Bamir Topi: Edi Rama është autori i shkatërrimit të fizionomisë së kryeqytetit

21 Maj 2020, 09:35Politika TEMA

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur të mërkurën se kryeministri Edi Rama prej 20 vitesh ka pasur në dorë fatet e zhvillimit të kryeqytetit.

I ftuar në emisionin “Në Fokus” në televizionin TVT, Topi theksoi se gjatë këtyre dekadave pamë sfumimin e memories historike të këtij qyteti, si dhe orientimin pa asnjë lloj fizionomie drejt betonizimit të tij.

Ai tha se Tirana nga një qytet urban, tani është kthyer gati-gati në një fjetore të madhe, duke i hapur rrugë lulzimit të ndërtimeve dhe bizneseve e shumë njerëzve pa asnjë lloj dëshire për Tiranën.

Në cilësinë e një qytetari autokton, i cili është rritur me një memorie tjetër të qytetit, kam përpara gjithë këtë pamje që ka pas Tirana, që nga koha kur po prishej pazari i vjetër dhe po ndërtohej pallati i madh i kulturës, ndonëse se isha në moshë shumë të vogël”, tha ish-presidenti.  

Topi, deklaroi se sa mban mend ai, qyteti në mënyrë krejt graduale filloi të shpërfytyrohej, por sipas tij, shpërfytyrimi i vërtetë i Tiranës ndodhi gjatë viteve të tranzicionit dhe padyshim një nga personazhet më përgjegjëse për një transformim të tillë, pra të shkatërrimit të fizionomisë së Tiranës është kryeministri aktual, Edi Rama.

Unë jam shprehur para disa ditëve në vigjilje të prishjes së Teatrit Kombëtar dhe natyrisht e kam parandjerë se teatri do të shkonte deri në shkatërrim, sepse në politikë nuk mjafton të shohësh ngjarjen në ekstrem por duhet të hysh të shohësh personalitetin e individëve të pushtetshëm, në rastin konkret të kryeministrit Edi Rama.

Unë kam parë tek ai një përpjekje titanike dhe konstante duke filluar që nga koha kur ai ishte një ministër i Kulturës dhe në vazhdimësi. Ai ka qenë jashtëzakonisht i vendosur që teatri të shembej për t’i hapur rrugë një teatri të ri. Kjo luftë ka qenë konstante, por herë shuhej dhe herë aktivizohej si puna asaj vatres së zjarrit dhe ja ku jemi tek e fundit, ai e vendosi dhe e shembi”, tha ai.

Sipas tij, ndarja e kategorive të grupimeve të interesave në Tiranë dhe në Durrës, pra ajo që s’ka ndodhur në Korçë ose në Gjirokastër, ka ndodhur pikërisht në zonën e aksit të metropolit Tiranë-Durrës.

Topi mendon se përqëndrimi i madh demografik dhe ardhja e grupimeve të mëdha të njerëzve me formim kulturor dhe edukatë të ndryshme urbane, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre ka ardhur nga zonat rurale, fare mirë mund të jetë kontigjent elektoral për partitë politike, por kurrësesi nuk mund të marrin në dorë fatin e ndryshimit të fizionomisë së kryeqytetit.

16 komente në “Bamir Topi: Edi Rama është autori i shkatërrimit të fizionomisë së kryeqytetit”

  1. tirona says:

    Ti gjithmon ke fol me heshtjen tende dhe tani u kujtove per tironen dhe per teatrin .Turp qe je tirons se na fulliqe i themi ne tironsit.

  2. uskania says:

    Autokton leshi! Kërkon fizionominë e Tiranës me shtëpi të rrënuara e avlli qepiçi të shtrembëruara.

  3. arriff says:

    Bamir Topi ka bere shkollen e shpellarit Berisha .Topi eshte modeli klasik i SULLTAN HASHURES . Domethene ky anadollak deshte kjoskat mbi lane dhe dyqane me byrekedhe me pache .

  4. pozant i pavlere says:

    Foli edhe Bamke qylollari. Ky eshte presidenti i rehatise se vet. U be president me nje formule te kamufluar, u fsheh ne ngjarjet e 21 Janarit duke bere viktimen e regjimit. Pasioni i rij i vetem jane jane pronat e tij tek Kodra e priftit. Kjo ka qene edhe filozofia e seres se ketij partiaku, nuk me plas se cfare ndodh jashte mureve te sarajeve te mia, per aq kohe sa une dhe femijet e mi
    kemi llogari te shendetshme bankare.

  5. Tironsi says:

    Ça autoktoni eshte ky i zi. A nuk dolen pronaret e tokes qe ky ka zene dhe thane qe ky eshte i ardhur ne atirane dhe na ka pervetesuar tokat me manipulime dokumentash. Ia nxorren bojen mire.

  6. ida says:

    Kush ishte fizionomia e Tiranes kioskat ne çdo cep, apo zhuli dhe era e pisllekut edhe ne qender te saj!

  7. Timi says:

    Po te mos ishte Edi Rama Tirana do ishte me keq se Kandahari mor bole. Cfare tironsi je ti nuk fole asnjehere kur maloket e Sales i shkerdhyn kurven Tirones e bon si surrati i sales…

  8. tiransi says:

    Zoteri ti mire e ke per fizionomine e qytetit por edhe tiransit donin te jetonin ne shtepi me komode dhe jo shtepi me qerpiç siç i kane patur. Njeriu perpiqet per nje jete me te mire. Nuk them se justifikoj Ramen, por bashke ishit, kete qe po beni per nje karakatine tani e kishit bere me pare. Ku ishe ti apo te interesoi. Je von Bamir. Me mire hesht se kjo nuk te fisnikeron, Pse nuk fole per Kinostudion, per Hotel Dajtin, per kinema 17 Nentori etj, etj. Mbaj pergjegjesi e mos fol. Edi Rama eshte po aq fajtor sa ti, Berisha, Meta e Basha, prandaj populli nuk ju do me. Ju e shkaterruat kete vend. Nuk eshte Rama fajtori i vetem. Po ta kish ngritur ti zerin si president ai ikte nga syte kembet. Por edhe ty te pelqeu si duket….. Ti jeton ne saraje ashtu duan edhe qytetaret e tjere. Je bashkefajtor Bamir.

  9. qazim says:

    Ah mor Bamir,duhet ta thoje edhe ti nje fjale. Po si nuk prite o kryetar particke fillimin e 2021 qe te kishte filluar fushata e zgjedhjeve e te sulmoje. Tirana eshte metropol o Tirons dhe patjeter do te zhvillohej e rritej shumefish mbas vitit 1990,pas mbylljes hermetike e moslejimit te levizjes se njerezve nga regjimi monist. Por ndryshimi nga filozofija e partise tende qe e udhehiqte shpellari i vdekjeve dixhitale qe lejoi nje lemeri ndertimore jo vetem pa plan por pa asnje nocion urban,qe lejoi te ardhurit nga zonat rurale te rrembenin troje e prona te pronareve autoktone,qe lejoi zemren e qytetit qe jo vetem te mos zhvillohej por te deformohej mizorisht,te mbulohej Lana me lloj lloj karikatinash,te shfytyrohej Parku Rinia ne menyren me makabre qe vec era urine vinte gjithandej,te rrembeheshin te gjithe pronat publike per te mos folur per degradimin e qytetarise ne mardhenje e komubikim e imponuar kjo nga gjuha dhe komunikimi halucinant,juaj e i partise tuaj(PD). Qeverisja e Edi Rames qofte ne Bashki por dhe si KM,mund te kete te meta por kurre nuk mund te shenjestrohet ashtu sikurse ju pretendoni,pasi ai u mundua dhe vazhdon te perpiqet te rregulloje ate qe ju(PD) shkaterroni,digjni e masakroni.

  10. Lili says:

    Pse s,ndenje te shtepia me qerpic e babed tat,por ndertove shtepi mermeri me prendi te florinjta? Bandit

  11. kritiku says:

    Sa keq per ne shqiptaret qe ikem dhe lame ne Shqiperi njerez te tille! Edhe Bamiri hiqet si burre i mire, si shkenctar veteriner, si politikan i sprovuar dhe i urte , njesoj si nje Arjan Cani ne emisione qe u vjen keq per pazarin e vjeter te Tiranes apo teatrin italan te kujteses dhe na del tani se e paska fajin Edi Rama. Po mire , o Bamir, kush e ka fajin qe une jam i lenduar per shtepine e kultures ne fshat qe ma prishen e dogjen, per bustet e heronjeve qe mi hodhen ne ere, per uzinat e fabrikat qe i shkaterrove ti me Saliun qe ishin gjaku dhe djersa e gjithe shqiptareve, per teatrin Migjeni ne Tirane, per fabriken e telave te bakrit ne Shkoder, per uzinen e plehrave azotike ne Fier, per Metalurgjikun ne Elbasan, per fabriken e sapunit ne Rogozhine qe do ishin te mbrojtur nga corona, per fabriken e vajit, llampave, ekstrataninit e sodes ne Vlore, per minieren e floririt ne Rubik e per fushen e Maliqit qe u kthye prape ne kenete apo minierat e Mborj-Drenoves e gjithandej…..kush e ka fajin per miljona si une qe sot eshte i ndare nga njerezit jo vetem i gjalle por dhe i vdekur se nuk e le korona, ma thuaj Bamir! Beni bilancin se ka akoma me shume, kush i ka bere keto te gjitha! Dhe pastaj del e fol pa dogane si njeri i mençur apo dhe shkenctar se vetem kete s’kuptoj me ju sot: mijra profesore, akademik, si Mark Marku dhe nje plejade e tere injorantesh qe drejtojne universitetet tona! I shohim ne rruge nepermjet televizionit qe me rastin e corones dhe lirise tuaj edh breket i hoqen fare nga vapâ e i bene maska te padukshme kunder virozes. Prandaj do te thosha, se kam shume, rri pak shtrember e fol drejte qe te ruash respektin, rriji bythes siper se u çfryne te gjitheve, pa ne kete bote lirie e çthurje, sidomos me pseudopilitikane e ca qe e heqin veten edhe si gazetare apo pushtet si i thone ne demokraci, degjoj nje Burimi a shterimi ne Paris, nje Açka a paçka ne Amsterdam apo dhe te tjere perveç atyre pazarexhijve ne Shqiperi qe perbejne edhe thelbin e injorances depresive per veten e tyre dhe s’kane per ta kuptuar kurre se çfare gjallesa jane, te rrimarin fryme drejte dhe te mendojne se jeta eshte e bukur kur e zbukuron dhe sketerre kur e mjeron vete. Futu dhe tek fjalet e urta te popullit tone qe i ka kultivuar si rezultat i pervojes qindra e mijra vjeçare si psh: per nje plesht, djeg jorganin. Se eshte kjo qe jeni larguar fare qofte nga zakonet , tradita pervoja, familja, shkolla, shoqeria e kultivuar dhe jeni bere mjeshtra te shartimt pa qene agronome apo dhe shartuesa fshati te goricave ne dardhe! Apo mos valle i qendroni parimit te sotem se morali familjar e shoqeror shkaterron demokracine! Kthehuni ne origjine dhe pershkruani rrugen deri ku keni arritur per te gjetur fajet dhe gabimet ne qoftese doni ti rregulloni, aa ne qoftese do te zbatosh parimin e Sali Berishes; pas mua , kijameti, vazhdo si e ke. Nuk me vjen mire qe shqiptarizmi ka rene ne mendjet e disave qe s’kane ekuiliber per veten e tyre e jo te mbajne shoqerine e ndritur shqiptare qe i ka bere balle me shekuj çdo hordhive deri me sot. Mos e perlyeni me, merreni ne dore situaten dhe mos u a leni ketyre hordhive amorfe qe bejne sot politike. Shqiperi ka nevoje. Me vjen mire qe gjej hapsire dhe komentoj ne gazeten e Mero Bazes dhe me duket sikur i thirra kujteses dhe u lehtesova se thashe diçka qe ndonje veshe do te ma degjoje dhe ja, kjo shprese qe vdese pak perpara se te vdes une, do te ringjallet tek ata qe vijne pas.

  12. 01 vlora says:

    Bamir ja me futur kot.Po të shikosh Vlorën ruhen ATO që duhet.

  13. Zijaqini A says:

    Ishe mire kur sta mbante te flisje o Bomir injoranti. Tani qe flet ja fut kot malit.

  14. Sul Korriku says:

    Gjithe presidenca “Topi” ka qene me takat e Berishes ne fyt. Ne keto kushte pranoi “takat ne fyt” qe te zhvillonte vetem sarajet e veta dhe mos hapte gojen per asgje. Si president ka vetem vlere statistikore. Siç thote populli, intelektuali Topi ben pjese ne kategorine e atyre qe “ta kesh mik te prish pune, ta kesh armik te ha munë”

  15. Pensionist ne karantine says:

    Duke filluar nga Sali Kelmendi e deri tek E.Veliaj
    Kane punuar per interesin e vet me perjashtim
    te Lulzim Basha.
    Jane shkelun kushtet urbanistike,ekologjike duke
    masakruar hapsirat e gjelberta me betonizimin mosrespektimin e distancave du ke bere fu der
    kater Kate shtese etjera.
    Arshivat e projektet e preventivat Jane aty,ndoshta
    mbas 10 vjetesh mund t’i vije rradha per VETING…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje