Rusia dhe Turqia diskutime për krijimin e vaksinës antiCOVID-19

23 Maj 2020, 15:07Bota TEMA

Rusia dhe Turqia diskutuan mbi angazhimin e përbashkët për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe produkteve diagnostikuese për të zbuluar infeksionin në fazat e hershme.

“Shefja e shërbimit rus për Mirëqenie Njerëzore, Anna Popova, dhe zëvendësministrja turke e Shëndetësisë, Emine Alp Meşe, përmes një videokonference shkëmbyen përvojën në luftën kundër COVID-19”, njoftoi shërbimi shëndetësor rus përmes një kumtese të publikuar në faqen e internetit.

“Palët vunë në dukje se një seri masash antipandemike zbatohet gjerësisht në Rusi dhe Turqi, gjë që ka bërë të mundur parandalimin e përkeqësimit të situatës. Në dy shtetet, ekziston një prirje rënëse në normën e rasteve të reja të infektimit me koronavirus”, thuhet në deklaratë.

“Meşe shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku me Rusinë në zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19”, vijon deklarata  duke shtuar se shkencëtarët dhe ekspertët rusë dhe turq do të zhvillojnë konsultime për të shkëmbyer njohuritë e tyre mbi këtë temë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën.

Sipas të dhënave nga Universieti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me këtë virus ka tejkaluar shifrën 5,15 milionë, me mbi 335 mijë të vdekur dhe pothuajse dy milionë të shëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje