Shembja e Teatrit, anëtari i PD: Basha s'është Supermen që t’i merrte t’i përplaste për muri fadromat dhe të gëlltiste gazin si një trim i rrallë. Mos thoni që opozita s'ishte aty

19 Maj 2020, 11:58Politika TEMA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli reagoi për deklaratat e mëparshme të krerëve të opozitës “shembja e teatrit kalon mbi trupat tanë”.

Sipas ish deputetit Kadilli, opozita ishte e pranishme natën që u shemb Teatrit me përfaqësues të lartë të saj të cilët u dhunuan prej policisë.

“Ngjarja e shëmtuar e shembjes së Teatrit është një moment përcaktues.

Opozita ishte në misionin e saj më thelbësor. Të gjithë qytetarët kanë parë që Edi Rama qeveris me arrogancë dhe paligjshmëri.

Këto janë shumë të qarta nga sjellja me Teatrin. Kemi të bëjmë me një regjim dhe jo me një qeveri. Edhe nëse do t’ia dalë të ndërtojë teatrin e ri do ta ketë në shërbim të kullave që do të ndërtohen mbrapa.

Ne nuk e mbrojtëm dot godinën, dukshëm kishte një shproporcion forcash. Opozita ka fjalën, por ka edhe trupin  e vet nëse është nevoja. Por mos thoni që nuk ishte opozita.

Disa përfaqësues të saj u morën zvarrë përpara se të fillonte prishja. A do bënte Basha diçka më shumë nëse do të ishte aty?

Nuk besoj se është një Supermen që do t’i merrte t’i përplaste për muri fadromat, policët. Do gëlltiste gazin si një trim i rrallë. Mos e kthejmë në një moment përplasje. Lulzim Basha nuk do ishte aty gjatë gjithë kohës”, tha Basha.

8 komente në “Shembja e Teatrit, anëtari i PD: Basha s’është Supermen që t’i merrte t’i përplaste për muri fadromat dhe të gëlltiste gazin si një trim i rrallë. Mos thoni që opozita s’ishte aty”

  1. Arbeni says:

    Sa hundë të gjatë që ka, çudi.

  2. ben says:

    VK.Duhet me degju te gjithe budallejte dhe budallalliqet e tyre.e kuptoni,po flet Kadilli.VK.

  3. Loku says:

    PD gabon kur merr persiper gjera qe nuk i realizon kurre
    dhe duken mashtrime kur nuk realizohen.
    Tani ka premtuar se do te ndertoje edhe njehere teatrin sic ishte.
    Duket qarte se eshte genjeshter. Nga keto lloj premtimesh PD thote perdite.

  4. Saimir says:

    Po mor kari po. Flisni flisni se ju rre mendja se ju beson njeri.

    Ik or kar shko kap ndonje lek dhe ti nga ato qe ka marre basha per kete pune, dhe mbylle gojen se nuk ju degjon me njeri. Jeni komplet te mbaruar, jeni kthyer ne bythen e rames.

  5. Bedriu says:

    Po Sorina Kotte, cfare mendimi ka ?!

  6. Babale says:

    Ky fillosofi tani e mori vesh raportin e forcave? Nuk po flase per forcat policore e shteterore, po flase per raport forcash, maxhorance-minorance brenda komunitetit te artisteve.Nuk e dinin ata qe mbronin karakatinen se ishin minorance ne raport me ata qe jane per ndertimin e nje teatri te ri? Kush i dha te drejte kesaj minorance te paligjshme te pervetesojne nje objekt shteteror? Mbi c’ligj u mbeshteten keta qe e mbanin peng kete institucion shteteror? Kur vjen puna qe shteti ne baze te se drejtes ligjiore kerkon te vendos kontroll te plote mbi objektet qe ka nen administrim, keta te paret flasin per shkelje te se drejtes dhe ligje demokratike!? Prisni se nuk keni pare gje akoma!

  7. Andi says:

    Në orën 4 Luli është në gjumib e 7 o bolo

  8. Populli says:

    Po ju jeni kaluar supermenave,ju te veni vize te kuqe,po s’keni sy me pa,qe ky popull ju ka vene vize te kuqe dhe te zeze,ju jeni trima kur beheni bashke,por ju jeni aq legena dhe te pabese,sa suleni si hijena aty ku gjenden njerez te patakatshem,ju jeni rrugacer te deklaruar dhe ti ndermjet tyre,te filmuar me ze e figure,po iku ajo kohe,tani ka ceco bicak-thote populli,ju preu ne bese Rama qe prishi teatrin,po pse nuk ju mjaftoi vendimi i K.Bashkjak,apo donit ndonje ftese ne menyre nominale,pastaj ju herojte e kohes ,aty ishit,ju cate televizoret,se do beheshit Mic Sokola,Vojo Kusher e cfare su bete,pse se mbrojtet teatrin,ate objekt populiti,si ato baraket e kantjerve te ndertimit,qe ndertoheshin nje kohe,ju nuk keni asnje argument teknik dhe llogjik,se si mund ti dalesh per zot nje karantine,po gjithsesi ju jeni ata qe keni qene,prandaj rrini aty se mire jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje