FOTOT/ Burri në kërkim i Angela Martinit, i shkruan modeles: Ti je mbretëreshë ilire, besnike dhe gangëstere e patrembur

24 Maj 2020, 18:42Lifestyle TEMA
FOTOT/ Burri në kërkim i Angela Martinit, i shkruan modeles: Ti je

Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, Dragos Savulescu, i cili është shpallur në kërkim për evazion fiskal, e ka uruar të shoqen për ditëlindjen e saj.

Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare, e cila quhet: Gruaja ime! Në vitin e fundit pashë një ndershmëri dhe forcë tek ty që nuk e kam parë në 1000 burra bashkë. Pashë besën e vërtetë. Ti më provove mua dhe të gjithëve që dashuria jote është e jashtëzakonshme dhe besnikëria jote është e pafund.

Ti më ndihmove mua të luftoj dhe fitoj kundrejt një sistemi të tërë të padrejtë. Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më ngrite lart dhe nuk më lejove që të rrëzohesha kurrë. Unë vetë jam një lëvizje, por kur bëhemi bashkë krijojmë një forcë. Ti je gangsterja ime e patrembur, ushtarja dhe luftëtarja ime.

Unë e dashuroj mënyrën se si mendja jote ëndërrimtare dhe magjike punon dhe jep jetë. E dashuroj se si mëngjesin e sotëm qave në krahët e mi sepse ti akoma nuk e kishe gjetur Gralin e Shenjtë. Kush mendon kështu? Vetëm ti. Të dua me gjithë zemrën time dhe jam i lumtur dhe mirënjohës që të quaj ty gruan time,”– shkruan biznesmeni rumun.

7 komente në “FOTOT/ Burri në kërkim i Angela Martinit, i shkruan modeles: Ti je mbretëreshë ilire, besnike dhe gangëstere e patrembur”

  1. dugagjini says:

    Prite kure te dale tani Armina shkelzen berisha ti bej konkurece
    kesaj shikes rumunskit

    1. vang says:

      Sa bukur ja ka gjet dreqi:”MBRETERESHE ILIRE” Pamvaresisht ne eshte a jo.Ai ashtu e sheh. Por qershija mbi torte eshte ”gangstere sypatrembur” Kjo eshte ‘sublime’ me gjithe simboliken qe permban ,ajo qe eshte mirnjohja e tij qendron tek :BESNIKRIA e saj dhe ne se eshte ashtu vertet,meriton edhe Mbretereshen,edhe gangsteren

  2. Ky Gimi me tha mua 7% says:

    Ha ha ha.Une vete jam ne levizje. Vjen nje kohe qe te gjithe ketyre cubave u duhet te jene ne levizje.

  3. mik says:

    Ha ha ha, gangstere … !! Nga njera ane m’vjen me qeshe per fjalet qe ka zgjedhe burri i Anxhela Martinit, me shpreh dashnin per gruan e vet, por nga ana tjeter, m’vjen marre prej vedit me perqesh dike qe zgjedh nje menyre krejtsisht personale me shpreh mirenjohjen per mbeshtjetjen dhe besimin qe gruaja e tij ka per te.
    Nen efektin e romave me tema dashniet qe kena lexu gjate jetes, harrojme se asht shekulli 21, ku perceptimi i dashnise shkon perkrah me jeten qe bajme.
    PS : Bravo Mik. Edhe vete mu po me dukesh si konsultant martesash ha ha ha …….

  4. ? says:

    Gangster do të thotë pjesëtar i bandave kriminale, me siguri ose e ka përkthyer gabim kjo çupa, ose ia ka vënë vetë epitetin vetvetes?po se në ç’bandë është këtë se dimë akoma?? Ndoshta banda e imagjinatës?. Kështu është kur sheh shumë filma…shumë?

  5. bledi says:

    Kjo sikur e la pas kraheve kete lidhjen dhe po mendonte te zhvendosej si single
    Ose ky eshte mashtrus pa kufinj dhe po peshkon ose kjo po bashkpunon me policine per t ja futur dhe ky po e prek ne seder se ti thuash kesaj mbretereshe eshte si me bo Bleonen murgeshe

  6. MGTOW says:

    Keta zgjedhin femrat kur munden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje