Bylykbashi: Listat e hapura nxisin korrpsionin brenda partisë

26 Maj 2020, 22:44Politika TEMA

Në prag të përfundimit të afatit për reformën zgjedhore palët politike kanë një pikë ku dakordësohen tërësisht, listat e mbyllura të deputetëve.

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi politik i Partisë Demokratike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se listat e hapura do të nxisnin korrupsionin Brenda radhëve të një partie.

“Listat e hapura nuk janë sistem zgjedhor. Listat e hapura që në konceptin tim janë gjë shumë e mirë por do dhe ambientin e saj ku zhvillohen. Vetë listat e hapura aty ku përdoren, diskutimi është për fushatën negative që do ndodh brenda partive.

Por në kushtet e Shqipërisë, listat e hapura incentivonin shumë korrupsionin brenda partisë. Pra kandidatë të së njëjtës listë që përpiqen të blejnë votat e kandidatit të së njëjtës listë si të jetë kundërshtari. “ – tha Bylykbashi.

Bylykbashi përmendi edhe rastin e Kosovës, që sipas tij nuk shkëlqeu ndonëse shkoi në zgjedhje me lista të hapura.

“ Për sa kohë listën kryetari i partisë e bën pa një mekanizëm ose një set mekanizmash demokartik brenda për brenda partisë, lista e hapur në dispozicion të zgjedhësve mund të mbushet, sic e mbushi Edi Rama me kriminelë.

Mund të mbushet me të korruptuar, me të paaftë, me servilë. Ose me njerëz qesharakë dhe më pas zgjedhësi zgjedh lirinë për të zgjedhur me votë preferenciale midis të korruptuarve ose kriminelëve ose të paaftëve që I ka vënë lista e hapur e kryetarit të partisë.

Nuk është që po shkëlqen Kosova në lidhje me këtë cështjen e formimit të qeverisë.” – tha Oerd Bylykbashi në Përballë.

6 komente në “Bylykbashi: Listat e hapura nxisin korrpsionin brenda partisë”

  1. KOZi... says:

    Nuk qendron argumenti ! Eshte frika qe ne listen e Tiranes p.sh. kryetari i partise mos marri votat e duhura ! Edhe ne periudhen e Mbretit Zog qe nuk kishte demokraci e parti politike ligji i zgjedhjeve ishte i tille qe per 10 vende psh qe kishte Tirana konkuronin edhe 20 kandidat. Dhe listat ishin te hapura dhe sipas numrit te votave dilte 10 deputetet. Vetem ne Prefekturen Shkoder nuk zbatohej kjo formule pasi ishte caktuar qe psh nga 12 deputet qe do fitonin 4 ishin te besimit musliman e 8 te besimit katolik dhe keshtu numeroheshin votat . Qytetari duhet te votoje sipas emrit te personit e jo partisw.

  2. pjeter says:

    Hahahaha,ky duhet te jete me te vertet debil ne qofte se mendon se e beson kush,madhe as vete nuk e beson ate qe thote.Nje shembullz. Z.Bylyk, Fahri Balliu korruptoi Bashen qe te fuste ne listat e tij çunin,dhe ne nje vend te zgjethshem.Natyrisht,per vlerat e tij qytetare,per aftesite e tij politike,per pergatitjen e provuar inteletuale,per aftesite e perkryera te komunikimut me njerzit,per keto virtyte e zgjodhi Basha Cunin e Fariut.

  3. Vini says:

    Haaaa e nxorre koken i pari mor bythqir.
    Tani prite kur te dalin dhe te tjeret me po keto fjale.

    A ju qifsha robt ju kurvat e politikes, e njejta baxhelle jeni te tre rama-vicidoli-likja.

  4. Mihali says:

    Pse me listat e viti e vitit 2017Basha mori deputetve NBA 700 mij €.,we to foster ne Lista ?

  5. Al says:

    O Bylyk shiko ke ke ne parlament sot…..shumica thone se kane paguar…..por ti e ke te sigurt vendin me servilizma se nuk ke shkelqyer per gje…

  6. Listat e hapura ju flakin nga skena politike Juve….ndaj jeni kapur fort prane sistemit aktual,Juve nuk ju voton as familja e komshinjte,por vetvotoni, vetzgjidheni, nuk di nese do te kete me njeri qe te shkoj te votoje per ju mashtrusa qe shisni e blini vota qe kryeni te gjitha krimet elektorale, dhe ne fund… cinizmi fajin e ka populli…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje