Mero Baze: Të bësh sikur qan si aktor për një godinë e të mallkosh Ismail Kadarenë duke i uruar vdekjen, do të thotë se je armik i egër i kulturës kombëtare

18 Maj 2020, 23:27Kulturë TEMA

Gazetari dhe botuesi i gazetes “TemA”, Mero Baze reagon për një deklaratë të bërë sot nga protesta për Teatrin, ku një prej folësve nga podiumi i uroi vdekjen shkrimtarit Ismail Kadare për faktin se nuk foli për shembjen e TK.

Baze thotë se të bësh sikur qan si aktor për një godinë tallashi e të mallkosh Kadarenë duke i uruar vdekjen, tregon se je armik i egër identitetit të kulturës kombëtare.

“Të bësh sikur qan si aktor, për një godinë, e të mallkosh nga ajo tribunë Ismail Kadarenë duke i uruar vdekjen Monumentit më të madh të kulturës shqiptare, do të thotë se je simbol i linçimit të identitetit të kulturës kombëtare dhe armik i egër i saj.

Bota ka pranuar kulturën tonë nga librat e Kadaresë e jo nga tallashet e një godine që të vetmen vlerë që ka është që nuk i zuri aktorët brenda”, shkruan gazetari Mero Baze.

10 komente në “Mero Baze: Të bësh sikur qan si aktor për një godinë e të mallkosh Ismail Kadarenë duke i uruar vdekjen, do të thotë se je armik i egër i kulturës kombëtare”

  1. ben says:

    Mero djali, per sfare aktoresh e ke fjalen? Ata te vertetet kane vdekur me kohe e me vakt. Me kokrra kane mbetur si Ndrenika apo ndonje tjeter. Edhe Rikard Ljarjen e humbem kete vit. Keta te tjeret jane aktore nga halli. A mundet qe ti themi aktore disa legenave si keta qe urojne vdekjen e ikones se kultures sone? Po Sander Prosin, Kadri Roshin, Pandi Raidhin, Marie Logorecin, Tinka Kurtin, drek Lucen apo dhe mjeshtrin e roleve te vogla si Ndreke Shkjezin, apo me te vjetrit si Besim Levonja e Naim Frasheri si do ti quajme? Cfare emri tu vem ketyre aktoreve te vertete? Se te krahasosh keta lapanjozet e sotem me viganet qe permenda me siper, duke I qujature te gjithe me nje emer “aktor”, eshte mekat qe as zoti nuk ta fal dot dhe jo me njeriu.

  2. Tironsi says:

    Berishistet dhe Berisha kane qene dhe jane taleban,rasati me i ndyre,pasardhesit e tyre ne Kosove jane vetefundosesit e nazistit Albin Kurti.

  3. Edi says:

    Njs o mero populli i vertet se rruan as per teatrin as per kadaren por shikon qe ketu ka arritur fundin cdo gje varferi,taksa te larta ,paga te ulta qytetari i majt i djatht asnjeanes ha dru edhe po te shprehi mendimin e vet ose ngwl pa pun pafytyrsia arrin kulminkur ben dhe ti si i indinjuar qe nxjerr lloj lloj mallkimesh e telenovelash me pull te kuqe dhe i poston ne gazet

  4. Tomori USA. says:

    Qe ne SHqiperin tone, PD, LSI, ka mbledhur bashke me te miret edhe injorantet, ajdutet, RRugacet, kjo sdo mend e sy.
    Si ka mundesi qe nje i mare, nje injorant, nje felliqesire dhe fundurin e vendit tone, te dale ne tribune, ne prezence te organizatoreve dhe drejtuseve te PD, LSI, te shaje , fyej publikisht, Korifeun e letrave shqipe, shkrimtarin e madh, nderin e kombit zotin ismail Kadare, se, spaska folur per prishjen e nje gerdalle qe fashistet italjane e ndertuan per argetimin e oficereve dhe ushtareve te tyre.
    Zoti Kadare ter jeten ja ka kushtuar, Atdheut, popullit tone dhe me vepren e tij, madhore, ka bere te mundur qe veprat e tije te perkethehen ne mbi 40 gjuhe te botes, sot kandidat per cmimin Nobel. Antar i kushdi sa akademive prestigjoze neper bote. Mbajtes e disa cmimeve prestigjoze, qe e vleresojne vepren e Kadares dhe ne te njejten kohe, nderojne SHqiperin dhe shqipatret, kudo ku jetojne, brenda e jasht vendit.
    Si , sju tha gjuha dhe ti binte infrakt keti zagari, qe ne vend te urimit per shendet e jet te gjate per kollosin Kadare, i deshiron vdekjen, pse nuke shkroi per nje hangar, shemti e kohes, ku vec te keqiave ne shendetin e aktoreve si per dimer dhe per vere, ssherbente per asgje. Nderkohe qe, Kryeqyteti ka kohe qe duhej te kishte nje teater te ri.
    Kjo deklarat antinjerezore na ka indinjuar pa mase ketu ne Amerike. Turp, njemije here turp per kete qe e shprehu dhe per ata qe qendruan indiferet kur e degjuan, Jo policia por pjesmaresit ne proteste cuhej ta kishin zene per zverku dhe ta debonjin nga mitingu.
    Zoti marte hak per kete dashakeqesi qe mbart ne shpirt ky antishqiptar.

  5. Njerzit says:

    O Z. Mero! Erjon Veliaj 3 dite para akuzoj Aleancen per zhdukjen e 70 armeve ( qe te kohes se Turqise) dhe kostume te vlefshme e te cmuara te perdorura nga aktoret gjate 50 viteve.
    Nje dite me pas Edmond Budina mezi u pergjigj dhe i transferoi ne drejtim te M.Brendeshme i cili u duk si ne drejtim te panjohur. A ke ndonje gazetar investigativ te merret me kete ceshtje!
    Kjo sepse sonte tek Eni ishte nje tip analisti Mertiri qe deklaroi se armet dhe rrobat ( rekuizitat) ishin nen germadha dhe akuzoi Bashkine.
    Cila mund te jete e verteta kur nje dite me pare u informua se Bashkia kishte bere inventarizimin dhe marre ne dorezim materialet qe ndodheshin aty.
    Sepse eshte e pabesueshme qe nje gazetar analiste te fshehi te verteten!
    Qe ne kete rast eshte mbulim i krimit dhe fshehje e abuzim i informacionit.

  6. Pokeristi says:

    Me keto fjale te dala nga goja e kushdo qofte mbi ate tribune proteste,nixin kauzen e asaj proteste dhe prej atij momenti ajo proteste s’duhet te quhet me “Uniteti per mbrojtjen eTeatrit” ,por “Uniteti i te çmendurve faqezinj”qe duan te nxijne faqen e kombit.
    Turp,turp dhe turp!!!….

  7. den says:

    Eshte fare e qare se atyre qe bejne sikur qajne per prishjen e teatrit as i ka interesuar e as intereson teatri si object fizik .Aty e kane pasur dhe nuk kane bere asnje gje per ta ndryshuar ate apo edhe per ta restauruar me qellim qe te pakten te siguroeshin qe nuk do te zinte njeri breda.Kane qene ne krye te puneve te ketij vendi per shume kohe dhe populli i dine mire bemat e tyre.Kur i ka dale mundesia madje e kane vjedhur ate sic eshte edhe rasti i 6 milioneve qe gjoja jane harxhur per ta kthyer piramiden teater. Fati i piramides dhe gjendjes se mjerueshme te saj dihet vetem fati i atyre 6 milionve nuk dihet.Gojet e liga thone se vete “Doctor Vdekja” eshte marre me kete ceshtje se bashku me njjerezit e afert te tij.
    Atyre qe qajne per teatrin u intereson vetem kaosi dhe rremuja ne kete vend me qellim qe te ridalin ne skene e naturisht te kthejne mbrapsht edhe ato pak arritje qe jane shenuar ne drejtim te krijimit te nje shteti ligjor por edhe te njefare normaliteti.
    Varferi ka, kjo nuk ka diskutim, por kjo nuk duhet te na beje te shkojme ne nivelin e nje shteti primitiv ku nuk merremi vesh me njeri tjetrin dhe ku duam ti nxjerrim syte njeri tjetri. Varferi ka ne gjithe boten.Shkoni dhe pyesni ne Itali qe eshte ne Union Europian dhe qe eshte vendi me i afert me ne. Pyesni sa e veshtieer eshte te jetosh dhe sa e veshtire eshte te gjesh nje pune nuk po them te qendrueshme por pune.Kostot e jetese po rriten anembane globit.Shqiperia eshte nje vend i varfer por eshte goditur edhe nga dy fatkeqsi te medha qe edhe vende te fuqishme do ta kishin te veshtire per tu rimekembur shpejt.Shkoni e provoni te punoni jashte per te kuptuar sa veshtier eshte bere jetesa .Njerezit mundoen te bejne nga dy tre pune per te mbijetuar por punojne edhe protestojne kur u shkelen te drejtat brenda normave pa kaluar ne destruktivitet e shkaterrime sic ne bejme shpesh duke harruar qe ajo qe shkaterrohet tani do duhet shume me teper kohe mund
    djerse e para per ta zevndesuar.Le ta denoncojme korrupsionin qeveritar ne organet perkatse qe po dhe do te krijohen nese kemi fakte e jo me retorike boshe e studiove TV per show e per qellime te tjera. Le te behemi te besueshem me vetvehten njehere e pastaj edhe me komunitetin por edhe me gjere.Nese nuk e pelqejme qeverine zgjedhjet jane te prague i deres. Le te votojme e te zgjedhim si njerez me kulture
    ate force qe mendojme se eshte me e mira por pa ofenduar e share apo denigruar kundershtarin apo ate qe mendon ndryshe . Nje qeveri sado hajdute te jete nuk mund te bleje nje popull te tere.Kjo eshte demokracia. E kunderta QUHET ANARKI.

  8. Teuta says:

    Përse po qajnë e ulurasin .
    U bënë dy ditë nga shembja e godinës së teatrit ” Kombëtar.” Pam ditën e parë fjalime plot urrejtje për qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama. Pam gjithashu edhe përplasje midis policisë dhe qytetarëve.
    Pam e tham ?
    Pse po qajnë kaq shumë, e sidomos kryetarët e partive opozitare?
    Pa hyrë në hesapin se c’kanë bërë këto parti për teatrin, kur ishin në pushtet, por ajo që përsërisnin ishte se: “humbi historia e teatrit shqiptar”. Po pse ? Sepse u shëmb godina ku lindi e u zhvillua ky teatër. Ju nuk duhet ta thoni ,sepse kini mohuar shumë vlera të zhvillimit kulturor e artistik. Ju shkatërruat një Kinostudio, Ju shkatërruat disa teatro e sidomos teatri i estradës së Tiranës ,me një sallë ndër më të mirat. Ju,ju zotrinjë të opozitës i kini mohuar,por jo populli. Ju kini thënë e vazhdoni të thoni se ai sistemi komunist shkatërroi kulturën e dinjitetin e shqiptarit. Si guxoni ju të thoni se aty kanë luajtur korifenjtë e teatrit? Kur lindi teatri në Shqipëri ,mos në kohën e Zogut ? Ku e kini sot ansamblin e kengëve dhe valleve popullore? Ku i kini filmat Ju teë sistemit demokratik? JU nuk mbroni teatrin, madje edhe ata 2 artistë e gjysëm nuk i njeh as Tirana ,pa Shqipëria jo e jo.
    Shtrohet pyetja: ato vlera historike për xhvillimin e teatrit, me ndërtimin e godinës së re , me arkitekture bashkëkohore, me ambjente po bashkëkohore, me dy salla, përveç sallës së madhe ( këto po i citoj sipas Altin Bashës te “Provokacia”) me aktorë që duanë teatrin, do ta vdesin ,apo do ta ngjallin më tëpër teatrin ?
    Ajo skenë si ato skenat e vatrave të kulturës në kooperativat bujqësore, do të zhvillonte teatrin ? Në ato ambjente,si më tregonte një inxhinjer elektrik ,i cili kishte punuar vite të tëra në teatër, nuk largoheshim pa u mbushur ora ,pas perfundimit të shfaqes ,se kushedi mos ishte shkatuar ndonjë zjarr nga rrjeti i dobët elekruk ? Për atë skenë qani Ju artistët? Thoni se është monument kulture . Po, dakort ! Nxireni vendimin e komisoinit që e ka shpallur monument kulture.
    Po është e vertetë se aty kanë lënë shpirin shumë artistë, e u formuan si artistë të niveleve botërore, por mos të harrojmë se ajo godinë është kërkuar të shëmbët qysh në viti 1958. Naim Frashëri e Mihallaq Luarasi, ia krkuan Manysh Myftiut.
    Historia ruhet në muzeume ,e jo në arak që vijnë era myk. Ka edhe godina që ruhen si muze,po cilat godina ? Ato me tallash, atë godinë që sapo u prek nga kova e eskavatorit u shembë e gjitha ? Vallë, mos e ngatërroni me godinën e teatrit “Migjeni”të Shkodrës ? Tirana, kryeqyteti, me një godinë teatri për turp të zotit, ku edhe trupat e rretheve nuk e përfillnin e tmerroheshin, kur u thonin se do shkoni në Tiranë.
    Cili qytetar i ka parë veshjet e Naimit, Logarecit, Pitarkës, Kovacit, Mimës, Tinkës , Margarites….. ? e plot të tjerë ? Besoj asnjë,sepse janë mykur në gardarobë ,apo arka . Historia ruhet në muze. E godina e re e premton këtë . Aty do dëgjohet edhe zëri i Mojsiut të madh, i Naimit, Kadriut.. Do shikohen fotot e materjale konkrete. Do preken me dorë kostumet e tyre.
    Spektatori do shikoi shfaqe me kushte të shkëlqyera e jo te ulurasi, kur kalojnë minjtë nëpër sallë.
    Jo!Mos qani kot për atë tallash!
    Për më shume lexoni shkrimin e të madhit Pëllumb Kulla, botuar në shtypin e përditshëm. Mos vallë jeni më të dhembshur se Pëllumbi, Ndrenika, Paja, Basha e shumë të tjerë, ju që po ulurini për ate godinë tallashi. Jo zotrinjë! Ehe vlerat historike nuk mund t’i ruaj ajo stall kuajësh e përshtatur për burdello të ushtareve italian.
    Shkoni e shikoni ndryshimet që po bëhen tek “TOBI”
    Jam i bindur se, kur të mbaroi teatri, dhe para se të luaj , Neritan Licaj, do t’i drejtohet spektatorit duke kërkuar falje për të gjithë atao që ka nxier nga goja kunder Qeverisë dhe Edi Ramës. Ne jemi dëshmitarë se c’u tha e c’u bë për të penguar ndërtimin e stadiumit ” Arena Kombëtare” Po sot ? Si shikohet ndeshja ? Mos vallë duhet të ruanim ato shkallë që mernim copa kartoni ,apo gazeta për t’i shtruar se ftoheshim ? E sot po mendohet që në atë stadium të luhen edhe finale europjani. Politikanë ! Nuk u ha meraku për teatrin se vlerën e të riut e dini, por kërkoni tjetër gjë.Kërkoni votën e cila u ka lënë shënden.

  9. h says:

    Të gjithë ato shpellarë që dje dhunonin protestuesit në shesh,
    nuk kanë shkuar asnjëherë në teatër apo lexuar një libër në jetëne e vet.

  10. Berti says:

    Kjo vertetoi me se miri qe aktoret e Aleances per teatrin jane pjesa me negative e rrugaçerore e plejades se aktoreve shqiptare dhe ata qe i mbeshtesin ne proteste jane ca rrugaçe, hajdute e burgaxhij, llumi i shoqerise shqiptare , ndersa nga politika mbeshteten nga ” doktor vdekja” qe therret ne bulevard vdekje, vdekje, vdekje, nga Basha nje genjeshtar e hajdut i 230 milion eurove te rruges kombit e vrases me bresheri i 4 protestueve ne bulevard.Dhe qershia mbi torte mbeshteten nga Monika gruaja e Ilir Floririt , familja me mafioze e Shqiperise vjedhesit e floririt te popullit shqiptar e milardieret e ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje