Gjobitja e emigrantëve, Rama jep lajmin e rëndësishëm: Greqia do i rishikojë, në të kundërt i rimbursojmë ne 100%

20 Maj 2020, 19:36Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se autoritetet greke do të rishikojnë gjobat e vendosura ndaj emigrantëve shqiptarë që iu kaloi afati i qëndrimit në vendin fqinj pasi u bllokuan për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rama thotë se edhe në rastet kur gjoba nuk do të anulohet nga pala greke, qeveria shqiptare do t’ua rimbursojë në masën 100%.

Postimi i Ramës:

NJË LAJM ME RËNDËSI

Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare, te cilet kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit.

Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19.

UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

2 komente në “Gjobitja e emigrantëve, Rama jep lajmin e rëndësishëm: Greqia do i rishikojë, në të kundërt i rimbursojmë ne 100%”

  1. "Emigranti"nga Anglia. says:

    O Gazetar…po kuptoheni dreqi e hongert qe ata qe kane marre gjobe, nuk jane emigrante pasi nuk emigruar per te qendru ne greqi.Jane shtetas,qytetar shqiptare qe shkun per vizite dhe ngecen ne Gr.Vizitoret,Turistat,punetoret sezonal,ça kalon kufirin ,quhen emigrante per ju e???Mjer ne per gazetari qe kemi.Madje madje,edhe ato shtetas shqiptar qe vertet kane emigruar ,punojne dhe jetojne ne vend te huaj,ju skeni te drejt ti quani emigrante.Shqip,Diaspore,mergimtare,ose shtetas shqiptar qe jetojne e punojne jashte.Zgjidhni fjale më me dinjitet per ato qe u rropaten e lane kockat ne vend te huaj qe te rrini ju kafeneve e tboni palle andej,ok??

  2. "Emigranti"nga Anglia. says:

    Ju lutem,ndryshoeni titullin.Eshte e turpshme.Te paktën,Citoni kryeministrin ku thote “Qytetaret Shqiptare” qe kane marre gjobe.Pse na qenkërkan emigrante sipas gazetarit,apo gazetares tuaj?Nuk ka gazetari ne bote qe diskriminon qytetaret e vet me kto emërtime.Une jetoj ne Angli dhe nuk mund imagjinohet dot qe nje media angleze t’i thote anglezeve qe kane vendos te jetojne jashte(Australi,Kanada,Usa,Zelanda re,kudo ka Angleze)Me termin “English Immigrants”Kurren e Kurres.Ne anglisht u thone “Expats “Nje term shume dinjitoz.Ndryshoeni titullin pasi nuk behet fjale per Shqiptare qe kane vendos te jetojne ne Gr por Vizirore Shqiptare qe shkuan per vizite dhe jo pwr emigrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje