“Teatri duhej të ishte shembur në vitet ’60. Çfarë ndodhi në Çikago! Legena politikë te tipit Tit Vasili, që kanë hequr dorë me dashje nga dinjiteti njerëzor, flasin sot për kujtesë historike”

21 Maj 2020, 09:15Kulturë TEMA
“Teatri duhej të ishte shembur në vitet ’60.

Nga Gëzim Basha*

Teatri kombëtar u ndertua nga italianët si ndërtesë e përkohëshme për zbavitjen e trupave të tyre. Shëmbja e tij, normalisht, duhej të ishte bërë në vitet 60-të dhe prej asaj kohe Tirana duhej të kishte pasur teatrin e saj dinjitoz.

Legena politikë te tipit Tit Vasili, që kanë hequr dorë me dashje nga dinjiteti njerëzor, flasin sot për kujtesë historike duke harruar se jo çdo karakatinë mund të ketë privilegjin për të qenë, ashtu siç thotë T. S. Eliot, “a blessed structure.”

Gjysma e Teatrit Kombetar u shemb me vetëm një goditje duke zbuluar nje lëmsh të stërmadh skallafonjesh dhe pezhishkash, dëshmi e prishjes së vonuar.

Ata që flasin për fshirje të kujtesës historike do të duhej më parë ta ngrinin zërin për rënimin e kampeve të “Gulagut” Shqiptar në Spaç, Burrel, Ballsh etj; do të duhej të kujtoheshin për lojën që po bëhet me Hotel Dajtin, dikur një landmark Ballkanik etj.

Por nuk e bëjnë ngaqë puna e tyre është të karikojnë ca bateri të rëna partish të degraduara..

Ndertimet e përkohshme, kudo prishen pa shumë nostalgji.

Për kremtimin e 400 vjetorit të mbritjes së Kolombit në Amerikë, 110 vjet më parë, në Çikago, aty ku sot ndodhet Millenium Park, u ndërtua një kompleks me rreth 200 ndërtesa madhështore i quajtur Ëhite City.

Një mrekulli e vërtete! U rrafshua sepse ishte menduar si ndërtim I përkohshem. Aty sot ndodhen disa teatro, opera dhe muze arti me famë botërore të cilat u ndërtuan pas shëmbjes së Ëhite City.

Ja edhe fotot e disa nga ndërtesave që u shembën. Askush nuk mendon sot se Çikagos ju demtua kujtesa historike!

*Gëzim Basha është pedagog letërsie në SHBA

24 komente në ““Teatri duhej të ishte shembur në vitet ’60. Çfarë ndodhi në Çikago! Legena politikë te tipit Tit Vasili, që kanë hequr dorë me dashje nga dinjiteti njerëzor, flasin sot për kujtesë historike””

  1. Zen Kukaleshi says:

    Kete duhej ta kishte bere Enver Mavria dhe na kishte shpetuar nga nje sherr i kote.
    Salle e vogel si kotec pulash. Dukshem ne shqiptaret pershtatemi me cdo te keqe e madje edhe na shijon. Te jete valle lloji i races, se edhe regjimet totalitare gjejne shesh dhe bejne pershesh.

    1. Atdhetar says:

      Ehh si ne cdo gje tjeter edhe ne kete ceshtje na e la litarin jashte.

    2. ben says:

      Zen Kukaleshi-fakti se teatri u prish dhe me kete ishin dakort shumica e shqiptareve, tregon se nuk eshte e vertete se “ne shqiptaret pershtatemi me cdo gje te keqe …”.
      Ata qe ishin dhe jane kunder, nuk e kane hallin tek teatri, pasi keshtu bene edhe per Stadiumin e ri, parkun ke kodrat e liqenit artificial e te tjera e te tjera. Problemin e ketij grushti njerezish e dime te gjithe. Ata e kane hallin se sa me teper vepra te medha behen nen qeverine aktuale, aq me pak ata kane shanse te genjejne shqiptaret qe te votojne per to.

  2. Agim says:

    Mendimin e shprehur nga Profesor Gezim Basha e kam degjuar per here te pare nga profesor Jusuf Vrioni, perkthyesi legjendar i gjuhes frenge, ne nje bisede me Blendi Fevziun ne emisionin Opinion. Ai deklaronte se kjo ndertese duhej te ishte shembur me kohe, ashtu si ndertesat simotra te ndertuara ne Itali, te cilat ai i kishte pare. Ato ishin ndertime te perkohshme dhe shume te rrezikshme nga zjarri per shkak te materialit te perdorur ne ndertimin e tyre. Ne youtube mund ta gjeni kete bisede te prof Vrionit. Habitem si nuk ndihet Blendi Fevziu! Eshte dhe analist i pavarur!

  3. Timi says:

    Je shume i sakte Gezim. Po keta titvasilat tan kujtojne se do mbulojne krimet e vjedhjetdhd do ti shpetojne drejtesise duke u kapur si i mbyturi pas fijes se kashtes eduke kundershtuar cdo veprim te njerexve qe duan te bejne shtet dhe mire per Shqiperine.

  4. Pensionist ne karantine says:

    Gjoja anal-ist i pavarur.Pret sms se cfare duhet
    te thote.

  5. Andi says:

    Po kulla eiffel nuk ishte e perkoheshme? Je dhe profesor

    1. Revizori says:

      O budall. Re brenda me kete koment.
      Lexo pak hisori lexo. Kunder kulles Eifel u ngriten shume aktore, artiste, dhe shkrimtare te asaj kohe, sepse gjoja do t’i prishte bukurine Parisit historik.
      Bashkia e Parisit dhe Qeveria franceze nuk pyeti fare per grupin kundra, por I dha leje Eifelit ta ndertoje. Sot dihet se sa e rëndësishme eshte Kulla per Parisin.
      Debil. Edhe kur ben argument bie vete brenda, si Lul Basha.
      Kjo nuk e ben Edi Ramen njeri ose kryeminister me te mire, apo me te keq. Nuk ka te beje fare me Edi Ramen. Shaje Edi Ramen sa te duash per ato qe duhet share, por Jo per kete punen e Teatrit, se late kokrren e namit.
      Rama ka nja 100 gjera te tjera per ta share, pir ju gjetet ta shani per diçka we nuk ju mbeshtet njeri.
      Ku u mblodhen tere debilat ne PD mor zot.

      1. mik says:

        Kulla Eifel ne fund te fundit nuk asht veper arti. Ajo asht nje veper industriale, nje shtylle tensioni e larte me permasa ma te medha se te zakonshmet. Ajo nuk i jep as bukuri as madheshti Parisit, perkundrazi e shemton ate. Ate e reklamojne per turistat dhe funksionon mire si pike referimi.

    2. XheJ eN Bi says:

      Andi ….
      Më mirë të kishe hedhur një pordhë do ndjeheshim më mirë me ty se sa na krahasove Kullën Eiffel me një karakatinë që u ngrit për bordello.

  6. Atdheu says:

    Bravo profesor Basha, me kenaqet me kete artikull. Urroj te lexoj me shpesh artikuj tuaj.

  7. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Ah more Zoti Gezim keta titvasilat e Shqiperise na lane kaq mbrapa sa jemi ne te gjitha aspektet me kte lloj te menduari dhe qe shiten sa majtas e djathtas
    Dhe me e keqja akoma eshte se shoqeria ka degraduar aq keq sa ska ku te veje.
    Cdo nate shikon kamikaze qe dalin neper ekranet televizive qe japin ment per cdo dhe le te mosnmarin vesh fare, behen specialiste shendeti, specialist urbanistike, specialist ekonomie, arkitekte, historiane nuk ka ngel gje pa bere dhe jane po te njejtet qe flasin ketu e 30 vjet

    Kaq popull injorant qenkemi ne qe nuk paskemi specialist te fushave te ndryshme qe duhet te degjojme Canin e lelat e gjekmarkajt e market se si duhet bere Shqiperia

  8. mik says:

    Ore autor, si genjen pa pike turpi or burre ?!! A ju ka ngel ne ndonje cep te shpirtit tuaj sado pak ndergjegje qytetare apo . . . ?
    Kur thua : Teatri kombetar u ndertua nga Italianet si ndertese e perkoheshme per zbavitjen e trupave te tyre ” !! Ti genjen.
    Kontrata per ndertimin e teatrit asht ba qysh ne kohen e qeverisjes se Zogut diku rreth vitit 1937, dhe punimet kane filluar qe ne Janar te vitit 1938, dhe asht inaguruar ne Gusht te vitit 1939. Fashistat Italian sulmuan Shqiperine qysh me 7 Prill 1939.
    Ne cilin kalendar mbeshtetesh ti qe po na e nxjerr qe kjo ndertese asht ndertuar nga Italianet per qellim te zbavitjes se tyre.
    Ju jeni nje fare e keqe, nje tufe kaq e shemtuar horrash dhe zuzaresh sa qe, po katandisni kete popull me pas nostalgji edhe per periudhen komuniste. Nese do kete ndonjehere drejtesi ky vend, ju duhet te futeni te gjithe ne burg.

  9. On says:

    O Gezim po ata kane miliona ndertesa si ato….me gjej 50 ndertesa para vitit 45 ne Tirane e une terhiqem……merni shembuj kot…mbas 100 vjetesh do thone Tirana u krijua ne vitin 2020 se ska me asgje te vjeter…zhduku kinemate, vilat e bukura borgjeze ke Rr Elbasanit,Blloku ,lodrat i zhduku…cfare ngeli o Gzimmmmmm

  10. Z says:

    I dashur “mik”! Keni shume urrejtje ne shpirt! Kjo eshte karakteristike e shqiptarit te pa edukuar dhe inatci! Qetesohuni dhe perdorni shqipen ne te shkruar!

    1. mik says:

      E pranoj, ndoshta e teprova pak me urrejtjen, ishte momentale.
      Ndersa per Shqipen, perdor ate qe e kam ma te lehte dhe qe e njoh ma mire. Perdor Shqipen e Buzukut, Bogdanit, Mjedes, Fishtes e tj. Jo ate te kongresit 72-shit.
      Pastaj, ketu po shkruajne ne gjuhe t’ huaj or burre, dhe nuk po i ban pershtypje kuj.

  11. Haberi says:

    Komentues *MIK*
    PO PATE MUNDESI IK
    NUK JE PER KETE FUSHE
    LARGOHU ME TE BUTE OR MIK
    QE NESER KUSHDO TE TE PUTHE
    NE GUSHE

  12. SB says:

    Seriozisht i keni keto qe postoni; mund te thoni cfare te doni me rastin e Shqiperise, por duhet te dine qe ne SHBA per shkak te ketyre episodeve qe ndodhen ne mase ne vitet 60, preservation movement filloi te fuqizohej jashtezakoniaht shume. Ne Europe ndodhen cudira sepse ishte periudha e pas luftes dhe ishte situate emergjente, per shkak te cudirave u miratua karta e Venecias, si nje udhezues etik. Te kthehemi tek SHBA, per shkak te idiotesive qe ndodhen ne ShBA, ata sot kane nje personazh si Jane Jacobs. Lexoni kush eshte Jane Jacobs qe te mos shkruani me artikuj te tille qesharake.

  13. Jak says:

    Ham ham Mero , kape.

    1. Eduard says:

      Kot, per te kaluar kohen packa se nuk me kercet duhet te shembet apo jo simbas argumentit te shtruar dhe shkruar qe duhet te ishte sbembur qe ne 60. Lind pyetja si t’ua veme emrin atyre qe nuk e rrezuan kaq kohe?

  14. Andi says:

    O revizor, kulla eiffel ishte me leje provizore si antene, dhe u kthye ne simbol te qytetit. Po keshtu dhe teatri kombetar megjithese i vjeter dhe ndertuar provizor ishte simbol i qytetit. Mos na shit gjysem te verteta per te fshire thelbin

  15. Konjak says:

    Ja si na doli zoteri – mesuesi i letersise – z Gezim Basha te na beje histori e te na mbushij mendien , me lloj lloj mesazhe e data historike , pa asnje perafrim , apo te vertete . Ore zoteri , po di ndonje gje te sakte , urdhero e na e thuaj , dhe dote kemi shume respekt per ju , jo se kushedi kush jeni -sepse dukeni nga te pa vertetat qe thoni- , porse kemi shume respekt per te vertetat dhe te drejten . Ne kemi shkaterruar gjera shume me te medha , si moralin e njeriut , ndergjegjen , shpirtin e tij , duke kujtuar se ndertonim njeriun e ri , me vlera te medha politike , ,ja rezultati , te gjitha i gezojme sot . Si rezultat i krijimit te ” njeriut te ri ” , jemi ketu tek jemi sot , dhe kush e di edhe per sa kohe . Nuk eshte c’eshtia se krahu tjeter politik eshte i persosuri , per ne njesoj ju kemi , shqipetar jemi te gjithe . Por ju more zoterinj na perndiqni , sikur te ishim , derri i evgjitit . Te gjithe ju politikanet qe delni ne krye , nuk eshtese , ate detyre jua ka dhene- zoti- , eshte nje detyre qe jua jep populli . Por sidoqoft ju keni te drejte te silleni keq , sepse faktikisht votat , nukse jua dha populli , ato i vidhni , dhe keshtuqe ndertoni pushtet per qefin tuaj , dhe mir beni , persa kohe populli s’punon per vete .

  16. Thuaj jo Talibaneve says:

    Ketu ne Gazetten Tema komentojn dhe shkruaj vetem Talibanet…
    E tmerrshme..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje