Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit, SPAK, ka nisur hetimin për kallëzimin që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, tashmë hetimet kanë nisur për këtë çështje, por procedimi nuk është ndaj kryetarit Erion Veliaj. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ne kontaktuam me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, të cilin e pyetëm nëse do të ndikojë apo jo në hetime shembja e godinës së Teatrit.
“Hetimet që kemi nisur ne nuk kanë lidhje me shembjen e Teatrit. Janë procedura të tjera. Pra, hetimi ynë nuk ka lidhje me atë që ndodhi sot. Nuk është kompetenca jonë. Por megjithatë, nëse do kemi ndonjë raport tjetër në lidhje me këtë, që mund të jetë në kompetencat tona, patjetër që do t’u bashkëngjitet hetimeve që kemi nisur”, u shpreh Kraja për gazetën “Panorama”.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua SPAK-ut me pretendimin se kishin prova se janë falsifikuar firma dhe dokumente në procesin që po ndërmerret për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Drejtuesi i SPAK-ut, prokurori Arben Kraja, i tha BIRN-it se ka një procedim penal të regjistruar mbi bazën e kallëzimit të artistëve, por se nuk ka emër të regjistruar.
“Çështja është në hetim”, pohoi Kraja. Më 6 maj, AMT kallëzoi pranë SPAK-ut Veliajn dhe Maznikun për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të zyrtarëve që kryejnë funksione publike”.
ky eshte badigardi Kriminelve te Lalzit .
kush ishte ai bir kurve qe vuri kte plehr
ne SPAK !
Shqiptaret duan te dijne perse SPAK nuk merret me Peshqit e Medhenj qe
deklaroj Ambsada Amerikanne ,duke then se SPAK eshte ngrit me kap Peshqit e Medhenj
te Politikes ndersa sot ka Devijuar Orinetim po merret me korrje Kanabisi neper fusha ,
qe dje e bente Policia ,
dhe me Kundershtaret Politike te Peshqeve te Medhenje !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Pra ne si qytetare duam te dijme :
Ke perfaqson SPAK dhe ku jep Llogari kjo Bande juristesh ,per veprimtarie e saj ?
Ju Maskarenje s’mudet te talleni perjtesishte me ne shqiptaret .
Ju jeni qedra e Korrupsionit dhe jeni ktu sot ne rolin e Babales se Kryekriminnelit te Lalzit .
Ptuuuuuuuuuuuuuuu fare e keqe qe ndyt jeten e shqiptareve ,deri kur ???????????????
Mos e egzagjeroni,Jane bere akuza,dhe eshte e detyrushme te behen hetime.Mos kini frike,nuk eshte koha e Saliut,ka rregulla te tjera e kontrolle mbi hetuesit te tjera,jane edhe nderkombetaret qe po shikojne si i aplikojne ligjet SPAK,dhe te tjere.Ne qofte se ka shkelje ligjore,ne prishjen e asaj katrahure,duhet pranuar pa asnje medyshje verdikti,dhe kush gabon duhet te paguaje demin.Kjo eshte gjeja me normale qe po ndodh keto dite.
More ju prokurore te zgjedhur, me paga marramendese a do te beni punen tuaj apo do te jepni doreheqjen, nuk eshte detyra juaj te merreni me llafe por me pune konkrete per te cilen paguhenoi, luftoni korrupsionin e krimin ne nivele te larta mos u beni plehra edhe ju si te tjeret.