Dy persona janë vënë në pranga nga Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë si të dyshuarit kryesor për një vjedhje të ndodhur në një qendër tregtare në kryeqytet. Bëhet fjalë për vjedhjen e një shumë prej 25 milionë lekë të reja, që biznesmenit F. B., i kanë marrë nga automjeti i tij që ndodhej në parkim.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën për zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve
Pas denoncimit dhe hetimit të nisur nga policia, u arrit të zbulohej vendndodhja e autorëve në qytetin e Fierit. Policia ka vënë në pranga si autorë të dyshuar Donald Hoxha 27 vjeç, banues në Tiranë, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe Gentjan Kane. 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.
Nga hetimet rezultoi se këta dy persona, kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit Flamur Behi dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.
Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga.
Burimet bëjnë me dije se Donald Hoxha është vëllai i spikeres së Zjarr Tv-së, Greta Hoxha, ndërsa, Gentian Kane është i dashuri i saj. Kjo e fundit është bërë“e njohur”, pasi del toples në ekran.
KESHTUQE edhe siset te vajten dem duke i ekspozuar.Kur nuk i ve kufi te keqes hapi deren moj, qe i mbaje hapur sikur do vinje binjaket te pinin po ajo do ishte gjeja me bukur qe ti se ruajte.
Shihni se mos eshte perfshire edhe palaçoja Drishti, se keta te PDse jane te gjithe gangstera
Motra del lakuriq neper ekrane,i vellai dhe burri hajduter.Qenkan komplet te degraduar.
Ç’ia keni mbajtur sekret identitetin !!!
Ne fillim thate biznesmeni F.B.
Nje paragraf me poshte e morem vesh se ishte Flamur Behi.
Gallate kjo….
Shpesh shohim çudira te tilla psh .
Minoreni S .Mali.
Me poshte vazhdon :minoreni Sokol M.
Pra ju e mbajtet sekret .
Lexuesi nuk kuptoi asgje.
Askush s’mund te bashkoje bashke S.Mali me Sokol M.
Pra askush s’e kuptoi qe quhet Sokol Mali.
Krejt e keni zbatu ligjin per mbrojtjen e te dhenave.
Po kete “Biznesmen” ku e shpie mushka me kete shume ne makine !?
Kush do ja beje yzmetin kesaj tani?