Gjermania reagon pas akuzave të Ilir Metës, se ka mbështetur Ramën për “kapjen” e drejtësisë

26 Maj 2020, 18:48Politika TEMA

Edhe pse Presidenca ishte kujdesur ta fshinte me stilolaps, në mesazhet e publikuara mbrëmjen e së hënës, shquhej qarte dhe emri i Ambasadës gjermane.

Mesazhet e mbërritura në adresë të kreut të shtetit, datonin në kohën kur në Gjykatë Kushtetuese zhvillohej beteja mes Arta Vorpsit dhe të zgjedhurës së presidentit, Marsida Xhaferllari.

Sipas Metës, nëpërmjet mesazheve faktohej ndërhyrja e diplomatëve të huaj në politikën shqiptare dhe reformën në drejtësi.

Ai akuzoi ndërkombëtarët se kanë ndihmuar Edi Ramën, për të kapur drejtësinë e re.

A2 iu drejtua Ambasadës gjermane për një reagim mbi këtë çështje.

“Gjermania mbështet reformat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Reforma në drejtësi është një element qendror për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe të pavarësisë dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë.

Në mbështetjen tonë bën pjesë sigurisht dhe një shkëmbim i rregullt me partnerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Vendimet për zbatimin e agjendës së reformave merren në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm nga institucionet përgjegjëse shqiptare, një pjesë e së cilave është krijuar pikërisht në kuadër të reformës në drejtësi”, thuhet në reagim.

13 komente në “Gjermania reagon pas akuzave të Ilir Metës, se ka mbështetur Ramën për “kapjen” e drejtësisë”

  1. Korabi says:

    Futeni ne burg kete hajdut ordiner, turp kombetar qe nje njeri i kapur duke vjedhur me ze dhe figure te jet president republike.

  2. Ervin says:

    Edhe sikur te kene ndikuar (gje qe duhet vertetuar se ketij nuk i besoj kurre), kush ka dy mend ne koke i sheh vete kandidaturat qe propozoi ky: njerin ja dogji vetingu, tjetra duke perdorur metoda per t’i shpetuar vetingut dhe me lidhje te forta politike. Si i bie tani?

  3. rexha 10 says:

    Kushe eshte ky more zotni MERE,perpara sa te jeshe gazetare je njeri. Kjo te bene te shkruashe shume artikuj.SHkruani per mafien ne shqipri ,me Kryeministrin de fakto ne krye ,se c’do nate na ngeli neper televizione duke i mbyllur pa ase me tevoglin sqarime njerzit.A munde ta thoni care dreqe rruge po ndjeke per njerzit qe kane nevoje te pakten per tu kururuar,apo kujton se te gjithe e kane spitalin ke bytha sice e ka ky.
    Lere pastaj per te ushqyer familjen.Me duket se po kthehet nga ku e ka nisur

    1. dada says:

      Zotni Rexha ky ashte Al Bin Kurti!Fondamentalist prej kosovet e qi ti e njeh mire,o hej o hej o hej o hej!

  4. Malsori says:

    Ilir floriri ruan by..n e tij,gjen e vjedhur prandaj eshte bere si aen i terbuar.

  5. ⚖️⚖️⚖️ says:

    ⚖️⚖️⚖️

  6. Trotski says:

    Po nuk e kuptoni qe Ky Delenxhi cdo gje e ka Angllec.Po per Vitore Tushen qe ka kohe qe ka kalue mandatin ,pse nuk ndihet ky Edepsez???? Po merret me Dvoranin, se nuk e votoi per Hajdutlleqet e Tij.

  7. Jimi says:

    Kur per president ke nje pirat, cfare duhet bere ndryshe ? Po nuk nderhyn te huajt, ky pirat nuk luan vendit.

  8. Qytetar says:

    Tani qe presidenti eshte bere “danez” , ka harruar perfundimisht se eshte nga Cepani por nuk mund te harroje gjuhen e kecave e te dhive se kush ja dha kulturen dhe edukaten.

  9. Boo says:

    Une se kuptoj cllogjike ka te propozoj ky nje emer qe eshte nje nga personat qe do gjykohet? Po ashtu dhe te tjeret?

  10. Niku says:

    Hajduti therret kapeni hajdutin? Eshte me fat qe jane keta gjermanet e mire se te ishin ata te luftes, ja kishin zene koqet me dare. Po ka dare e dare, dhe LIkes po ja zene avash-avash, prandaj po gerthet. Hajduti i Cepanit po jep shpirt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje