Artan Fuga: Do na rrahin e do na shkepin keq, po mjaft me thirrje për luftë trup me trup se nuk ua dalim dot

19 Maj 2020, 10:05Sociale TEMA

Artan Fuga kërkon nga opozita të bëjë politikë, jo thirrje për rezistencë trup më trup.

“Nëse opozita nuk emancipon programin politik për vetëadministrimin e institucioneve kultrore, artistike, mediatike publike, (teatri, opera, ansambli, radiotelevizioni, muzetë, institucionet shkencore, INSTAT, etj.) duke parashikuar depolitizimin e plotë të tyre, pra duke bërë edhe autokritikën e vet të thellë, edhe rrezistenca për teatrin tashmë të shembur, do të shkojë për lesh sikurse shkoi vetë teatri!

Madje do të shkojë për lesh edhe inteligjencia krijuese artistike duke mbushur radhët e të papunëve, të pijetoreve, ose të emigrantëve.

Ca duhet të lënë patetizmat uluritëse, autizmin, vetëlegjitimimin, u duket se janë mesi dhe vetëm ata janë heronjtë, duke e lënë rehat procesin e emancipimit politik, ose të kontribuojnë si ushtarë modestë për të!

Teatri u shemb. Krimi u bë. Rrezistenca fatkeqësisht dështoi. Tani luftra dhe beteja emancipuese ka nevojë të ndërmerren.

Mjaft me kundrasense, edhe do e mbrojmë trup më trup e gjak më gjak teatrin, edhe pse na ushtruan dhunë! Se hytë në një betejë trupash që dihej se e humlbnit në sekondë!

Dhunë sepse jemi pa të drejta qytetare, se nuk kemi shtet ligjor, sepse nuk kemi legjitimitet si qytetarë pa statuse juridike. Pa këto do të na rrahin e do të na shkepin madje!

Cfarë ekspertësh doni! Pse pak ekspertë shërbëtorë ka? Cfarë gjykate kushtetuese doni? Gjykata kushtetuese është me shumicë nga partia në pushtet! Cfarë kërkoni nga populli, të bëhet guerrilas profesionist??? Lëreni mo qytetarin rehat. Ai rreziston mijra herë më mirë sesa ne në format e tij, por ne na duket se rrezistenca jemi ne, sikurse i duket atij se shteti është ai!

Cfarë simetrie e çmendur! Vajte ti te minatorët, po te studentët, po te naftëtarët, po te pedagogët, po te astiriasit – veçse për të larë gojën -, përse do të vinë ata te ne, cfarë legjitimiteti kemi më shumë ne sesa ata që nënshkruan peticionin e qelbur të shkatërrimit të teatrit – dhe tani thonë se nuk e kemi nënshkruar – (shërbëtorë të ndyrë të selinizuar).

Mjaft me rezistencat trup më trup rrugëve që mbarojnë si shashka!

Shihni teatrin te Pallati i Kongreseve për të kuptuar se themelet e kulturës dhe artit të cliruar nga politika nuk mund të ngrihen nëse populli nuk ka të drejtë të zgjedhë përfaqësuesit e vet!

Mjaft me ulurima histerike që na fshehin thelbin ku po humbim gjithçka, po humbim veten”, shkruan Fuga.

(TemA)

5 komente në “Artan Fuga: Do na rrahin e do na shkepin keq, po mjaft me thirrje për luftë trup me trup se nuk ua dalim dot”

  1. Fugo putane se do ta shkerdhej cte permban rrugeve
    rraca e mutit
    nuk e kuptoj perse nuk shpallet Partia e Shkedhatave ne ate vend
    mi grumbullu gjithe analistet ,gazetaret e c’ju permban pragu
    ne nji Bordello me tana

  2. gloria says:

    Fuga eshte nje i cmendur psiqik.

  3. Roberto says:

    Fuga ca dhune u ushtrua ndaj jush?? Ju shkelni ligjin dhe mendoni se policia do t’ju lutet?? Aman dilni nga Teatri? Aman mos bertisni,mos shtyni,mos qelloni me gure?? Ca doni ju?? Shko shiko ca ndodh ne bote. E kapi njerin policia Amerikane dhe e perplasi ne toke,me tuc e jo me delikatese. E perplasi sepse kundershtoi policin. Hape dhe shikoje ne internet se e gjen ti. Mos flisni si e ema e Zeqos ne maje te thanes se ne fakt shume nga ju veprojne si ajo femra qe iku nga shtepia dhe vajti te flinte me mullixhiun prandaj ka mbetur shprehja popullore : Per inat te sime vjehrre do shkoj te fle me mullixhiun.

  4. Tomorri says:

    Artan Fuga!
    Edhe ti je nje nga ata qe kritikon!
    Nuk mund te luftoje per demokracine,shtetin ligjor etj nje opozite,qe ka qene bashkefajtore e tere rrenimit te shtetit shqiptar!
    PD-ja e sotme,bashke me PR,SLSI etj jane fajtore se e grabiten kete popull,e percane se kurre nuk luftuan te ngjallin shpresen se ky vend mund te behet!
    Vetem nje opozite re,e pa perlyer me krime,qe do te distancohej nga e kaluara kriminale e saj,mund te ngjalle shprese ne popull!
    Vetem nje opozite e re,qe do te beje kauze hallet e popullit,mund te beje te mundur,qwe populli t’i shkoje pas!
    Se nje opozike,qe si slogan ka vetem “Rama ik”.qe te vije Basha,kurre nuk do mbeshtetet nga shumica e popullit dhe kurre nuk do vije ne pushtet!
    Ka qene idiotesi,qe kjo opozite sajoi “babalen”,”pergjimet e votimeve”.”teatrin”,”kendet e lojtave” etj,aq sa beri kundershtare te gjithe nderkombetaret!
    Fakti,qe sot bota ka pranuar sundimin monist te nje partie ne Shqiperi,verteton me se miri deshtimin e politikes opozitare te ketyre lamasheve opozitare,qe pretendojne te na qeverisin!
    Dhe vulen perfundimtare,te djallezise se tyre e kane vene per turpin e tyre,per deri sa ngulin kembe te mbrojne bashke me PS-ne sistemin zgjedhor aktual,proporcional rajonal me lista te mbyllura,qe ka rrenuar demokracine dhe i ka grabitur shqiptareve …SOVRANITETIN!
    Edhe kjo opozite ka interes te sundoje me kete sistem kriminal,se po te ishte ndryshe,qe ne fillim duhet ta shpallte para popullit se jane per “Sistemin mazhoritar me lista te hapura” ku populli te jete sovrani e jo kryetaret e partive!
    Vetem nje reagim i fuqishem popullor me mbeshtetjen e ndershme e te sinqerte te faktorit nderkombetar,do te beje te mundur,qe kjo klase e deshtuar politike te dorezohet dhe te triumfoje progresivja!
    Tragji-komedia me teatrin eshte nje loje,qe u sherben 2 partove te medha,qe te copjne gjoja reformen zgjedhore ne kalendat greke!
    Zgjohu,o popull dele dhe mos e bej si gomari,qe kur po e shqyente ujku ai lutej ishalla jam ne enderr!

  5. Zigur Qarri says:

    Vazhdon idiotizmat halucinante ky profesoruci shqupis, kurre nuk te zhgenjen ne thellesine e budallalleqeve qe poston lart e poshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje