Donald Trump zgjat pa afat kontrollin kufitar për dëbimin e migrantëve

20 Maj 2020, 10:44Bota TEMA

Administrata e presidentit Donald Trump ka urdhëruar një zgjatje të pacaktuar të një urdhri që lejon kontrollin kufitar për dëbimin e  migrantëve pa dokumente, duke përmendur mbi të gjitha shqetësimet e shëndetit publik mes pandemisë së koronavirusit.

Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rinovoi urdhrin e mëparshëm, i cili lejonte agjentët e kufirit të kthenin migrantët pa dokumente në vendin e tyre të origjinës.

Trump është përpjekur të kufizojë mekanizmin e procedurave për migrantët pa dokumente që mbërrijnë në SHBA nga Meksika dhe që kërkojnë azil.

Sipas urdhrit të CDC, autoritetet e shëndetit publik nuk kanë aftësinë për të monitoruar migrantët pa dokumente dhe ekziston “pasiguri që të huajt të jenë në gjendje të vetëkarantinohen, të izolohen ose të respektojnë udhëzimet ekzistuese për distancën shoqërore “nëse lihen të lirë”.

1 komente në “Donald Trump zgjat pa afat kontrollin kufitar për dëbimin e migrantëve”

  1. Agim says:

    Ligji i riempiti me kujton ndarjen e 2 boteve komunizmi dhe kapitalizmi komunizmi ka jetuar pa probleme nga mielli nga barat dyeret eshtepive rrinin hapur sot ne kapitalizem esht tmerr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje