Fiter Bajrami, Xhaçka uron besimtarët myslimanë: Do ia dalim përherë t’i japim dritë jetës

24 Maj 2020, 10:46Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar sot besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Xhaçka thekson se “të gjithë bashkë, me dashurinë e vëmendjen për njëri-tjetrin do ia dalim përherë t’i japim dritë jetës”.

Gëzuar Fitër Bajramin çdo familje muslimane! Kjo e dielë e shenjtë e sakrificës, bashkimit dhe reflektimit është njëherësh simbol i dashurisë njerëzore, solidaritetit e ndihmës për më të pamundurit. 

Zoti i pranoftë lutjet dhe sakrificat tuaja e magjia e kësaj dite të shenjtë sjelltë lumturi në familjen e çdo shqiptari. 

Të gjithë bashkë, me dashurinë e vëmendjen për njëri – tjetrin do ia dalim përherë t’i japim dritë jetës.

1 komente në “Fiter Bajrami, Xhaçka uron besimtarët myslimanë: Do ia dalim përherë t’i japim dritë jetës”

  1. Pa eja ketu o drite qe vine andej nga perendon says:

    ..kjo eshte drita e vertete, mos i thuaj eresires drite zonja ministre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje