“Pikëllimi i netëve kosovare”: Për Edi Ramën, piktor

19 Maj 2020, 10:37Kulturë TEMA
“Pikëllimi i netëve kosovare”: Për Edi Ramën,

Unë nuk jam më Edin me asnjë politikan, as në Kosovë e as në Shqipëri. Jam kritik i artit. Kur e shikova pikturën e Edi Ramës “Pikëllimi i netëve kosovare” ndikoi thellë në shpirtin tim.

Nga Ilir Muharremi, kritik i artit

Artisti politikan ndoshta do t’i bënte mirë politikës, ndërsa politikani artist do t’i bënte dëm artit. I pari do ta stolisë politikën me hijeshi, me ngjyra, estetikë, intensitet të lartë që japin përjetime dhe ndjesi që deprton thellë në shpirtin e secilit derisa i dyti rrënjësisht do ta shkund dhe dobëson artin me gënjshtra, mashtrime, vulgarizma. Komunikimi ëngjëllor do të zëvendësohej me atë djallëzor. Edhe te i pari jemi skeptik ngaqë braktisë artin-sinqeritetin për t’u bërë politikan shkatërrues sepse atë që e ndërtojnë artistët , politikanët me një të rënë të lapsit e shkatërrojnë.

Kryeministri i tanishëm i Shqipërisë Edi Rama ishte artist, por a duhet të mbaj atë anën artistike, apo të mburret me atë se ishte artist dhe do të mbetet artist. A është artist? Nga imazhi duket si artist e në veprimtari mungojnë krijimet e vazhdueshme. Marrim këtu një pikturë të Ramës me titull “Pikëllimi i netëve kosovare”. Ishte 25 vjeçar kur e krijoji këtë vepër. Kjo pikturë ka qenë pjesë e ekspozitës së 45-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë dhe mësojmë se mes pikturave më të mira është zgjedhur në vitin 1989 kjo vepër kushtuar dramës kosovare.

Vepra është e një natyre kubiste në të cilën dominojnë portrete shkëmbore malësoresh dhe duken shumë të gjalla të bëjnë të ndjesh pulsin e vërshimeve pasionuese të prekshme. Është e pasqyruar me ngjyra kafe, dikund edhe e kuqe e përzier e shkrirë në tonalitete të shoqëruara me oker. Thuhet se piktura rrëfen problemin e vrasjes dhe çastin e varrimit të Jusuf Gërvallës (1945-1982). Dikund mund të gjejmë se bëhet fjalë për vrasjen e Bajram Currit, ndonëse mund të asocojë me kostumet e personazheve që identifikojnë kohën. Në art shpesh përdoret përveç ngjyrës dhe formës edhe simbolika. Petku i veshjes kombëtare te heroi mund të përdoret si simbol atdhetarizmi dhe patriotizmi. Kjo vërshohet në artin modern pra lëvizja në kohë me anë të veshjes.

Tema në pikturë është shumë e prekshme duke krijuar ura të shpirtit dhe ndjenjës e që lëviz botën tonë të brendshme pavarësisht në cilen kohë ajo vështrohet. Figurat janë të renditura në një kompozicion horizontal, një grup malësorësh të veshur me kosutme tradicionale e që në krahë dhe në duar mbajnë pushkët. Nga tërësia kompozcioni merr pamjen vertikale. Në pjesën e poshtme të pikturës qëndron i shtrirë heroi i cili është i vrarë sepse mbi të janë njolla gjaku. Nëse gjurmojmë më thellë në pikturë mund të gjejmë edhe Azem Galicën. Piktura më mirë do ta mbarte emrin “Epikë Kosovare” se sa “Pikëllim i netëve kosovare”. Aty mungon pikëllimi, ndjesia e pikëllimit për ta lëvizur universin tonë të brendshëm, t’i zgjoj shpërthimet galaktike. Këtu unë shohë njerëz të qëndrueshëm, burra trima që nuk duan ta dinë për pikëllimin, vuajtjen dhe brengën.

Pastaj sodis shkëmbinj të konfigurar me frymën kubiste të Zhorzh Brak. Unë shohë qëndresë promethiane si produkt të heroizimit që krijohet përtej simbolikës. Thelbi i veprës shkon me tej epikës pra te tragjedia.

Ku mund ta shohim këtu pikëllimin dhe a është qëllimi i shpërfaqjes së pikëllimit? Te vrasja e pastaj te varrimi dhe ja vdekja shfaqet në pikturë si siluetë pikëllimi dhe lotë, por vdekjen Rama e ngritë mbi historinë sepse vdekja këtu shënon historinë e jo pikëllimi. Me vrasje figura hyn në histori.

Guximi i Ramës është se piktura e tejkalon kohën nuk i respekton kriteret e realizmit socialist, ngritët mbi kubizmin e Pikasos. E bukura e saj është drita mbi elemenetet kubike veçanërisht te pjesa e shkëmbinjëve e që përplaset te shpella malore e cila qëndron si arkitekturë në pikturë.

(TemA)

12 komente në ““Pikëllimi i netëve kosovare”: Për Edi Ramën, piktor”

  1. Ne ato maja rripa rripa says:

    Bukur shume vella, e thene thjeshte dhe shume qarte per kete djale te bute qe na shorti ta kemi edhe kryeminister

    1. Fari says:

      haaaa o sa kom qesh. me kete koment!!!
      Ore po kaq pak ju paguan fuga per keto komente saqe nuk e ndryshoni as doren, po i vetem i beni copy-paste njeri tjetrit.

      Keq e paska rama punen, pale sa po i djeg bytha derisa ka leshuar ju ushtaret te mbushni portalet me komente.

      1. Alfred .P says:

        O Fari, po ku ke kapacitet ti te lexosh kritika arti. Per ty ka vetem vrer e llum. Ne ate stan derrash vegjetoni ti dhe kush eshte mbrapa teje qe te paguan xhelepin e dites. E kudo qe shkoni e merrni thesin me llum vete e u a hidhni njerezve pa teklif se nga llumi vini e ne fund te dites aty do shkoni.

  2. Kazani says:

    Oxhak i bukur ne foto. Ka shije qerratai

    1. vang says:

      Me duket se studio nuk eshte e tija,keshtu qe oxhakun e ka zgjedh i zoti.Me kete nuk them kurrsesi se Rama nuk ka shije,perkundrazi.Vetem pastrimin e Lanes kujto.

  3. Donald says:

    Tani ca, po na del me demek qe rama eshte artist. Dhe pikerisht tani ne kulmin e pisllekut me teatrin.
    Shume dobet si tentative, vetem sa tregon se rama e paska keq punen.

    Lum si luli, merr leket nga rama te beje sikur i djeg per teatrin dhe i fut nje gjume te vila, buze pishines. Nuk ben as piktura :).
    O lul je njeri me fat, sa te kesh ramen kryeminister do tallesh trapin dhe do besh lek pafund.

  4. Jimi says:

    Per politikanin flasin dhe jo politikanet, ndersa per piktorin, me se shumti duhet te flasin piktoret.

  5. Jimi says:

    Per politikanin flasin edhe piktoret dhe jo politikanet, ndersa per piktorin, me se shumti duhet te flasin piktoret dhe fare pak politikanet.

  6. Kerkushi says:

    Thone qe Rama ka edhe nje bythe te mire shume, pastaj a e lepin a e qin, kjo varet.

    1. Kujtim says:

      Kerkush je e kerkush do mbetesh gjithe jeten.

      1. Kerkushi says:

        Po, po me kujtohet.

  7. Onufri says:

    Edhe shkrimi por edhe vepra, per turp te zotit, shkrimi nga nje analfabet as qe e ka idene e artit, piktura per turp, plagjiature gjoja kubiste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje