle zgjidhje te arsyeshme. Gjithcka tjeter: deklarata, peticione, intervista, kercenime, nga cdo pale qe te vijne, jane benzine e hedhur, ne nje zjarr qe vetem shkaterron.

Sikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre.

Le te fillojme nga dy momente qe jane emerues i perbashket: te dyja palet, e kane lidhur jeten dhe te ardhmen me ARTIN dhe po te dyja, jane te mendimit qe TEATRI KOMBETAR, meriton ngrehine dhe kushte bashkekohore. Gjendja e krijuar, adresimet dhe fjalori, nuk kane lidhje as me fisnikerine e Teatrit dhe as me qytetarine e artisteve.

S’ka pse shperfytyrohemi. Ne “shfaqje” te tilla, audicionit eshte teper i vogel dhe i perkohshem e pas tyre, gjithkush do mbetet me nje shije te hidhur. Kemi humbur shume kohe, eshte e pafalshme, te humbasim dhe njeri-tjetrin.

Ky mesazh eshte shprehje e trishtimit, kur shoh qorrsokakun ku kemi hyre apo n’a kane futur, neve qe punen cdo here e nisim kolektivisht rreth nje tavoline, ku nis te hedh e hapat e para shfaqja teatrale. Le te nisim pra edhe per kete aksion te ri, nga “puna ne tavoline”.

11 komente në “Viktor Zhusti: Politika po shpërfytyron artistët dhe i ka vënë kundër njëri-tjetrit, e trishtueshme kur shoq qorrsokakun ku na kanë hedhur”

  1. gjergji says:

    Ku eshte Bujar Kapexhiu!!!!!!!!!!!Nder demokratet e sotem e me biografi aq komuniste sa edhe Lenini do habitej(lexojani biografin e firmosur nga ai vet).E pra ai eshte “dibrani” qe e do aq shume teatrin kombetar e ne se mos gaboj ka luajtur pak ose aspak ne at teater e megjithate ai eshte shpirti I atij grupi artistesh “protestues” e si zakonisht I mshefur e pret ndonje rast te shperblehet (per lek ai eshte I zoti),por duket rrin ne hije e sheh nga larg protesten e artistave teper te parandesishem e te pavlere ne historin e teatrit kombetar,por bile te dyshuar si specialist te shume aferave hajduteske apo korruptuse.

  2. tigri says:

    Një qëndfrim parimor me fjalë të paqme. Ky është mendimi dhe qëndrimi qytetar, tej politizimeve.

    1. @tigër says:

      Eh more tigër, çfarë memorje ke!
      Pikërisht ky parimori ishte ai që filloi trafikun e drogës në Shqpëri.
      I pari shqiptar i arrestuar nga policia greke për heroinë në 1988

    2. Bureto says:

      Ndoshta dikush mund ta lexoje prononcimin e mjeshtrit Viktor Zhusti edhe si nje pergjigjene distance per shkrimin e djeshem te “qytetarit”, Andi Bejtaj ne kete gazete, ku i cilesonte R. N ndreniken me shoke artiste, por jo qytetare. Po Viktor Zhusti si i duket sot atij? Mos nje si vetja. Ndonjë alabak?!…

  3. Besa says:

    Po ata qe e mbrojne tatrin kane qendruar ketu! Na kane frymezuar me lojen e tyre!
    Ti u ktheve pas 25 vjetesh e pi na tregon cte bejme!
    Ti nuk ju bere mik xhaxhait te d te nderuar qe te rriti si birin e vet e jo neve! Bej publik qendrimin tend se jemi ne demokraci po mend mos na jep!

    1. Cudia says:

      Ti qe flet si Besa sapo konfirmove qe je copa e llafazanes qe fund hundet te punet e tjetrit. Nqs do te shprehesh per teatrin e ke goxha hapesire te shprehesh dhe te gjithe te lexojne, por te merresh ti me mardheniet midis nipit dhe xhaxhait e dikujt tjeter duhet te jesh vertet fycke apo rrote ka,,,i nga mendja. Marrdheniet ne familje shpeshhere jane teper te koklavitura dhe teper te ndryshme per te gjithe. Familnen nuk e zgjedh por ta jep zoti/natyra. Thjesht do perballesh me te. Zhysti eshte teper i respektuar per kontributin e tij ne artin shqiptar. Nqs ty nuk te pelqen mendimi i tij atehere mos e konsidero per opinionin tend. Kaq e thjeshte eshte.

    2. Suksese te metejshme says:

      Aman moj Besa se me hape barkun me llogjiken tende. Ne kete vend spi gjejne derman djalim me babane e po vriten me pushke e me thika ti na thua xhaxhai dhe nipi. Komplet jashte teme. Nqs je grua ndjej keqardhje per ate mashkull qe rri me ty. Goja jote qenka si corape leshi per dimer.

  4. Aleksander says:

    Nuk kuptoj kto injorante qe nuk duan nje teater te ri e modern,
    Po pse o pseodo artista, beheni vegel e injoratit lulzim basha?
    Po pse o pseodo artista, injoranti lulzim basha don qe ju te rrini ne nje godine te vjeter e pa asnje siguri pune dhe ai jeton ne shtepi te re te ndertuar me te gjitha kushtet e kohes.
    Po pse o pseodo artista ju sot nok jetoni ne apartamentet qe ju ka dhurua Partia e Punes e Enver Hoxha,
    Me qe ju e doni shum te kaluaren.
    Turp tju vije . Injoranta.
    Teatri nuk eshte KOLOSSEO.
    Po ku dini ju kush eshte Colosseo.

  5. qytetar says:

    Shqiperia ka pasur dhe ka, aktor dhe regjizore shume te mire . Sinqerisht merzitesh kur banditet e politikes shqiptare politizojne çeshtjen per interesat e veta.
    Dhe kulmi i kulmit arrin , kur Kryemadhi shfaqet si mbrojtese e artisteve shqiptar, turp nuk ka me turp, por turp me shume per ata artiste qe pranojne ne mes tyre fytyrat me te degjeneruara te ketij kombi

  6. drini says:

    NJe mesazh shume i drejte, por palet kane shkuar shume larg.Nuk besoj se mund te ulen e te mirekuptojne njeri tjetrin.Dhe eshte cudi e madhe pse nje pale kundershton ndertimin e nje teatri te ri A jane keta artiste apo jane politikane ? Nqs sillen si plotikane athere veri buldozerin teatrit dhe as mos i pyet , le te heddhin qeverine ne gjyq

  7. Konjak says:

    Z Zhusti , ndoshta nuk do arrihet ai mikuptim midis artisteve –nese jane te gjithe te tille – – , por se paku , te kete nje reflektim per te kuptuar mollen e sherrit . Kete percarie , tek artistet , por edhe me gjere , e ka sjelle , interesi , i nderthurur me politikane te caktuar . Ka mbetur vetem nje mundesi pajtimi , – por vetem tek artistet dhe populli- , sepse protogonistet shkaktare te konfliktit , nuk pajtohen , per asnje moment me kundershtaret e interesave te tyre . Nese ka nje deshire , per te ndertuar nje te ri , pse nuk ndertohet diku ngjekt ?!. Edhe ndertimi i vjeter ngelet , monument kulture , edhe nje ndertese e re moderne te ndertuar diku ngjetk , gezon – politiken – , artistet dhe popullin . Ku ka deshiren e mire , s’ka gje qe s’behet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje