Tensioni në qiell në Libi, rrezikohet “përballja” ajrore midis Turqisë dhe Rusisë. Skenaret

22 Maj 2020, 11:09Bota TEMA

Situata në Libi po bëhet çdo ditë më kaotike, dhe rrezikon të kthehet në burimin e një konflikti që mund të përballë fuqitë e mëdha.

Nga përmbysja e qeverisë së Gedafit në 2011, vendi është i ndarë në të paktën dy pjesë, ku rolin e qeverisë legjitime e mban qeveria e Tripolit të kryesuar nga Fajez Serraj, dhe e njohur nga OKB.

Ndërkohë, pjesa lindore e vendit me kryeqendër Tobruk është faktikisht nën kontrollit e gjeneralit Haftar, që pas mbështetjes fillestare të Shteteve të Bashkuara, për shkak të politikës së tij agresive ndaj Tripolit ka humbur Uashingtonin dhe i është drejtuar Moskës.

Pikërisht dje ministri i Brendshëm i Tripolit Fathi Bishaga ka deklaruar se forcat armike të kontrolluara nga Haftar janë përforcuar me një seri aeroplanësh ushtarakë të ardhur nga baza ushtarake ruse e Hmeimim në Siri.

Bëhet fjalë, sipas tij, për të paktën gjashtë Mig-29 dhe dy Sukhoi-24, që mund të kenë ndalur edhe në një bazë egjiptiane, nga momenti që Kairo është një tjetër aleat i Haftarit.

Forcat ruse në terren kanë qenë të shumta në mbështetje të Haftar, por kryesisht nga ana e kompanisë shumë të diskutuar të mercenarëve, e quajtur Wagner. Tashmë me arritjen e avionëve ushtarakë, mbështetja ruse merr formë gjithmonë e më zyrtare.

Falë mbështetjes së Moskës, gjenerali Haftar kishte përparuar deri në afërsi të Tripolit, por ishte zmbrapsur nga forcat turke pas marrëveshjes midis Serraj dhe presidentit turk Erdogan, me përdorimin e mjeteve të avancuara si dronet.  

Por mbështetja e Putin për Haftar mund të kulmojë tashmë në një konflikt të hapur ajror. Vetë burimet nga Tobruk kanë deklaruar se po afron “fushata ajrore më e madhe që është parë në vend”.

Ky skenar shqetëson të gjithë kancelaritë ndërkombëtare, pasi rreziku i një përballje midis Moskës dhe Ankarasë mund të ndizte skenarin ndërkombëtar në një kohë kur tensionet nuk mungojnë, edhe për shkak të pandemisë globale.

1 komente në “Tensioni në qiell në Libi, rrezikohet “përballja” ajrore midis Turqisë dhe Rusisë. Skenaret”

  1. Flm says:

    Shteti Islamik Turk do te ngjalle NeoOtomanizmin nga Afrika e Veriut dhe deri ne Bosnje.
    Po ja qe nuk e le Ariu Polar RUS.
    ###
    Eshte dicka qe Erdogani jo vetem nuk e fsheh por e avancon me nje axhent te organizuar, ndihmash ushtarake, Fetare, kulturore, financiare.
    ###
    Sic bene me Shqiperin te njejten gje Erdogani bene edhe me vendet e Afrikes veriore dhe Aziatike … duke ju propaganduar … “Jemi vellezer te nje gjaku, merni mitraloza, tanke, raketa, … falas, po jemi vellezer more jezit”
    ###
    Tani sa vellezer te nje gjaku eshte Shqipua me Libianin, Algjerianin, Pakistanezin … kete presim te na e sqarojne Turk-Arnautat “patriot”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje